RRUGA QË U KA HUMBUR NJERËZVE NË PYLL Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.13.2013, 03:28pm (GMT+1)
Është fshehur Nën palat e gjetheve të ahave Nën myshqet e trungjeve Nën gëzofët e arinjve Është bërë hermetike Si ëndrrat e letargjikëve Është bërë e pakapshme Si jermi i zogjve Rruga në pyll Ka humbur Si fëmijët Në lojën symbyllazi E pafajshme Si fëmijët.
SKËNDER BUÇPAPAJ
|