VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Palmën e Artë të Kanës e mori austriaku Haneke

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 01:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Palmën e Artë të Kanës e mori austriaku Haneke
E Hënë, 05.25.2009, 07:12am (GMT+1)

 

 

 

 

Voal-online - Palmën e Artë të Kanës e mori filmi Shiriti i bardhë (Die weisse Band) i regjisorit 67 vjeçar austriak Michael Haneke. Siç parashikohej, juria e edicionit të 62-të të Festivalit të Kanës, kryesuar nga aktorja franceze Isabelle Huppert, ia ka dhënë çmimin më të rëndësishën filmit bardh e zi që zbulon rrënjët më intime të nazizmit. Grand Prix  (Çmimi i Madh ) ka shkuar për filmin "Një profet" (Un Prophète). të Jacques Audiard, çmimi special i është dhënë regjisorit Alain Resnais, në konkurs me filmin "Les Herbes Folles". Për regjinë më të mirë është vlerësuar filipinasi Brillante Mendoza për filmin Kinatay. Si aktori më i mirë u vlerësua austriaku Christoph Waltz për rolin në Inglorious Basterds të Quentin Tarantino, si aktorja më e mirë u shpall francezja Charlotte Gainsbourg për rolin në Antichrist të regjisorit Lars Von Trier. Çmimet e jurisë shkuan për Fish Tank të Andrea Arnold e Thirst të Park Chan-Wook.

Palma e Artë për Shiriti i bardhë ishte parashikuar gjerësisht. Isabelle Huppert e ka pritur regjisorin Haneke në skenë me një përqafim të gjatë, çka ka shprehur edhe dobësinë e saj për regjisorin, i cili në vitin 2001 e kishte bërë francezen të fitonte çmimin e aktores më të mirë me filmin Pianistja.

 

Ka qenë befasi mosvlerësimi i Jane Campion (Bright Star), Ken Loach (Looking for Eric), Pedro Almodovar (Përqafime të copëtuara).

Është për t'u shënuar brohoritja ngritur në këmbë për regjisorin Alain Resnais, 87 vjeç në qershor dhe asnjëherë fitues i Palmës së Artë. Çmimi special i është dhënë jo vetëm për Les Herbes Folles por edhe për karrierën e tërë të yjezuar nga filma të tillë si Hiroshima mon amour (fitues i Grand Prix nel 1980) e Mon oncle d'Amerique.

 

Natyrisht kriza financiare botërore la gjurmët e saj edhe në festivalin nër Côte d'Azur (Rivierën e Kaltër). Organizatorët ishin të detyruar të përllogaritnin me kujdes çdo shpenzim. Gjatë festivalit u mbajt edhe mbrëmja gala e bamirësisë në ndihmë të AIDS, ku merrte pjesë edhe presidenti Bill Klintonit.

 

Lexuesit po i sjellim një reportazh me foto nga ditët e Festivalit të 62-të të Kanës.

 

Tarantino

Brad dhe Anxholina

Duke parakaluar në qylymin e kuq

Sharon Stone

Skorceze

Zhuliet Binosh

Rachel Weisz

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Leticia Kasta dalldis Kanën (05.23.2009)
124 vjet pas vdekjes së shkrimtarit francez Vikto Hygo (05.23.2009)
Përfundoi sezoni i tetë i spektaklit "American Idol" (05.22.2009)
210 vjetori i Honorè Dë Balzakut, shkrimtarit më të madh realist të Shekullit XIX (05.19.2009)
Grindja në stacionin e trenit çoi në zbulimin e një talenteje të re të Kanës (05.17.2009)
Abi Kornish, zbulimi i sivjetëm i Kanës, një tjetër Nikolë Kidman (05.15.2009)
Marrëveshja për kujtimet e Sarah Palin, libri botohet më 2010 (05.13.2009)
Kaili ëndërron karrierë në kinema (05.12.2009)
Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu magjeps torinezët (05.09.2009)
176 vjetori i lindjes së kompozitorit gjenial Johannes Brahms (05.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]