VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Suzën Bojl humbet në finalen e konkursit "Britania ka talent"

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 01:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Suzën Bojl humbet në finalen e konkursit "Britania ka talent"
E Djelë, 05.31.2009, 03:19pm (GMT+1)

Skocezja 48-vjeçare Suzën Bojl, e cila me zërin e saj u bë papritur e njohur në të gjithë botën, humbi në finalen e konkursit televiziv "Britania ka talent".

Bojl, e cila jeton e vetme me macen e saj, fitoi famë muajin e kaluar, kur imazhet me këngën e kënduar prej saj arritën të bëhen një ndër klipet më të shikuara në historinë e sitit të videoklipeve YouTube.

Fillimisht njerëzit u habitën nga dëshira e zonjës Bojl për të konkuruar në garën televizive për shkak të pamjes së saj të jashtme mjaft të shkujdesur që ishte në kontrast të madh me stilin e shumë konkurrentëve të tjerë. Por nuk kaloi shumë dhe zëri i saj i bëri për vete të gjithë.

Të shtunën, Bojl hyri në finalen e konkursit si një ndër favoritet për të fituar por zuri vendin e dytë pas një trupe kërcimi të quajtur "Diversity". Grupi fitues u shpërblye me 160,000 dollarë si dhe me mundësinë për të interpretuar përpara Mbretëreshës Elizabet.

Në finale, Bojl këndoi pjesën "I Dreamed a Dream", të njëjtën këngë që i dha asaj famën e fillimit.ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shiloh Nouvel është bërë 3 vjeçe (05.28.2009)
Majk Bonxhorno mbush 85 vjet në udhëtim nëpër vendet arabe (05.27.2009)
Palmën e Artë të Kanës e mori austriaku Haneke (05.25.2009)
Leticia Kasta dalldis Kanën (05.23.2009)
124 vjet pas vdekjes së shkrimtarit francez Vikto Hygo (05.23.2009)
Përfundoi sezoni i tetë i spektaklit "American Idol" (05.22.2009)
210 vjetori i Honorè Dë Balzakut, shkrimtarit më të madh realist të Shekullit XIX (05.19.2009)
Grindja në stacionin e trenit çoi në zbulimin e një talenteje të re të Kanës (05.17.2009)
Abi Kornish, zbulimi i sivjetëm i Kanës, një tjetër Nikolë Kidman (05.15.2009)
Marrëveshja për kujtimet e Sarah Palin, libri botohet më 2010 (05.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]