VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Silvana  Braçe rrefen per NACIONAL jeten mes Italise dhe Shqiperise si dhe ata qe e mbeshteten ne TVSH

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 08:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Silvana  Braçe rrefen per NACIONAL jeten mes Italise dhe Shqiperise si dhe ata qe e mbeshteten ne TVSH
E Mërkurë, 02.24.2010, 07:12pm (GMT+1)

 

Intervistoi: Mujë  Bucpapaj

 

Btaçe: "Më afruan të them, Kadri Karapici, punonjës i radio "Tiranës" i cili ishte i pari që vuri re zërin tim. Ndërsa  Violeta Pecani,  redaktore e njohur  në radio "Tirana",  më orientoi drejt televizionit."

 

Nacional: Silvana, si i kujtoni fillimet tua  në fushën e prezentimit ?

 

 

S.Braçe:  Fillimi ka qënë një rastësi dhe pa shumë mundime. E nisa si folëse në radio "Tirana" , pa ambicie apo plane për të ardhmen, por thjeshtë se me ftuan. Unë  isha e mësuar me këtë mënyrë jetese, që krahas shkollës të kisha edhe  një angazhim të dytë. Në fillim u ushtrova në balet, ndërsa shkolla e mesme më zuri pranë mikrofonit i cili do të më shoqëronte gjatë viteve të universitetit, e  deri më sot.

Mundimet, frikërat, emocionet  erdhën më pas, kur kalova në TVSH dhe këto jo që nga fillimi, por bashkë me rritjen. Me gjithë mirëpritjen nga mjedisi i TV-së dhe publiku, unë nuk rehatohesha, sepse pretendoja shumë nga vetja. Kjo është pjesë  e karakterit tim. Ënde edhe sot, gjithmonë kërkoj maksimumin nga vetja. Përveç kësaj, kam patur edhe debime dhe rikthime  në këtë institucion, të cilat  i kam përjetuar me emcione të forta,  natyrisht  ato kanë lënë  jo pak gjurmë në jetën time.

Që të rritesh nuk është e lehtë, qoftë  edhe të hedhesh shtat ose të realizohesh si përsonalitet në fushën tënde, si profesioniste. 

 

 

Nacional: Si u afruat me Televizionin Shqiptar, emisionet e para dhe sukseset e para ?

 

 

S.Braçe: Më afruan të them, Kadri Karapici, punonjës i radio "Tiranës" i cili ishte i pari që vuri re zërin tim. Ndërsa  Violeta Pecani,  redaktore e njohur  në radio "Tirana",  më orientoi drejt televizionit. Ah, nga radio dua të sjell edhe një kujtim. Kam takuar atje aktoren Ermira Gjata, studente atëherë në  Akademinë e Arteve të Bukura,  që tashmë është aktore shumë e njohur dhe pedagoge në këtë akademi. Edhe sot e kësaj dite   më ka mbetur në mendje  sjellja e saj aq e shpenguar dhe e dashur me mua. Ajo drejtonte atëherë emisionet për rininë, me redaktor Petrit Imerin dhe kishte krijuar një përvojë të pasur.

Ermira  më mesonte dhe mua për të më kaluar pastaj  drejtimin  e këtij emisoni, meqënëse ajo kishte angazhime  të tjera. 

Megjithëse Mirën nuk e takova më, 15 vite më pas bashkëshorti i saj Leonrad Gjata, regjizor në TVSH,  me zgjodhi mua që të prezentoi  Fetsivalin në RTSH. Pra mund të them se ka qënë fatsjellëse Mira për mua, por edhe një model i mirësisë njerëzore. Ndërsa mbeshtetëse për fillimet e mia më të rëndësishme në evenimentet  e njohura në TVSH ishte Vera Grabocka. Ajo  ka guxuar, më ka inkurajuar dhe më ka dhënë përmasën e një prezentueseje  televizive.Them ka guxuar, sepse unë isha shumë e re për të më besuar koncerte aq të medha të rëndësishme, si per shembull koncerti  me artistët e popullit Gaqo Çako dhe Vaçe Zela, një koncert i madh  me krijimtarinë e kompozitorit të mirënjohur Limoz Dizdari.

Në ato fillime kam një kujtim të bukur me Demir Zykon e Skraparit, si të them një aventurë në malet e Skraparit, deri në Gjerbës (fshati i Demirit), për realizimin e një emisioni special të ideuar nga  Marika Zykaj, redaktore në TVSH.

Grupi ynë realizoi  një program të këndshëm për t'u ndjekur edhe sot  me krijimtarinë e artistit të popullit Demir Zyka. Dihet se si Demiri ishte një legjende e këngës burimore shqiptare, ndërsa isha unë isha  një vajzë e re. Kjo më ka dhënë shumë emocione. Ne bëmë një program të plotë me Demirin. Ai fliste, ndersa unë i bëja pyetje. Ishte një rast shumë i rrallë për mua të intervistoja një kolos të këngës shqiptare.

Më kujtohet edhe një program tjetër i realizuar në anijen "Tirana" ,  me spikerien e parë të TVSH-së, Stoli Beli, e cila më pas do të ishte redaktore e progameve muzikore. Ajo  më ftoi në programin e saj  si prezentuese,  një program interesant të cilin    e realizoi në anijen "Tirana."  Ishin programe të thjeshta,  të sinqerta, por që realizoheshin më shumë pasion, me shumë shpirt, me shumë lodhje me qellim përcjelljen tek shikuesit të një programi ndryshe.  

Ndoshta mbetët  një vlerë e këtyre emisionve të vogla, por shumë popullore, fakti që kanë fryzmëzuar jetët e njerëzve kudo dhe sido që ishin  në atëkohë, nga burgjet deri tek provincat ku ndiqej vetëm TVSh-ja.

Për shembull një ish i denuar politik në burgun e Burrelit, me ardhjen e demokracisë, pra kur erdhi edhe liria e tij, me takon në një mjedis familjar dhe më shpreh me supërlativë adhurimin  e tij, duke me treguar ndjesitë që provonin kur shihnin emisonet e mija në kamp. Çudia ime ishte së pari, sepse  nuk e dija që shihej Televizori në burg dhe së dyti që unë kisha qënë si "një rreze  shprese", apo sic tha ai "si një diell"  në ditët e tyre të zymta.

Një tjetër cikël mbresëlënës në TVSH ka qënë edhe "Koha në pentagrimin tim" realizim i regjizorit të mirënjohur Osman Mula, bashkë me Pandi Lacon dhe Genc Pulahën, ku unë drejtoja 12 takime me  muzikantët  më të shquar të muzikës shqiptare. Kam qënë e vlerësuar apo edhe me fat të kem në librin tim të kujtimeve këtë pasuri përjetimesh ngjyrash, portretesh. Pra një libër i pasur me shumë kujtime  të shtrenjta, të cmuara.

 

 

 

Nacional:  Sa ju ka kanë penguar kufizimet e kohës për të realizuar atë që doni në televizion ?

 

S.Braçe: Mund të them se në vitet kur ishin këto kufizime unë nuk kam qënë autore e emisioneve, por vetëm drejtuese, prezentuese dhe  nuk i ndjeja direkt këto kufizme.

Unë kam filluar si krijuese dhe realizuese e emisioneve në TVSH, pas vitit 1990,  kur nuk ekzistonin më këto kufizime. Problemi im i vetëm ka qënë pamja ime bjonde dhe buzeqeshja që konsideroheshin pak si të huaja, pasi këto me kanë nxjerrë herë pas herë probleme. Sa për të tjerat unë i përmbahesha strikt linjes kohore, nuk mund të shpertheja apo të shnderrohesha në një shoë girl, sepse nuk do të dilja kurrë në ekran.

 

 

Nacional:  Pas vitit 1990, televizoni shqiptar u hap, ju nënshtrua shumë reformave, pati zhvillime shpesh mbresëlënëse. Çfarë kujtoni nga kjo kohë ?

 

 

S.Braçe: Koha ka ecur në favorin tim. Pikërisht kur unë kam patur një pjekuri si prezentuese, kur unë kam qënë e gatshme për të krijuar emisione të mijat, për të qënë vetvetja,  në atë kohë erdhi  lira  aq e shumëpritur për kedo, sidomos për krjuesit e televizonit.

 

 

 - I kam mbeshtetur reformat e asaj kohe të cilat  më kanë sherbyer. Ndërkohë që liria dha rezultatet e saj shumë shpejt, u pasqyran, u reflektuan  në të gjithë jetët tona, që një krijimtari më e frytshme,  më e bukur për secilin nga ne, që nga zgjerimi i njohjeve me vende dhe kultura të tjera,por  edhe për të njohur më mirë njeri-tjetrin. Mësuam më shumë për shqiptarët në Kosovë, ish-Maqedoni, Mal të Zi, për emigrantët tanë që ishin të shumtë  që me  energjitë tyre në Europë dhe SHBA kishin prodhuar vlera për ato vende, por që nuk ishin lejuar të begatonin Atdheun e tyre, të kontribuonin për të. Domethën e njohëm më mirë vetën tonë, kombin tonë. Si rezultat i këtyre ditëve  në liri,  pata kenaqësira të pafundme në të gjitha udhëtimet  nëpër  botë ku takova emegrantët  tanë. Me ato koncerte   unë   përpiqesha që të përcillja tek ta  mesazhin  e Atdheut dhe njëkohësisht emocionet  më të fuqishme të atdhedashurisë. 

 

Nacional:  Keni aritur të shnderoheni në ikonë të televizonit shqiptar dhe shpesh në simbol të kësaj medie të madhe, si e keni perjetuar këtë famë dhe sukses të merituar në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë ?

 

 

S.Braçe: Kjo është dhurata e mrekullueshme që më ka bërë TVSH-ja mua. Ju më shumë mirësjellje ma dedikuat  këtë vlerë si të merituar, por do të thosha se TV ma ka dhënë një lloji statusi që e gëzon shumë jetën time, e që më kalimin e viteve po e kuptoj më mirë.  Nodshta ndikoi edhe kjo shkeputje nga ekrani prej 4-5 viteve që të arrij që të reflektoj dhe të ndiej më mirë. Nuk ka më lumturi se sa kur merr mesazhe admirimi nga të gjitha moshat dhe në të gjitha rrugët, drejtperdrjet ose nëpërmjet internetit, të cilët më shkruajnë më mijëra mesazhe. Unë  shfrytëzoi këtë intervistë në gazetën "Nacional" për t'iu  kërkuar  ndjesë që nuk u përgjigjem dot individualisht, pasi është e pamundur, madje do të thosha se pervec deshirës time për t'iu riktyer ekranit kam një presion të tmershëm nga fansat që ndonjëherë me kthet edhe në një ankth. I vlerësoj ata dhe mund të them se janë të sinkronizuar më deshiren time, por e perditshmja nuk më lejon ende të më ndodhë kjo gjë.  

Tani e kuptoj për shembull pse shumë gra të ekranit janë shkeputur aq herët prej tij, sepse familja, femijët kryesisht, qënkan një obligim shumë i madh dhe mbi të nuk ka.

 

 

 

Nacional: Sa e ndiqni botën e spektaklit në Tiranë dhe brezin e ri të prezentuesve ? A do  të dalloje ndonjerin prej tyre ?

 

 

S.Braçe: Patjetër që e ndjek gjithë jetën artistike në Shqipëri, Kosovë dhe në të gjitha trojet tona etnike. Ka arritje të paimagjinuara më parë. Jemi një popull tepër i talentuar dhe cdo gjë e jona më duket më e bukura në botë. Talenti embëlsia e zërit dhe portreteve, e gjuhës tonë , humori dhe inteligjenca, muzika dhe vallëzimi, janë emocionuese deri në palcë.

Sa për brezin e ri të prezentuesve i shoh më shumë dashuri dhe admirim si të të njejtit lloji me mua. Eshtë e vshtirë të dallosh prej  tyre, sepe cdo njeri prej tyre ka krijuar profilin  e vet dhe eshte pikërisht në programin që i shkon për shtat, që nuk krahasohet më tjetrin. Dhe këto programe  janë shumë të larmishme.  

 

 

Nacional: A do të kishe ndonjë keshillë për ata djem dhe vajza që deshrojnë t'i hyjnë botës së spektalit, cfarë mendoni ju se e bën të suksesshem një prezentues, pamja tërheqëse, oratoria, puna këmbëngulesë, besimi që i jep spektatori, apo   shpirti që jep në skenë ? Përvoja juaj ?

 

S.Braçe: Ju i thatë vetë, duhen të gjitha këto, por eksperienca është ajo që e kulmon këtë profesion. Nuk do të jap këshilla, por vetëm do t'ju uroja  rritje të natyrshme dhe të embel të gjithë kolëgve tanë të rinj.

 

 

Nacional:  Prej disa vitesh jeni larguar nga televizioni, sa e ndjeni këtë distancë, dhe cfarë është për një gazetare të famshme si Ju një shkeputje  e tillë ?

 

S.Braçe: Edhe shkeputja ime ishte e ëmbël me lindjen e djalit, pra nuk ka vend për ankesa dhe vuajtje deri tani, por në  qoftë se kjo zgjat më tepër nuk i di pasojat.

 

Nacional: Me cfarë është marrë Silvana këto vitet e fundit dhe a do të shohim në ndonjë prej televizoneve të Tiranës apo në ndonjë spektakël ?

 

 

S.Braçe: Këto 5 vjet unë kam jetuar në itali, por  nga skena nuk jam shkeputur. Kam marrë pjesë si prezentuese në desa koncerte të organizuara nga shqiptarët në Europë, ndërsa për në televizonet e Tiranës besoj se do të  kthehem më një projekt së shpejti.

 

 

 

 

 

 

Intervistoi Muje Bupapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TUBIM I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË HAIDELBERG TË GJERMANISË, PROMOVIM LIBRASH DHE PËRKUJTIM I FLAKËS SË JANARITNga ASLLAN DIBRANI (02.23.2010)
TË DENJË PËR ARINJ - FITUESIT E FESTIVALIT TË 60-TË NDËRKOMBËTAR TË FILMIT NË BERLIN (02.21.2010)
AL PACINO ZËVENDËSON ROBERT DE NIRON NË FILMIN POLICESK (02.18.2010)
DANIELLE CAMPBELL, YLLI I RI I DISNEY-T (02.16.2010)
LAMTUMIRË KËNGËTARIT TË 'MY SHARON', DOUG FIEGER (02.15.2010)
RINGJALLET METROPOLIS (02.13.2010)
LADY GAGA I BËN NDERIME ALEXANDER MCQUEEN-IT (02.12.2010)
"Gëzuar ditëlindjen, Berlinale!" (02.11.2010)
Polanski i munguar mbizotëron Festivalin e Berlinit (02.09.2010)
Ka vdekur kompozitori jazz John Dankworth (02.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]