ZEMRA IME NJË KRAH I GJALLË I TURBULLT ISH... Nga PABLO NERUDA
E Djelë, 04.20.2014, 03:08pm (GMT+1)
Zemra ime një krah i gjallë i turbulluar ish... një krah i frikësuar plot me dritë e mall. Pranverë ish mbi fushat e gjelbërta. E kaltërt ish lartësia dhe si esmerald dheu. Ajo --- që më donte --- mbylli sytë --- mbasdite. Mbasditën e fushës blu. Mbasditen e krahëve dhe fluturimeve. Ajo --- që më donte --- vdiq në pranverë... dhe pranverën mbarti në qiell.
Përktheu: EMIL ASDURIAN
|