VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Në Los Anxhelos edicioni i 51-të i Oskarëve të Muzikës - Çmimeve Grammy Awards - Triumf për Plant dhe Krauss

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 07:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Në Los Anxhelos edicioni i 51-të i Oskarëve të Muzikës - Çmimeve Grammy Awards - Triumf për Plant dhe Krauss
E Hënë, 02.09.2009, 02:32pm (GMT+1)

Voal-online - U zhvillua në Los Anxhelos edisioni i 51-të i Oskarëve të Muzikës, ashtu siç quhen çmimet Grammy Awards. Triumfi u takoi artistëve anglezë dhe sidomos për Robert Plant e Alison Krauss, që fituan pesë Grammy, midis të cilëve edhe ai për albiumin më të mirë. Tre çmime shkuan për grupin anglez Coldplay, po ashtu edhe për Lil Wayne. Ndërsa këngëtarja britanike e re, Adele, fitoi çmimin e parë Grammy si artistja më e mirë nga të rinjtë.

Grammy më ambicioz shkoi për Raising Sand, një album i pasur me muzikë folk dhe me pjesë të muzikës  R&B, frut i bashkëpunimit midis Plant Krauss: "Dyzetë vjet pasi kam zbritur për herë të parë në këtë qytet" ka thënë Plant, ish-lideri i Led Zeppelin, në momentin që e ka tërhequr çmimin "është gjithçka ndryshe, është gjithçka fantastike, ju falenderoj".
Në garën për të fituar çmimin më të rëndësishëm  ishin edhe Lil Wayne me Tha Carter III, Ne-Yo me Year Of The Gentleman, Coldplay me Viva La Vida dhe Radiohead, me In Rainbows. Të dy Plant-Krauss, përveç albumit  më të mirë të vitit kanë fituar edhe çmimin për inçizimin më të mirë, me këngën Please read the letter, këngë e shkruar me katër duar nga  Plant e Jimmy Page, një tjetër i ish- Led Zeppelin.
Coldplay fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë single Viva La vida, që është "Ju jemi shumë mirënjohës, jamë tepër i prekur dhe më vjen të qaj" tha Chris Martin, lideri i grupit.

Lil Wayne, fitoi për albuimin më të mirë të muzikës rap, me Lollipop. E reja britanike Adele, i sfidoi konkurrentet Duffy dhe Jonas Brothers duke fituar Grammy si këngëtarja më e mirë nga të rinjtë, një çmim inkurajues për të rinjtë drejt rrugës të suksesit. Vitin që shkoi ky çmim i shkoi Jonas Brothers.

Ndarja e çmimeve ishte një spektakël me të papritura. Tepër sugjestiv ishte egzibicioni midis Chris Martin e Jay-Z, dhe dueti midis Jonas Brothers e Stevie Wonder, si dhe ai midis Paul Mc Cartney dhe Dave Grohl.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Xhon Apdajk kishte persiatur për vdekjen në një poezi të re (02.02.2009)
Oprah Winfrey në 55 vjetorin e saj (01.29.2009)
Lamtumirë shkrimtarit amerikan Xhon Apdajk (01.28.2009)
Xhon Belushi gjeniu shqiptar i skenës dhe ekranit botëror (01.24.2009)
ZJARR DHE AKULL ROBERT FROST POETI I PARË QË LEXONTE POEZI NË NJË INAUGURIM PRESIDENCIAL (01.20.2009)
Hollivudi nuk e kandidon për Oskar filmin Gomorra (01.14.2009)
Kera Dioguardi, kandidate e çmimit Grammy- gjyqtare në sezonin e tetë të American Idol (01.11.2009)
ISMAIL KADARE: Mithat Frashërit ia mori jetën politika dhe ia ktheu letërsia (12.30.2008)
Vdiq autori i Përplasjes së Qytetërimeve - po kush ishte Samuel Filips Hantingtoni ? (12.29.2008)
GUSTAV EIFEL OSE NJERIU I KULLËS EIFEL DHE STATUJËS SË LIRISË (12.27.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]