VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Çarls Dikens dhe "Një këngë gazmore për Krishtlindje"

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 06:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Çarls Dikens dhe "Një këngë gazmore për Krishtlindje"
E Enjte, 12.24.2009, 09:39am (GMT+1)

 

Çarls Dikens është autor i historisë më të njohur të Krishtlindjeve të mesit të shekullit të 19-të, "Një këngë gazmore për Krishtlindje". Mbi 150 vjet më vonë ende prania e Dikensit shihet në mbarë Londrën.

 

Në qendër të Londrës po krijohet një skenë e periudhës së Dikensit, ndërsa kryeqyteti britanik është përfshirë nga atmosfera e Krishtlindjeve.

 

Muzeu i Çarls Dikensit në Londër ka zbukuruar për festat ambjentet e shtëpisë ku ka jetuar shkrimtari i madh, ku shumica e pajisjeve shtëpiake janë të kohës së tij dhe ku sot atje jeton stërmbesa e shkrimtarit, Lucinda Dickens Hawksley.Ajo thotë se në mbarë Londrën ende mund të gjesh një numër të madh lidhjesh me Dikensin.

 

"Është me të vërtetë fantastike që shumicën e objekteve në shkrimet e Dikensit i kemi ende sot. Rajoni Clerkenwell ka disa ndërtesa vërtet të bukura dhe të vjetra dhe Dikensi shkroi për këtë zonë në shumë prej librave të tij".

 

Edhe në bare e pabe të kësaj zone, gjithashtu gjeje shumë materiale, ndërsa Charls Dickens ishte në kërkim të personazheve interesante.  

 

"Atij i pëlqente shumë shoqëria dhe pab-et ishin gjithmonë pjesë e jetës londineze, pra kur Dikens ishte në Londër, pabet e vjetra dhe të bukura si ky këtu, duhej të kenë tërhequr një klientelë të jashtëzakonshme",

 

... Dhe Dikensit i pëlqente pa masë të shëtiste nëpër Londër.

 

"Kur nuk shkruante dot, kur nuk flinte dot, ai dilte shëtitje; ai ecte për milje të tëra gjatë natës dhe kjo e çlironte; në këtë mënyrë atij i vinin ndër mend ide të shumta, dhe pikërisht kjo është arsyeja përse në librat e tij kudo gjen Londrën".

 

Në mbarë qendrën e Londrës këtë vit gjen kujtime të Dikensit; një prej tyre edhe varianti kinematografik i histories së tij klasike "Një këngë e gëzuar për Krishtlindje". Kur u dha premiera e filmit, aktorët reflektuan për aktorin dhe për punën e tij.

 

"Kur mëson të lexosh, fillon me klasikët dhe një nga autorët e parë që lexon patjetër që është Dikensi"./

"Unë mendoj se ky është një tregim shumë i bukur, një nga më të preferuarit për lexuesit".

"Natyrisht, ky tregim ka frymëzuar miliona njerëz në mbarë shoqërinë; atë mund ta gjesh në AND-në tonë. Ai na frymëzon në brendësi të shpirtit, për t'u bërë njerëz më të mire dhe për të kuptuar se dashuria të bën të pasur". 

 

Trashëgimia e Charles Dickensit është më tepër se një shekullore, por veçanërisht këtë vit ajo është në zemër të festimeve të Krishtlindjes në Londër.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Luvri pasurohet me një tjetër kryevepër të pikturës (12.22.2009)
Kush do t'i kryesojë shitjet muzikore, Suzanë Bojle apo Tejlor Suift? (12.20.2009)
Eminemi shpallet artisti i dekadës në klasifikimet amerikane (12.19.2009)
BALADË PËR VETEN DHE PËR MIKUN TIM XHO (humor)Nga THANI NAQO (12.18.2009)
Kontrastet poetike të Skënder BuçpapajtNga Dr.Xhavit Aliçkaj, Dekan i Fakultetit të Letërsisë, Prishtinë (12.14.2009)
Albumi i U2 më i miri i vitit 2009 (12.13.2009)
LE TË JEM UNË ZAMIRA...(Fragmente tregimi)Nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (12.11.2009)
E ardhmja e Facebook (12.11.2009)
Oktavio Pac: Perëndimi kthehet nga Lindja në mbarimin e historisë (12.06.2009)
Albumi i Suzanë Bojle debuton No 1 në klasifikimet amerikane (12.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]