VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BUZËT E PURPURTA E XHIGERIN NË VRESHTA, VETULLËN E HËNËS QË LËKUNDET SI DJEPTri poezi nga THANI NAQO

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 04:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

BUZËT E PURPURTA E XHIGERIN NË VRESHTA, VETULLËN E HËNËS QË LËKUNDET SI DJEP

Tri poezi nga THANI NAQO


E Premte, 06.10.2011, 12:39pm (GMT+1)

 

1.TI DHE VJESHTA

 

Ti më ndërmendesh sa herë vjen vjeshta,

Verdhashkat flokë e gjethet mbi plep.

Buzët e purpurta e xhigerin në vreshta,

Vetullën e hënës që lëkundet si djep.

 

Ti më ndërmendesh përtej largësive,

E largët koha, që kur s'jemi parë?

Por di se ishte filles' e marrëzive,

Natyrshëm kur ndillen vajzë e djalë.

 

Ti më ndërmendesh porsi vegim,

Puthje e Parë në Moshën e Pranverës.

Paçka se vjeshta më sjell një zhgënjim,

Kur pemët i zhvesh me krëhërin e erës.

2011

 

 

 

 

 

 

 

 

 

2. * * *

 

Ç'ma fsheh syrin, e pashpirt?

Pse ma kthen kokën mënjanë?

Thinjur jemi e sërish

Jepma syrin të nxjerr mallë.

 

Çfarë bëra, ç' faj kam unë?

Dashurinë ma grabite.

Syri jot më la pa gjumë,

"Jo-jo-jo" të shumë vite.

 

Ç'u martove me gërxhelë?

Trup' i plakut ësht' kallkan.

S'di pse ende ti me ndjell

Dhe kur kokën kthen mënjan'.

 

Veç një shenjë e do shkrish

Luleakull ndër të tjera.

E riçelur psherëtifsh:

Ç' gabim bëra un' e mjera!

 

 

 

2011

 

 

3.ZEMËRIM I KOTË

 

Ti qave e zemëruar dhe mbajte inatin,

Gjersa nata e fundit me hënën u tret.

Një yll i mekur ç'më kujtoi mëkatin,

Mëkatin e dashurisë që lëndon po s' vret.

 

Ti qave e zemëruar e u ftoh shtrati ynë,

Gjymtyrët kallkan një muaj s'u pleksën.

Njëlloj si të vdekurit s' morëm as frymë,

As gishtat, as flokët dhe buzët s' i prekëm.

 

Ti qave e zemëruar, për kot, fare kot...

Ç' natë e bukur! Mjaft ktheve shpinën!

Hajt, ngrihu, shiko, doli hëna e plotë,

Njëlloj si atëherë kur përzjemë frymën!...

 

maj,2011

THANI NAQO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MË 30 GUSHT ALBUMI I RI I HOT CHILI PEPPERS (06.08.2011)
A DEL FAMILJE E LUMTUR KUR NDAHEN ZJARRI PREJ PRUSHIT?Cikël poetik nga VALON BEQIRI (06.07.2011)
ANKTHPoezi nga XHENC BEZHI (06.06.2011)
KËNGËT MË TË MIRA BLUZ NDEROHEN NË CEREMONINË E 32-të VJETORE (06.05.2011)
MË VJEN KEQ GALILÈ, KANË KALUAR QINDRA VJET, E MEGJITHATË ASGJË NUK LËVIZTri poezi nga SHPEND SALLAKU (06.05.2011)
RIHANA THOTË SE VIDEOJA "MAN DOWN" I FUQIZON GRATË (06.05.2011)
PAVIONI GJERMAN NË BIENALEN E VENECIAS (06.05.2011)
SHPIRTI I FJALËS QË ZBRET NGA QIELLI(Adelina Dokja, Një engjëll duke zbritur nga qielli, Bukuresht 2011) Nga BAKI YMERI (06.03.2011)
PARA SHIKOPoezi nga XHENC BEZHI (06.02.2011)
VAZHDON SHERRI PËR LIBRAT (06.02.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]