VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ka vdekur shkrimtari Salinger, vetmitari mitik i kullës moderne të ngujimit

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 11:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Ka vdekur shkrimtari Salinger, vetmitari mitik i kullës moderne të ngujimit
E Enjte, 01.28.2010, 09:23pm (GMT+1)

 

 

     Salinger i moshuar

 

Voal-online Jerome David Salinge (Xherom Deivid Salinxher) ka vdekur sot në Cornish, New Hampshire, qyteza ku përshkoi pjesën më të madhe të jetës së tij tejet të veçuar. Ishte 91 vjeç. Autor i Catcher in the Rye, shkrimtari me romanin e tij dalë më 1951 ka përfaqësuar një mit për disa brezni djelmosash, do të mbetet gjithmonë një simbol i rebelimit, andrallave, për atë që do të kapërcente "zonën e hijes" nga fëmijëria në rini. Një mit i ushqyer edhe falë ekzistencës së tij misterioze; aureolës së fshehtësië, që natyra e tij pabesueshmërisht e rezervuar e krijoi rrotull tij.

 

Tepër të pakëta dhe të rralla informacionet rreth veprimtarisë së shkrimtarit. Edhe më pak dihet për jetën e tij private. I qartë mbetet fakti që Jerome David Salinger lindi në New York në janarin e vitit 1919.Dihet që mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore, duke marrë pjesë edhe në zbarkimin e Normandisë. E më 1953, dy vjet pas zbulimit të tij si shkrimtar ai u largua nga New York-u në New Hampshire. Fillloi një ngujim vullnetar që do të mbyllej me vdekjen e tij. Më 1955 u martua me një studente, Claire Douglas, prej së cilës pati dy fëmijë, Margaret e Matt, e nga e cila u nda më 1966. Në pesëdhjetë vitet e fundit në fakt ka dhënë shumë pak intervista. Një intervistë ia dha më  1953 një studenteje për botimin shkollor The Daily Eagle të Cornish, një tjetër më 1974 gazetës New York Times. Nuk mbahet mend ndonjë dalje e tij në publik. Nga viti 1965 vit kur në revistën New Yorker u botua tregimi i fundit i tij nuk ka botuar asgjë. Por ekziston legjenda, ushqyer nga njerëzit që e rrethojnë, se ka një kasafortë plot me dorëshkrime që duhej të botoheshin pas vdekjes së tij.

 

               Salinger kur ishte i ri

 

Gjithsesi, në pritje të ndriçimit të këtij misteri, Salinger-it i mbeten veprat e botuara.  Që nga romani që ia ka dhënë famën e përjetëshme, Catcher in the Rye. Një roman me përmbajtje anormale, kriza e parakohëshme e një djaloshi të një familjeje të mirë, treguar drejtpërdrejt. Një hero anormal, një i pamësueshëm me luksin, që vuan nga gjithçka, me të cilin janë identifikuar aq shumë adoleshentë në gjithë botën. Pastaj edhe "Nine Stories Nëntë tregime" (1953); "Franny and Zooey" (1961); "Raise High the Roof Boof Beam, Carpenters Ngrijeni arkitraun karpentierë" (1963). Të gjitha për travajën ekzistenciale.

 

Një travajë që me sa duket e shpjegon natyrën tejet të rezervuar të Salinger. Një gjë që në epokën e massmediave dhe të ekzistencës së rubrikave për famozët merr një vlerë pothuajse heroike. E në fakt ai për ta mbrojtur shkoi në gjyq, në vitet Tetëdhjeë, për të ndaluar publikimin e një biografie të tij. "Merrem me prozë," i tha gjyqtari, e pothuaj asgjë tjetër. Para se të kthehej në ngujimin e tij vullnetar.


(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Këngëtarja yll Doruntina Disha intervistë ekskluzive gazetës norvegjeze "Dagbladet" (01.27.2010)
Ka vdekur Jean Simmons, Ofelia më e mirë e të gjitha kohërave (01.23.2010)
Fragmente nga tregimi "ARTURI"Nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (01.22.2010)
Shënime për librin "Një mijë Rubaira" të Habib SKËNDERITtNga Perikli Jorgoni (01.20.2010)
Lily Allen vullkanike (01.18.2010)
Pëllumbi, "Kulla" i humorit shqiptarNga DALIP GRECA (01.18.2010)
U hap stinori i çmimeve në Hollywood (01.16.2010)
Përkujtohet 90 vjetori i regjisorit Federico Fellini (01.13.2010)
Një album i "ri" i Jimi Hendrix (01.11.2010)
Pasha: Dhëntë Zoti të fitoj Eurovizionin (01.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]