VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - A DEL FAMILJE E LUMTUR KUR NDAHEN ZJARRI PREJ PRUSHIT?Cikël poetik nga VALON BEQIRI

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 06:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

A DEL FAMILJE E LUMTUR KUR NDAHEN ZJARRI PREJ PRUSHIT?

Cikël poetik nga VALON BEQIRI


E Martë, 06.07.2011, 12:28pm (GMT+1)

 

 

 

Artileri

 

Ulur në karigën e punës e gllabëroj pushtetin e qetësisë,

i vesh dorzat e lëkurës magjike gjersa imagjinatën nis ta çel,

në qelin' e famës filloj t'i burgos engjujt e mi të vegjël,

pastaj i transformoj n'bisha monstruoze, analfabetizmin me ngel'.

 

Në tavolinën e projekteve mbaj skicat e jaguarëve të zi,

skemat e tigrave kolor, gardianët e pavdekshëm pa fytyrë,

nuk e harroj listën që përbëhet prej modeleve t'gjarpërit,

as edhe lëngun e helmuar nga pështyma e një demoni n'pasqyrë.

 

Përmblidhem nën lëkurë, e shoh nevojën të dal edhe nga vetja,

e lë pa gjumë edhe qiriun i cili digjet qëllimisht për mua,

shpesh i'a këndoj ninullat e ditës kur e pata blerë n'shitore,

ai digjet për pak centa, vetëm t'ma sjellë një poezi që unë e dua.

 

Tentakulat e mëngjesit shumë shpejt lëshojn rezet e krenaris,

n'krye të një titulli të ri zvaritem si një mbret pa dorë,

nuk e di nëse dora tjetër do të meret me punën e tragjëdis,

në largësin e ishujve të ligë, përsëri do të jetoj si një kondor.

............................................................................................

 

Filozofia e pavdekësisë

 

Me rrjetë marimange, epitaf t'i shkruaj mermerit mbi varrin tim,

në ishujt e thashethemeve, klyshëve të kohës t'u shtroj bukë,

në akullnajat e nëntokës, të jem prezent si një gardian i mirë,

i maskuar me veshjen e gjarpërit, si shërbëtore vdekjen me e lutë.

 

T'punoj si gjykues i ndërgjegjeve, në një shkëmb me këmb të thyer,

ta shes djersën n'vend të kerozinës, ndoshta dy pare s'dot mungojnë,

ta pikturoj veten si një dragua, definitivisht qiellin do ta mbroja,

moralit t'ja vjedh pallton, t'ja bëj me gisht rrenave që premtojnë.

 

N'minierë të vihem pas shpirtërave, t'ua marr një pamje hije rëndë,

ti kullos gjymtyrët n'brigjet e diamantit, aty ëndërrat do ti gjuaj,

n'karigën e deputetit të jem gozhdë, një kancer suprem veq me shikim,

me një fjalë t'përsosur,gjeneralin e ushtris vdekur ta shty le t'vuaj.

 

Të shpallem praktikant i botës tjeter, arkivolin ta mbylli me dry,

edhe t'jetoj një milion shekuj lakuriq, epshi do t'me quaj pronar,

një menaxher me setër t'bukur, lugën e hakut mos me e prek kurrë,

pantallonat e dhimbjes me i pas rezervë, buzëqeshjet n'mur me i var.

.............................................................................................

 

Kur të vdes

 

E di se do të harrohem, për dhimbje s'do të mendoj,

si kërkes' e vdekjes, detyrimisht do të qani për mua,

jo që më njohët,që më keni njohur apo m'keni parë?

thjesht je aktor, duhet ti' shpenzosh rezervat e lotëve tua.

 

Jo që do t'ju dhimbsem, por e zbatoni kulturën e vdekjes,

ajo tradit e podrumeve, ku citohet fjala Dheu qoft i lehtë,

formaliteti i xhematit, dhomës time ia gjuajnë pluhurin,

gjuajnë dheun e harresës, ata janë miq për zhdukjen e vertetë.

 

Unë s'do të kem gojë, një çarçaf i bardhë do t'më mbrojë,

n'prehër do ta mbaj zemrën, si forcë e vendosur burrërore,

klithjet e shpirtit, do t'i drogoj me dheun që ma gjuajnë përmbi,

do të sillem si djalosh i mirë, t'i jap kuptim fuqis hyjnore.

 

Do të shfuqizohem nga juridiksioni, taksa, tatime,do t'ju iki,

s'do t'mi kërkojnë dhjet cent për bukën që borxh iu kam mbetur,

fqinjtë e mirë, do t'i mbaj nën palcën e eshtrave që t'mos treten,

afër vetes do t'i mbaj, aty me një dhomë, unë-ata edhe bota tjetër.

..............................................................................................

 

Poezia e fundit

 

Nuk do të shkruaj më, m'vjen keq krijesa ime e vogël,

do t'lirohem nga kjo monotoni që n'bishë më ka shndërruar,

edhe bota ka një fund sikur letra e harxhuar n'dëshirë,

do të dëboj mizorisht nga dhoma ime, me ty s'kam për t'jetuar.

 

Ma pushtove perandorinë, ushtarët e tu ishin gjakpirësa,

në mua lëshove tmerrin e traditave me rituale t'kota,

ma shpërlaje jetën me ujin e luginave të mistershme,

do ta thërras prindërinë oj poezi, se me ty po plas edhe toka...!

 

Do ta kap për fyti ambientin e heshtjes pa pikë mëshire,

do ta vras mënyrën e gjesteve teksa aktroja duke menduar,

thinjat do t'i ngjyros me ndjenjat e braktisjes,

do ta vë parukën e vampirit, s'do të jem babi yt që t'ka shkruar.

 

Përbetohem se do të jem skallvi më i përvuajtur teksa do ta lë,

n'podrumet e errësirave ku shkëputja skemat për një poezi t'mirë,

do ta fik llambën, aty n'derën e vjetër ku kërkoja shkronja,

pavdeksia jote do të jetojë vetëm në ndonjë zgjidhje pa dëshirë.

...........................................................................................

 

Pse t'mirat si shoh askund

 

Digjem si një cigare e zhveshur nga nikotina e zezë,

nën diagnozën e opiumit recitoj DESHIRA dhe përmbahem,

të jesh krenar për vetveten për diçka që je harruar,

është një këshilltar më shumë që nga jeta të ndahem.

 

Luaj me monotonin n'plantacionet ku kultivohet egërsia,

gjersa sillem nëpër mendime si argat për batica e zbatica,

m'vjetërsohen dhimbjet e reja, e mart djalli ato s'vdesin,

ah sikur t'i futja n'qese, t'i gjuaja n'rrugë apo në ngushtica.

 

Numëroj faturat e trupit që medikamentet kurrë s'iu blenë,

n'barnatoren e vjetër, shiritin e borgjeve pluhuri e ka mbulu,

po t'pranonin të dal nga vetëvetja, do t'ju paguja me kapacitet,

si duket dhimbja e vjetër, detyrimisht plagët m'i ka kompletu...

 

Ndonjëherë bëhem skllav i shpresës, e durimi si thikë m'pren...

nganjëherë tollovitem si një botë e mbushur me mërzi,

vibron toka prej sikletit, sa dua t'i vras vitet me harresë,

të shqyej përpjekjen për mbijetesë, definitivisht vdes çdo poezi.

.............................................................................................

 

Të lutem jeto

 

Rezervoj nervat e botës si shenjë nderimi,

ca sjellje prej klyshi i kursej për ditët e qumshtit,

më vdesin ndjenjat nën ombrellën e shpresës,

a del familje e lumtur kur ndahen zjarri prej prushit?

 

Shpesh humbem në shpellat e mistershme të ndërdijes,

një ditë, jam i detyruar ta provoj famën e jetës,

kur rrudhat do t'më lëshohen varur si një buzëqeshje,

një mirëqenie më e bukur, do t'mi falë këshilla vdekjes.

 

Qoshet e asfaltit, do t'i puthi me këmbët e vjetëruara,

pluhurin do ta përqafoj n'çdo lëvizje të syve t'mi,

si një kafshë endacake do t'më duket bota mbeturinë,

në çdo cep t'rrugës do të ndalem, të dukem si plak i ri.

 

Natën vonë s'do të kthehem në shtëpi, shtratin do ta lë,

do ta lë vetë, si një gjymtyrë e lënë anash pa kurajo,

momentet kur lodhja do t'ma pushtoj frymen e shpirtit,

do t'më kujtohet RINIA,diçka që m'thoshte...të lutem JETO.

--

Valon Beqiri ka lindur në Prizren më 8 gusht 1989.Shkollën fillore deri në klasen e IX e kreu në shkollën "Mustafa Bakia" ndersa klasën e IX në shkollën fillore "Lidhja e Prizrenit", ndërsa atë të mesmen në shkollën e lartë ekonomike "Ymer Prizreni".Vijon studimet për Shkencat Juridike në Universtitetin publik të Prizrenit.Me poezi ka filluar të merret qysh në bangat e shkollës fillore,dhe ate gjithmon e shkruan me shume pasion dhe dashuri, që njëherit është elementi bazë për t'ju qasur kreirimit në instanca më të larta.Ka të botuar tre libra:

1.-E Vërteta 2008,

2.-Kaltërsia Hyjnore 2010 dhe

3.-Kështjella e imagjinatës 2011.

VALON BEQIRI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANKTHPoezi nga XHENC BEZHI (06.06.2011)
KËNGËT MË TË MIRA BLUZ NDEROHEN NË CEREMONINË E 32-të VJETORE (06.05.2011)
MË VJEN KEQ GALILÈ, KANË KALUAR QINDRA VJET, E MEGJITHATË ASGJË NUK LËVIZTri poezi nga SHPEND SALLAKU (06.05.2011)
RIHANA THOTË SE VIDEOJA "MAN DOWN" I FUQIZON GRATË (06.05.2011)
PAVIONI GJERMAN NË BIENALEN E VENECIAS (06.05.2011)
SHPIRTI I FJALËS QË ZBRET NGA QIELLI(Adelina Dokja, Një engjëll duke zbritur nga qielli, Bukuresht 2011) Nga BAKI YMERI (06.03.2011)
PARA SHIKOPoezi nga XHENC BEZHI (06.02.2011)
VAZHDON SHERRI PËR LIBRAT (06.02.2011)
ZEMËRIM I KOTËPoezi nga THANI NAQO (05.31.2011)
HEREMITTregim nga BUJAR BALLIU (05.26.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]