VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË KE VEND MERRMË DHE MUANga SINAN KËRPAÇI

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 05:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
NË KE VEND MERRMË DHE MUA
Nga SINAN KËRPAÇI

E Shtunë, 07.12.2014, 03:32pm (GMT+1)



Për pak fluturim kaprolli
te një shkëmb
fare nuk pyet për kokën,
kërcen te një katarakt
sa e rrotullon një mokër
të bluaj ai mulli bukën time.

Mos ik pa marrë dhe mua
si merr pritat, si merr gardhet,
më bëj vend:
jam te rruga i vetmuar,
jam një udhëtar që pret
për ta bërë udhën bashkë.

Mos ndalo, nuk zbres gjëkundi,
me ty jam deri në det e më tej
sa të shndërrohemi nga përrua
në një varkë të dy bashkë:
ti si të krijuan buzat nga rrëketë,
mua si më bëri nëna
kur i çoi fjalë Zoti atje lart.

Vetëm më ço gjer në det,
në ke vend e nuk të rëndem,
vetëm mos bëj këmbë pa mua,
kaprolli që s`të ha prita,
ti përrua!
SINAN KËRPAÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ODE E FËMIJËRISË PËR DETINNga AGIM MATO (07.11.2014)
NËN NJË SHTYLLË TELEFONINga CARL SANDBURG (07.11.2014)
INTERVISTË POETITNga AURELIO BULETTI (07.11.2014)
TEK TI ARRIHETNga PEDRO SALINAS (07.10.2014)
TË LUTEM KU PO SHKON?!Nga SHKËLZEN ZALLI (07.10.2014)
KËTU TË DUANga PABLO NERUDA (07.09.2014)
KALORËSI I PANJOHURNga ANTON PAPLEKA (07.09.2014)
ME MIJA VJETNga ADEM ZAPLLUZHA  (07.09.2014)
PSALMI 9Nga MAHMOUD DARWISH (07.08.2014)
QIRINJNga KONSTANTIN KAVAFIS (07.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]