VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "Natë jo plotësisht e shenjtë" - Krishtlindjet dhe nacionalsocialistët

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 05:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
"Natë jo plotësisht e shenjtë" - Krishtlindjet dhe nacionalsocialistët
E Djelë, 12.27.2009, 10:47am (GMT+1)

 

 

Qendra e Dokumentacionit mbi Nacionalsocializmin në Köln.

 

 

Ekspozita e re të Qendrës së Dokumentacionit mbi Nacionalsocializmin në Köln, ofron një vështrim tronditës në mënyrën si Rajhu i Tretë i Adolf Hitlerit shfrytëzoi festën tradicionale të Krishtlindjeve si mjet propagande.

 

Ekspozita "Natë jo plotësisht e shenjtë" tregon kujtime nga festa e Krishtlindjeve në Gjermani nga koha e dy luftërave botërore: relike, fotografi, kartolina dhe pamflete. Ato portretizojnë me saktësi politizimin e Krishtlindjeve nga liderët e Gjermanisë së asaj kohe. Gjatë Luftës së Parë Botërore, simbolet ushtarake si medalje të Kryqit të Hekurt apo helmeta në miniaturë të ushtrisë gjermane, përdoreshin rëndom për zbukurimin e pemëve të Krishtilindjeve.

 

Krishtlindjet kundër parimeve të nacionalsocializmit

 

Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore Krishtlindjet edhe njëherë u bënë mjet i propagandës politike, këtë herë me nazistët në timonin e makinës propagandistike.

Besimi i krishterë dhe si rrjedhojë edhe festa e Krishtlindjeve ishin kundër parimeve të nacionalsocializmit. Nazistët për këtë arsye ishin shumë të vendosur të hiqnin qafe rrënjët tradicionale të krishtera të Krishtlindjeve në favor të perëndive të besimit german, shpjegon Barbara Kirschbaum, nga Qendra e Dokumentacionit mbi Nacionalsocializmin: "Një nga synimet e ideologjisë naziste ishte të eliminonte besimin e krishterë. Por ata kishin një problem: ky besim kishte rrënjë të thella në popullsinë gjermane. Për këtë arsye ata vendosën të kryejnë një transformim të ngadaltë për të mos u shkëputur nga shumica e popullsisë. Kështu ata u përpoqën të gjejnë lidhje mes ideve të tyre ariane dhe traditës mbi 100 vjeçare të Krishtlindjeve."

 

Festimi i familjes shembullore ariane

 

Nazistët filluan duke i dhënë Krishtlindjeve emrin e ri "Julfest". Celebrimi i lindjes së një foshnjeje hebreje, siç ishte shpëtimtari i të krishterëve Jezu Krishti, ishte në konflikt të fortë me ideologjinë naziste. Kështu ata u frymëzuan nga piktura klasike e Jezusit, Maries dhe Jozefit dhe nxorrën një koncept të ri për Krishtlindjet - celebrimin e familjes shembullore ariane.

 

Të krishterët gjermanë, megjithëse të indinjuar nga sakrilegji nazist, bënë pak për të protestuar ndaj asaj që po ndodhte. Barbara Kirschbam shpjegon përse: "Kishat kishin pranuar një lloj armëpushimi. Ata i besuan marrëveshjes së propozuar nga nazistët - nëse rrini urtë ne do t'iu lemë të qetë. Kështu nuk pati kundërshtim të hapur."

 

Dhurata për të vobektët - nazistët si mbrojtës të nevojtarëve

 

Për të nxitur edhe më tej krenarinë kombëtare gjatë Krishtlindjeve, nazistët çdo vit jepnin dhurata për të varfërit, u jepnin atyre ushqime dhe pije. Në një nga pamfletet e ekspozitës shkruhet: "nuk ka uri dhe të ftohtë për të vobektët gjatë Krishtlindjeve".

 

Barbara Kirschbaum shton: "Tradita e dhënies së dhuratave shërbente për të krijuar një imazh të nazistëve si kujdestarë të të varfërve."

 

Disa nga shtrembërimet e Krishtlindjeve nga nazistët kanë mbijetuar deri sot. Në shumë këngë Krishtlindjesh nazistët eliminuan referencat me krishtërimin. Barbara Kirschbaum shpjegon: "Nazistët u përpoqën të ndalonin disa këngë Krishtlindjesh me përmbajtje të qartë të krishterë. Disa këngëve iu zëvendësua teksti, të tjera u krijuan të reja. Një këngë e tillë e transformuar është ajo me titull: "Ka ardhur koha për ne". Ajo është në Gjermani ende popullore në versionin e krijuar nga nazistët. Njerëzit madje e këndojnë në kisha pa e njohur historinë e tekstit."

 

Më të ndërgjegjshëm për ndikimin e njeriut mbi historinë

 

Mbetet pyetja se çfarë mësimi mund të nxirret nga kjo ekspozitë. "Ajo mund të na bëjë pak më të ndjeshëm. Ekspozita tregon se si historia bëhet nga njeriu. Historia e Krishtlindjeve u shfrytëzua për qëllime propagandistike. Kjo festë është një shembull shumë i mirë, i shfrytëzuar jo vetëm nga nazistët por edhe më parë për t'i shërbyer legjitimimit të Luftës së Parë Botërore. Ndoshta kjo ekspozitë i bën njerëzit të pyesin: Po sot si veprohet? Urojmë që ajo të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve", thotë Barbara Kirschbaum nga Qendra e Dokumentacionit mbi Nacionalsocializmin në Köln. (http://www.dwelle.de)  
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"Ti ulesh prej parrizit" dhe "O e qeta natë" - You came down a star from Heaven - Tu schendi dalle stelle - Stille Nacht -  (12.25.2009)
Mishelë Hunciker, mrekullia zvicerane që mahnit publikun italian dhe gjerman (12.24.2009)
Çarls Dikens dhe "Një këngë gazmore për Krishtlindje" (12.24.2009)
Luvri pasurohet me një tjetër kryevepër të pikturës (12.22.2009)
Kush do t'i kryesojë shitjet muzikore, Suzanë Bojle apo Tejlor Suift? (12.20.2009)
Eminemi shpallet artisti i dekadës në klasifikimet amerikane (12.19.2009)
BALADË PËR VETEN DHE PËR MIKUN TIM XHO (humor)Nga THANI NAQO (12.18.2009)
Kontrastet poetike të Skënder BuçpapajtNga Dr.Xhavit Aliçkaj, Dekan i Fakultetit të Letërsisë, Prishtinë (12.14.2009)
Albumi i U2 më i miri i vitit 2009 (12.13.2009)
LE TË JEM UNË ZAMIRA...(Fragmente tregimi)Nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (12.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]