ANKTH Poezi nga XHENC BEZHI
E Hënë, 06.06.2011, 12:04pm (GMT+1)
Më duket
Sikur gjysmën e kokës
E kam me morra,
Me zdralë,
gjysmën tjetër të larë.
Nuk e di,
jam andërr,
a zhgjandërr,
mjekër kam,
a pa te
jam.
As kush jam,
as ku jam,
as kah shkoj
s'e di.
Për Lindjen
jam Përendim,
për Përendimin
Lindja jam.
Në jam në andërr,
më zgjoni,
më zgjoni;
në jam zgjandërr,
bane Zot andërr,
më thoni,
më thoni.
XHENC BEZHI
|