VERIFIKIM Nga QAZIM SHEHU
E Djelë, 04.20.2014, 09:06am (GMT+1)
Më duhet të shpik, Një fytyrë tjetër qe nuk e kam, Prej vetes të ik, Manikin me shafran. Në tekë ëndrrash, mekanizëm diabolik, Krah palloi mbi një trup korbi, Eci gjithnjë dhe kur ik, Kthej kokën...fytyra e parë s`më kujtohet... Mbetem lumë qe fluturoi prej rrjedhës, Shtratin la të thahet pa mëshirë, Kohë me reshje që shkatërroi të mbjellat, Vërtet ç`jam ..thojeni ju më mirë...
QAZIM SHEHU
|