VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MELODI E KËPUTUNNga MIGJENI

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 05:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
MELODI E KËPUTUN
Nga MIGJENI

E Djelë, 12.15.2013, 03:57pm (GMT+1)



 

Melodi e këputun - lot i kjartë nga syni
i një grues së dashun...
andje e përplasun,
xhevahir i tretun,
një andërr e shkelun,
buzë e paputhun
në melodin e këputun.
Nga vaji i heshtun
shkunden supat e zhveshun,
verbojnë nga zbardhimi...
e ther, ther hidhnimi
për çasteet e rrëshqitun,
për fatin e ikun,
për gëzimin e humbun
në melodin e këputun.
Brrylat ndër gjujë të mpshtetun,
ftyrë në shplakë e fundosun:
Qan grueja e pikllueme
me zemër të piskueme
(një kitarë e gjymtun,
za kange i mbytun
në buzë nga dhimb' e puthun
në melodin e këputun).
Hesht njeriu pran grues
që qan e turpnueme...
syni i venitet
në të loti vërvitet,
diçka nxjerr nga xhepi
grues ia lë - dhe së shpejti
e len gruen e humbun
në melodin e këputun.
Por kur vjen ndoj tjetër,
epshi kapërthehet,
gjaqet turbullohen,
përzihen, përvlohen,
çohen peshë, tërbohen
... e vetëm ndëgjohen
ahtët e molisun
në melodin e grisun.
MIGJENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MALLINga ADEM ZAPLLUZHA (12.15.2013)
ARMIKUNga CHARLES BAUDELAIRE (12.15.2013)
NË DY BRIGJENga SINAN KËRPAÇI (12.14.2013)
DIBËRNga VEHBI SKËNDERI (12.14.2013)
KUR U SHFAQ POETI NË LULËZIMNga WALT WHITMAN (12.14.2013)
VDEKJA E DYTË E GJERGJIT*Nga ABDULLAH KONUSHEVCI (12.14.2013)
KUJTESA POETIKE NË LETËRSINga RRUSTEM GECI (12.14.2013)
JO DASHURIA NUK KA VDEKURNga ROBERT DESNOS (12.13.2013)
RRUGA QË U KA HUMBUR NJERËZVE NË PYLLNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.13.2013)
BALADË PËR XHIXHILENËNga THANI NAQO (12.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]