VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Luvri pasurohet me një tjetër kryevepër të pikturës

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 03:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Luvri pasurohet me një tjetër kryevepër të pikturës
E Martë, 12.22.2009, 02:35pm (GMT+1)

 

 

Veprën e Ingres, portretin e madh të kontit Mathieu-Louis Mole e bleu për 19 milionë euro

 

Voal-online Blerje e re për Louvre, më e shtrenjta prej vitit 1997: portreti i madh i kontit Mathieu-Louis Mole pikturuar nga Jean-Auguste-Dominique Ingres për të cilin muzeu, i ndihmuar nga privatët, ka paguar plot 19 milionë euro.

 

Vepra do të ekspozohet pranë Monsieur Bertin e Duca i Orleansit, dy kryevepra të tjera arti të portretit politik të piktorit. Piktura, e cila i përkiste një familjeje të Noailles, përfaqëson një të afërm të tyre të largët dhe të shquar, i cili, duke dëshmuar një shpirt të rrallë përshtatjejje, ishte në mënyrë të njëpasnjëshme Ministër i Drejtësisë nën Napoleonin I, Ministër i Marinës nën Luigjin XVIII e Ministër i Jashtëm në Luigj Filipin.

 

Ishte varuar në një sallon të madh të shtëpisë në fshat, por në vijim të një vjedhjeje kanë vendosur ta shesin,  Noailles kanë vendosur ta shesin në mënyrë që vepra të jetë e sigurtë. Çmimi fillestar ishte 30 milionë euro, një shifër astronomike, dhe Louvre, që kishte vetëm 5,5 milionë, ka pasur frikë se piktura do të binte në duart e njërit prej dy muezeve të mëdhenj amerikanë, të cilët janë manifestuar si më pak të goditur nga kriza botërore aktuale.

 

Atëherë ka shpërthyer një fushatë për ta ruajtuar një thesar kombëtar. Tre mecenatë, Eiffage, Banca e Francës dhe Mazars kanë ofruar disa miliona, 60 mijë anëtarët e Miqve të Louvre kanë grumbulluar tre milionë, ndërsa familja Noailles e ka ulur në 24 milionë çmimin. Ka ndërhyrë një dhurues misterioz, është peshkuar në fundin e pasurisë së Ministrisë së Kulturës, pastaj Miqtë e Louvre janë shfaqur prapë me ndihma të tjera. Gjersa baronesha e Noailles dhe familja janë bindur se piktura duhet të mbetet në Francë dhe se Louvre është vendi më i mirë ku piktura do të marrë një jetë të re. Kështu janë marrë vesh për 19 milionë euro.

 

Një blerje të cilën Ministri i Kulturës Frederic Mitterrand e konsideorn kapitale për rëndësin e njërit prej realistëve më të mëdhenj francezë dhe për personalitetin e jashtëzakonshëm të atij që është në qendër të portretit, një nga figurat më të rëndësishme të Shekullit XIX.

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kush do t'i kryesojë shitjet muzikore, Suzanë Bojle apo Tejlor Suift? (12.20.2009)
Eminemi shpallet artisti i dekadës në klasifikimet amerikane (12.19.2009)
BALADË PËR VETEN DHE PËR MIKUN TIM XHO (humor)Nga THANI NAQO (12.18.2009)
Kontrastet poetike të Skënder BuçpapajtNga Dr.Xhavit Aliçkaj, Dekan i Fakultetit të Letërsisë, Prishtinë (12.14.2009)
Albumi i U2 më i miri i vitit 2009 (12.13.2009)
LE TË JEM UNË ZAMIRA...(Fragmente tregimi)Nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (12.11.2009)
E ardhmja e Facebook (12.11.2009)
Oktavio Pac: Perëndimi kthehet nga Lindja në mbarimin e historisë (12.06.2009)
Albumi i Suzanë Bojle debuton No 1 në klasifikimet amerikane (12.02.2009)
Treichel prezantoi në Tiranë librin "I humburi" (11.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]