VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Bigelow fitoi çmimin kryesor të Directors Guild of America për filmin "Hurt Locker"

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 10:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Bigelow fitoi çmimin kryesor të Directors Guild of America për filmin "Hurt Locker"
E Djelë, 01.31.2010, 12:27pm (GMT+1)

 

 

 

 

Voal-onine -Kathryn Bigelow është e para femër që fiton çmimin e regjisores më të mirë (best director award) nga Shoqata e Regjisorëve të Amerikës (Directors Guild of America) mbrëmë me trillerin e saj për luftën në Irak, "The Hurt Locker," një film me buxhet të ulët që po grumbullon çmime në prag të dhënies së çmimeve Oskar.

 

Fituesi i çmimit kryesor në Directors Guild of America awards ka fituar çmimin Oskar si regjisori më I mirë gjithnjë, përveç gjashtë rasteve, në 61 vitet e fundit.

 

Kandidaturat për çmimet Oskar do të shpallen të martën dhe "The Hurt Locker" pritet të ketë disa kandidatura, përfshirë kategoritë e filmit më të mirë dhe regjisorit më të mirë.

 

Bigelow mund katër regjisorë të tjerë, përfshiirë ish burrin e saj James Cameron, i cili kishte fituar një Golden Globe (Glob të Artë) këtë muaj për filmin me buxhet të stërmadh e tejet fitimprurës "Avatar."

 

"Jam thellësisht e habitur, e nderuar dhe krenare," tha Bigelow përpara turmës së madhe plot me regjisorë dhe aktorë të mëdhenj të Hollywood-it.

 

"Mendoj se ne të gjithë e ndjemë thellë përgjegjësinë për ta treguar këtë histori sa më ndershmërisht të ishte e mundur, nisur nga trimëria e burrave dhe grave në fushën e betejës," shtoi ajo.

 

"The Hurt Locker" tregon historinë e një ekipi ushtarak amerikan tre vetash që çmontojnë mjete shpërthyese në mesin e betejave dhe kryengritjeve. Shumë kritikë thonë se filmi është portretizimi më i saktë i luftës së Irakut që nga fillimi i saj më 2003.

 

Bigelow, gjithashtu producente e filmit, përdori aktorë pak të njohur dhe rikrijoi gjendjen e vështirë të Irakut, duke xhiruar kryesisht në Lindjen e Mesme gjatë verës.

 

Javën e shkuar "The Hurt Locker"  fitoi edhe çmimin e filmit më të mirë nga Producers Guild of America (Shoqata e Producentëve të Amerikës). Fituesi i këtij çmimi ka arritur të marrë Oskarin e filmit më të mirë në 13 raste në 20 vitet e fundit, përfshirë dy të fundit.

 

"The Hurt Locker," tani edhe në DVD, fitoi edhe çmimin e filmit më të mirë në Critics Choice Awards.

 

Konkurenti më i fortë për Oskar ndaj "The Hurt Locker" duket se do të jetë nga filmi aventurë fantastiko-shkencore "Avatar," filmi më fiimprurës i të gjitha kohërave pasi javën e shkuar kaloi edhe hitin e mëparshëm të James Cameron, "Titanic".

 

Tre regjisorët e tjerë të nderuar nga Directors Guild of America ishin Quentin Tarantinopër sagën e Luftës së Dytë Botërore, "Inglourious Basterds," Lee Daniels për "Precious", dhe Jason Reitman për "Up in the Air."

 

E pyetur prapa skene se çfarë ndjen që është e para femër të fitojë një Directors Guild award, Bigelow qeshi duke thënë: "Mendoj se mund ta mbaj veten si filmbërëse."/Elida Buçpapaj

(http://www.reuters.com)

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ka vdekur shkrimtari Salinger, vetmitari mitik i kullës moderne të ngujimit (01.28.2010)
Këngëtarja yll Doruntina Disha intervistë ekskluzive gazetës norvegjeze "Dagbladet" (01.27.2010)
Ka vdekur Jean Simmons, Ofelia më e mirë e të gjitha kohërave (01.23.2010)
Fragmente nga tregimi "ARTURI"Nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (01.22.2010)
Shënime për librin "Një mijë Rubaira" të Habib SKËNDERITtNga Perikli Jorgoni (01.20.2010)
Lily Allen vullkanike (01.18.2010)
Pëllumbi, "Kulla" i humorit shqiptarNga DALIP GRECA (01.18.2010)
U hap stinori i çmimeve në Hollywood (01.16.2010)
Përkujtohet 90 vjetori i regjisorit Federico Fellini (01.13.2010)
Një album i "ri" i Jimi Hendrix (01.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]