VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ka vdekur Jean Simmons, Ofelia më e mirë e të gjitha kohërave

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 03:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Ka vdekur Jean Simmons, Ofelia më e mirë e të gjitha kohërave
E Shtunë, 01.23.2010, 05:09pm (GMT+1)

 

 

Ka qenë një nga yjet e mëdhenj hollywoodiane të viteve 1950 dhe 1960

 

Voal-online Aktorja angleze Jean Simmons (Xhinë Simons), 80 vjeçe,  Ofelia e paharrueshme përkrah Laurence Olivier në "Hamlet" (1948), ka vdekur në orët e para të ditës së sotme, pas një sëmundje të gjatë në Santa Monica të Kalifornisë. Lajmin për vdekjen e saj e dha e para gazeta Los Angeles Times.

 

Jean Merilyn Simmons, lindur në Londër më 31 janar të vitit 1929, Jean Simmons, ka qenë një nga yjet më të mëdhenj hollywoodiane të viteve 1950 dhe 1960. Kur vazhdonte shkollën Aida Foster në Londër ajo u vu re nga një zbulues talentesh dhe u përfshi me rolin e motrës më të vogël të Margaret Lockwood' në komedinë "Give Us the Moon Na e jep ne hënën" (1944).

 

 

Por, para se të arrinte në Hollywood, karriera e saj kishte filluar shumë herët sa në kinema dhe në teatër. Nuk ishte as 20 vjeçe kur prekte kulmin me Ofelinë, duke qenë më e mira e të gjitha kohërave dhe partnerja më e paarritshme e Laurence Olivier. Olivier, që ia bëri regjinë dhe e luajti vetë rolin kryesor, e zgjodhi në mënyrë intuitiive për rolin e Ofelisë zonjushen Simmons, pavarësisht mosnjohjes se Shekspirit nga ana e saj. Kritiku i filmit i gazetës Time, James Agee, tha se zonjusha Simmons "i vetmi person në film që ia jep çdo vargu të shqiptuar freskinë dhe burimësinë e poezisë së jetës së përditshme".

 

 

Më herët, në vitin 1946, ajo ishte zgjedhur nga David lean, për  pjesën e Estella-s në "Great Expectaions" (Shpresat e mëdha), konsideruar si një përshtatjet më të mira për film nga veprat e autorit Charles Dickens.

 

Një vit më vonë ajo ishte një princeshë e zonja t'i joshë burrat pa folur asnjë fjalë, në filmin "Black Narcissus" (Narcisi i zi) të Michael Powell dhe Emeric Pressburge.

 

Faza e mëvonshme e karrierës së saj ishte dëshpërimisht e palumtur. Kontrata e saj me studion film ik Rank, që e kishte bërë yll në Angli, e shiti tek producenti Howard Hughes, sjelljet ekscentrike të të cilit ia shkaktuan asaj një ankth të madhe. Në atë kohë ishte e martuar me aktorin britanik Stewart Granger, i mbështetur nga studioja Metro-Goldwyn-Mayer si aktor filmash me aksion. Por asaj iu desh t'I nënshtrohet diktatit të Hughes dhe të luajë në filma që nuk i shkonin për shtat. Ndër të tjera Hughes nuk e lejoi të luante rolin kryesor femër të "Roman Holiday Pushime romane (1953), rol që e bëri fituese të Oskarit aktoren Audrey Hepburn.

 

Pasi mbylli kontratën me Hughes, ajo luajti në "The Robe" (1953), me Richard Burton, dhe "Desirée" (1954), ku ishte Josephine përballë Marlon Brando' që ishte Napoleon. Ajo do të luante prapë me Brandon si misionare në një Ushtri Shpëtimi, në muzikalin "Guys and Dolls Djelmoshat dhe kukullat (1955) në një trupë ku përfshihej edhe Frank Sinatra. Kritiku i filmave i New York Times, Bosley Crowther, shkruante se Simmons, e cila kishte rolin e një mësueseje kërcimin, ishte "wonderfully ideal" (mrekullisht ideale).

 

Në vitet e mëvonshme ajo luajti një vejushë lufte përkrah Paul Newman në "Until They Sail" (1957); arsimtare në westernin "The Big Country" (1958), me Gregory Peck e Charlton Heston; dhe ish skllaven në "Spartacus" (1960), ku ra në dashuri me Kirk Douglas që mishëronte gladiatorin e famshëm. Nga ky film do të kishte kandidaturën e parë për Oskar. Ajo luajti edhe në komedinë e Cary Grant "The Grass Is Greener" (1960).  Pastaj në "The Actress" (1953), përballë Spencer Tracy si babai I saj kundershtues, dhe "All the Way Home" (1963). Në vitet 1970 do të luante në një varg filmash televizivë dhe në teatro, do të merrte edhe një Emmy Awards.

 

Dy martesa, dy divorce, e dy vjaza ( Tracy nga Granger e Kate nga Brooks) aktorja jetonte në Santa Monica prej vitit 1986 e rrethuar nga miqtë e saj, një qen dhe dy maçokë./Elida BUÇPAPAJ

(http://www.ansa.it) (http://www.washingtonpost.com)

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fragmente nga tregimi "ARTURI"Nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (01.22.2010)
Shënime për librin "Një mijë Rubaira" të Habib SKËNDERITtNga Perikli Jorgoni (01.20.2010)
Lily Allen vullkanike (01.18.2010)
Pëllumbi, "Kulla" i humorit shqiptarNga DALIP GRECA (01.18.2010)
U hap stinori i çmimeve në Hollywood (01.16.2010)
Përkujtohet 90 vjetori i regjisorit Federico Fellini (01.13.2010)
Një album i "ri" i Jimi Hendrix (01.11.2010)
Pasha: Dhëntë Zoti të fitoj Eurovizionin (01.11.2010)
Shtëpitë e drunjta të Stambollit - Kryeqyteti i kulturës evropiane 2010 kujtohet për trashëgiminë e tij (01.09.2010)
Sandra Bullock triumfoi në People's Choice Awards (01.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]