VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mishelë Hunciker, mrekullia zvicerane që mahnit publikun italian dhe gjerman

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 07:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Mishelë Hunciker, mrekullia zvicerane që mahnit publikun italian dhe gjerman
E Enjte, 12.24.2009, 12:03pm (GMT+1)


 


 

Michelle Yvonne Hunziker (lindur më 24 janar 1977) është një aktore, modele, këngëtare dhe mbi të gjitha një personalitet televiziv i njohur për publikun gjerman dhe italian.

 

Ajo ka qenë e martuar me këngëtarin italian Eros Ramazzoti nga vitit 1998 deri në vitin 2009: ata kanë bashkë një vajzë, Aurora, lindur më 5 dhjetor 1996.

 

Vitet e fëmijërisë

 

Hunziker lindi në Sorengo (Lugano), në pjesën italishtfolëse të Zvicrës. Nëna e saj Ineke është hollandeze, babai i saj Rudolf, i cili vdiq nga fundi i vitit 2001nga një sulm në zemer, ishte zviceran gjermanishtfolës. Ai ishte piktor, por punoi si manaxher hoteli. Në vitin 1983 familja u vendos në Ostermundigen, një rrethinë e kryeqytetit Berne në zonën gjermanishtfolëse të Zvicrës, që është gjithashtu vendlindje e aktores zvicerane yll të Hollivudit dhe e para legjendare Bond girl Ursula Andress. Në Ostermundigen Hunziker kreu shkollën fillore. Pas ndarjes së prindërve, nëna e Hunziker u vendos ne Zuchwil/Solothurn. Kjo shkaktoi një krizë në jetën e Hunziker. Në vitin 1993, kur Hunziker ishte 16 vjeçe, ajo shkoi në Bolonjë me të ëmën. Duke dashur të bëhej interprete, ajo studioi italisht, frëngjisht, anglisht dhe hollandisht në një kolegj lokal. Pasi shkoi në Milano me të ëmën, ajo vendosi të bëhej modele dhe u punësua nga Riccardo Gay, një agjent i njohur i kësaj fushe. Ndonëse në atë kohë ishte në mbipeshë dhe e shkurtër, në moshën 17 vjeçare pozoi për shtëpi të tilla të famshme të modës si Armani, Rocco Barocco, La Perla, Colmar, Fuerte Ventura, Lovable dhe Swish.

 

Showt e para televizive

 

 

Duke qenë e fejuara e këngëtarit Eros Ramazzotti, ajo u zbulua nga një producent televiziv. Më 1996, ajo e drejtoi Rai Uno-show I cervelloni me Paolo Bonolis. Në verë ajo prezantoi komedinë show të programit të parë Paperissima Sprint (Canale 5) me Gabibbo. Për shkak të popullariteti të saj ajo drejtoi shown e pasdites Colpo di Fulmine (Italia 1) më 1997. Në të njëjtën kohë ajo deshi t'i thellonte dhe zgjeronte aftësitë e saj artisike. Më vonë ajo mori pesjë në akademinë profesionale M.A.S. në Milano me koreografen e saj Susanna Beltrami.

 

Aktore

 

Më 1998, regjisori ittalian i filmave Vincenzo Verdecchi ia ofroi Hunzikerit rolin e saj të parë në një serial televiziv La Forza dell'Amore (Canale 5). Pastaj mori rolin kryesor femër në Fammi stare sotto al letto. Ajo do të luante në filmin dokumentar The Protagonist dhe në filmin tjetër, Alex l'Ariete, ku do të luante përkrah ish yllit të skive Alberto Tomba. Pastaj ajo drejtoi me Pippo Baudon shown e Canale 5 La festa del Disco. Në vitet 1999-2001 ajo prezantoi shown e orëve të vona të natës Nonsolomoda (Canale 5) ku ajo fliste për modën dhe për mënyrën e jetesës.

 

Prapë në Zvicër

 

Më 1999, TV3, stacioni i parë televiziv privat zviceran themelohej në Zürich, dhe Hunziker prezantoi shown e quajtur Cinderella, ku një artist i flokëve dhe make-up-it si dhe një këshilltar stilist ndihmonin një njeri të shquar dhe një shikues të porgramit për të marrë një pamje të re. Pas episodit të parë Hunziker u gjend në qendër të kritikave. Gazeta zvicerane Blick madje shkroi: "Cinderella, show i ri për mënyrën e jetesës i  TV3 nuk është vetëm keq. Është katastrofë." Më vonë Hunziker u intervistua nga revista zvicerane në gjermanisht Schweizer Illustrierte dhe ajo tha se nuk mund të fliste më gjermanisht pasi kishte jetuar shumë vite në Itali. Pasi TV3 ndërroi koncept show u bë më popullor.

 

Televizioni gjerman

 

Pasi kishte drejtuar shown televiziv zviceran Cinderella, Hunziker u zbulua nga producentët televizivë gjermanë. Në vitin 1998, ajo propozoi çmimdhënësene Goldene Kamera me Thomas Gottschalk (një prezantues tejet i njohur në Gjermani). Një vit më vonë ajo bashkëdrejtoi shown Michael Jackson & Friends (ZDF) n Munich. ¨Pasi kishte marrë pjesë në show të ndryshme televizive, ajo prezantoi shown e parë të saj në Gjermani: Erstes Glück (SWR/Das Erste). Ajo bashkëdrejtoi me Thomas Elstner dhe intervistoi njerëz të shquar lidhur me dashurinë e tyre të parë. Show nuk ishte aq popullore dhe më në fund u ndërpre. Kur u kthye prapë në Itali, ajo prezantoi showt Donna sotto le stelle dhe Piazza di Spagna (Canale 5) me Gerry Scotti dhe Tacchi a spillo (Italia 1) me Claudio Lippi. Në 2002-2004 ajo prezantoi me Carsten Spengemann stinorin e parë dhe të dytë të Deutschland sucht den Superstar, versionin gjerman të showt britanik televiziv Pop Idol. Prej tetorit 2009 Hunziker është bashkëdrejtuese e showt popullor gjerman televiziv Wetten, dass..?.

 

Muzikë

 

Më 2006 ajo nxori një album muzikor anglisht, Lole, për tregun gjermanishtfolës; e vetmja këngë single që doli nga ky album ishte From noon till midnight. Në album kishte 3 këngë të këngëtares malteze Ira Losco. Këto tri këngë janë 'Get Out', 'Someone Else' dhe 'Love me or Hate me'.

 

Televizioni italian

 

Hunziker bashkëdrejtoi showt komedi italiane Zelig (Italia 1) dhe Scherzi a parte (Canale 5) më 2001. Zelig është një nga showt televizive më të famshme italiane. Më vonë atë vit ajo mori Oskarin televiziv italian në kategorinë Discovery of the year.  Përveç këtyre ajo bashkëdrejtoi shown e famshëm italian nën qiell të hapur Festivalbar me Daniele Bossari dhe Alessia Marcuzzi.

 

Ajo gjithashut ka pasur role kryesore në muzikalët nën regjinë e Saverio Marconi The Sound of Music (ku luan rolin e Maria von Trapp) dhe Cabaret (ku luan rolin e Sally Bowles); të cilat patën një sukses të madh në Itali që të dyja.

 

Më 2007, Michelle Hunziker bashkëdrejtoi me Pippo Baudo festivalin tejet popullor italian, Festival di Sanremo në Rai Uno.

 

Michelle Hunziker është edne në televizionin italian, aktualisht në Striscia la Notizia me Ezio Greggio./Elida BUÇPAPAJ

(http://en.wikipedia.org)

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Çarls Dikens dhe "Një këngë gazmore për Krishtlindje" (12.24.2009)
Luvri pasurohet me një tjetër kryevepër të pikturës (12.22.2009)
Kush do t'i kryesojë shitjet muzikore, Suzanë Bojle apo Tejlor Suift? (12.20.2009)
Eminemi shpallet artisti i dekadës në klasifikimet amerikane (12.19.2009)
BALADË PËR VETEN DHE PËR MIKUN TIM XHO (humor)Nga THANI NAQO (12.18.2009)
Kontrastet poetike të Skënder BuçpapajtNga Dr.Xhavit Aliçkaj, Dekan i Fakultetit të Letërsisë, Prishtinë (12.14.2009)
Albumi i U2 më i miri i vitit 2009 (12.13.2009)
LE TË JEM UNË ZAMIRA...(Fragmente tregimi)Nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (12.11.2009)
E ardhmja e Facebook (12.11.2009)
Oktavio Pac: Perëndimi kthehet nga Lindja në mbarimin e historisë (12.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]