E Martë, 05.14.2024, 10:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Këngëtarja yll Doruntina Disha intervistë ekskluzive gazetës norvegjeze "Dagbladet"
E Mërkurë, 01.27.2010, 02:58pm (GMT+1)

 

 

 

Në fillim të kësaj bisede, vlen të permendim se Doruntina  ka qenë e dalluar ne mesin e publikut shqiptar në  Norvegji,  ku si e vogel qe nga mosha  4 vjeçare kur ka ardhur ne shtetin tonë, ajo, me recitime, këngë e vallëzim karak teristik i ka kënaqur bashkëkombësit e saj nëpër festa, veçarisht gjatë kremtes së 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Ajo është bija e intelektualit-Osman Disha nga Dibra dhe e nënës Fakete Disha, ekonomiste nga Gjakova e Kosovës. Babai i saj gazetar e komentator  sportiv  shumëvjeçar i Televizionit të Kosovës, tash korrespondent i RTK, nga Oslo,

 

Biseda fillon me nëntitullin-Ylli i ardhshëm:

 

Doruntina Disha, ne moshen 16 vjeçare fitoi vendin e Parë, në një konkuren  cë të këngës moderne ( pop/rock muzikë ) në Oslo. Ajo, nxorri edhe singëlin e parë te saj me titullin:"Dream World". Gjate bisedes me te, ne mes tjerash ajo thekson:-Unë konkurova në audicion-idol të këngës ( lloj i etheve të  së  prem tes),në nivel të Norvegjisë, mora përgjegjen nga Juria, se jam ende e re. Si duket për mua paska qenë më mirë që nuk shkova më tutje, sepse ashtu do të mbetesha  vetëm si një pjesëmarrëse në idol dhe, nuk do isha ajo që jam, thotë Doruntina.

 

Ajo ndjek me sukses studimet në Oslo, Eshtë e lindur në Prishtinë në Kosovë, dhe thotë se ajo është  e lindur për me kënduar.

 

Unë kam filluar të  vallëzoj gadi si dyvjecare,   më pastaj kam lozur në  flautë dhe kam kënduar në kor plot shtatë vite.  Unë kam shumë dëshirë të këndoj  si dhe të jem në skenë. Kjo jam unë  dhe kjo është e vërteta ime !

Melos bregdetar:

 

Doruntina pati shansën sikur shumica e të rinjëve që,  gazeta norvegjeze "Dagbladet" të zhvillojë intervistë për rubrikën e vet "Cka po ndodh", që ka për qëllim prezentimin e ëndërave të të rinjëve. Doruntina  ka trokitur tash më në botën e yjeve. Ajo do të bëhet yll !

 

Singëli "Dream world" tash më arriti nëpër radiostacionet më të njohura të Norvegjisë.  Producentët parashikojnë se do të jet një hit.  Ajo është  një këngë që edhe vallëzohet,  mundemi ta quajmë "Dance-trance", një  këngë  që është  shumë e përshtatcme për vendet bregdetare. Dhe "Dream world" pason shumë mirë me ëndrat e jetës,ndaj unë ndjehem sikur jetoj në një botë të ëndra ve për momentin. Cdo gjë ndodhi shumë shpejt.

 

Idoli më ndihmoi:

 

Doruntina Disha u paraqit në një audicion të këngës  së  mbajtur në qendrën LinderudOslo. Në këte audicion e kishte paraqitur një shoqe  e saj, pa ditur fare për këte Doruntina. "Power Hit Radio" aranzhoi " Power Star Search" ( kërkimi i yllit power), sipas një koncepti amerikan. Doruntina u paraqit me këngën e Celine Dions "My Heart will go on",  këngë nga filmi"Titanic" e që e interpretoi për mrekulli. kjo i mundësoi të plasohet në finale.

 

Më pastaj këndova këngën  "I love rock`n`roll" të  Brytney Spears dhe e mposhta skenën me një paraqitje spektakulare - thotë Doruntina. Diçka e papritur dhe e pabesueshme. Më kryesorja ndodhi  në qytetin  Drammen, 40 km larg  Oslos.  Ishte finalja e garës së yjeve të adhëshëm. Aty Doruntina ishte pa konkurencë.Shkëlqeu në mesin e 10 konkuruesëve finalist dhe përvehtësoi mbi 5000 shikues,edhe pse ajo ishte vetëm një vogelushe e panjohur për ata dhe i entuziazmoi me interpretimin bravuroz  të  një  pike  muzikore  nga këngëtarja e mirënjohur botërore-Shakira me lëvizjet e përsosura skenike. Kështu që juria profesionale e Power Hit Radios, nuk e pati aspak të vështirë të shpallë fituesen, kjo ishte Doruntina Disha. Kjo shpallje u prit me enthuziazëm nga ana e publikut artdashës norvegjez. Si zakonisht nëpër gara të tilla janë prezent shumë kompani produkcioni, që në shpejtësi "grabisin" talentat e ri.

 

Më e shpejta ishte kompania më e dalluar në Norvegji "Dream Factorys" .

 

Vetëm pesë ditë u desht që kjo kompani në zë, të dalë me singëlin e saj  të  parë. Nga një herë nuk arrij dot të kuptoj se unë kam fituar. Megjithatë unë ndjehem shumë e përgatitur dhe krenare, sepse,  mbështetje te vecntë morale  kam  nga ana e prindëve të mij të dashur dhe nga vëllau im i shtrenjtë -Driloni,  të cilët në formë permanente, më japin vullnet duke më  ndihmuar  qindpërqind  që  të  arrij një sukses kaq të madh-shton Doruntina.

"Dagbladet":-Megjithse ajo,  për shkak të moshës së re s'deshi që  të  merr pjesë në audicionin idol-të këngës,(lloji i etheve të së premtes) dhe është, shumë falemnderuese për këte, ngase rasti që iu krijua me Power Hit Radio,  ishte  e  rrugës më të shkurtër, për t'u bërë yll i pop/rock muzikës.

 

Për suksesin e arritur, Doruntina, pos talentit që ka nga natyra,  ajo i falenderohet pedagogut të shquar të muzikës, prof. Per Anstein"Patan"-Solberg, tek i cili, ajo ushtron zërin e saj.

 

 

-Ai ështe fantastik, ai më ka mësuar që ta ndjej e  ta  kuptoj  më  mirë  muzikën, shprehet kështu Doruntina Disha.

-Në një pyetje tonë pak ca provokative se cka nëse ndodh që singla yte nuk do të ket sukses, Ylli i ardhëshëm i pop/rock - muzikës thotë me plot  bindje, se: -Unë, pashmangshëm dhe vendosmërisht do punoj edhe më  tutje. Unë  jam tip  që  nuk dorëzohem shumë lehtë !

 

Mirëpo tash më, singëla e saj "Dreaem World" ka ditë që po emetohet nëpër të gjitha radiostacionet,  dhe është mjaft e kërkuar  nga  dëgjuesit. Se shpejti, zyrtarisht pritet që të dalë në shitje CD e Doruntina  Dishës,  kurse  brenda muajtit të ardhëshëm pritet poashtu të përfundojë edhe video klipi i saj.

  

 Doruntina Disha, poashtu shpreson se së shpejti ndoshta do të ketë ftesa edhe nga shtëpitë e produkcioneve shqiptare, kombit, të cilit ajo edhe  i  takon.  Njëhe rit ajo i përshëndet të gjithë shqiptarë kudo që janë anë e mbarë Botës.

 

   Me këtë rast, të gjitha shoqatat dhe asociasionet nga Suedia,  Norvegjia,  Danimarka, Finlanda e Islanda dhe Lishja Shqiptare në  Botë  për  shetet  skandinave, përshëndesin bijen shqipare -Doruntinen dhe prindërit e saj për  suksesin  aq  të madh të arritur në finalen e garës së yjeve të ardhshëm, që u organizua, në qytetin Drammen të Norvegjisë dhe zuri vendin e Parë.

  Kjo fitore, le të jetë nje shembull për Rininë shqiptare  në  Diasporë,  sepse,  vetëm me shembuj të mirë, populli ynë i shtypur e i shumëvuajtur shekuj me radhë, mund të ofrojë rreth vedi më shumë miq  nga mbarë popujt liridashës  në botë. I lumtë Doruntinës !

  P.S:-Intervista është huazuar me pare dhe përkthyer nga I. Egriu në gjuhën shqipe, nga gazeta me renome norvegjeze"Dagbladet".

 

P.S:-Ne mbarim, vlen te permendet se,kengetarja e re, Doruntina Disha me banim ne Norvegji, para dy vjet, se bashku me shoqen e saj, Flaka Krelani, me kengen: "Jeta kerkon dashuri",kompozitor Edmond Zhulali, kuse tekstin Agim Dojci, moren pjese ne festivalin e RTSH, qe  organizohet cdo vit ne Tirane. Paraqitja e tyre qe dinjitoze, ku, per shume momente u priten me  duartrokitje te ngrohta e frenetike te publikut shqiptar, qe qe nje sinjal se kenga:"Jeta kerkon dashuri" do e ze vendin e pare, por nga ana e Jurise, ndodhi dic e papritur dhe e pabesueshme, Doruntines dhe Flakes me te padrejte iu caktua vendi i dyte.Rreth vleresimeve te Jurise, ne shtyp e masmedi pati mjaft reagime dhe opinione.

        Malmö"”Suedi,  26 dhjetor '10      
Përgatiti Ibrahim Egriu


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ka vdekur Jean Simmons, Ofelia më e mirë e të gjitha kohërave (01.23.2010)
Fragmente nga tregimi "ARTURI"Nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (01.22.2010)
Shënime për librin "Një mijë Rubaira" të Habib SKËNDERITtNga Perikli Jorgoni (01.20.2010)
Lily Allen vullkanike (01.18.2010)
Pëllumbi, "Kulla" i humorit shqiptarNga DALIP GRECA (01.18.2010)
U hap stinori i çmimeve në Hollywood (01.16.2010)
Përkujtohet 90 vjetori i regjisorit Federico Fellini (01.13.2010)
Një album i "ri" i Jimi Hendrix (01.11.2010)
Pasha: Dhëntë Zoti të fitoj Eurovizionin (01.11.2010)
Shtëpitë e drunjta të Stambollit - Kryeqyteti i kulturës evropiane 2010 kujtohet për trashëgiminë e tij (01.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]