VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Historia e pabesueshme tragjike e Anë Nikolë Smith tani muzikal në Royal Opera House

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 08:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Historia e pabesueshme tragjike e Anë Nikolë Smith tani muzikal në Royal Opera House
E Enjte, 02.12.2009, 09:04pm (GMT+1)

Voal-online Jeta e saj i ka ngjasuar një komedie tragjike, por tani do të jetë një vepër muzikore, me një mesazh serioz dhe melankolik. Anna Nicole Smith, ish vajza kopertinë e revistës Playboy, që u martua me një miliarder tetëdhjetëvjeçar, luftoi padobi në një gjykatë për të marrë pjesën e trashëgimisë pas vdekjes së të shoqit dhe vdiq edhe ajo vetë në rrethana misterioze pak vjet më vonë, do të jetë subjekt i një opere të re, shkruar e muzikuar posaçërisht dhe të cilën Royal Opera House (Shtëpia Mbretërore e Operës) do ta çojë në skenën e teatrit Covent Garden më 2011. Këtë e ka bërë të ditur, në mënyrë krejt befasuese ky institucion i famshëm kulturor britanik për të përditshmen Guardian, e cila ia ka kushtuar kësaj ngjarjeje krejt faqen e saj të tretë.

"Nuk do të jetë një spektakël bazuar në gossip, në skandale," siguron Elaine Padmore, drejtoreshë e Covent Garden. "Do të jetë një opera e njerëzishme, e trishtë dhe që bën të reflektosh. Do ta tregojë historinë e një vajze të re e të bukur që takohet me një miliardar i cili ndodhet në karrocë vetëlëvizëse dhe me të cilin martohet, por nuk do të jetë vetëm biografia e

Anna Nicole Smith, por një parabolë mbi famën dhe pasojat që ka ajo për njerëzit që gëzojnë famë. Historia e saj mund të jetë edhe emocionuese e do të përmbajë disa të vërteta universale për dobësinë njerëzore."

Padmore e krahason për disa cilësi me "La ragazza del West" të Puccini-t dhe "Lucia di Lammermoor" të Donizetti, vendosur në ditët tona: "Një mënyrë e të shikuarit ose të të rishikuarit të një pjese të jetës së Amerikës para Obama. Vetëm për faktin se një person përfundon në tabloidet skandalistike shton drejtoresha e teatrit prestigjioz operistik londinez nuk do të thotë që duhet të ketë të njëjtin trajtim në skenë."

Në tabloide, padyshim, Anna Nicole ka qenë mysafire e përhershme në një kohë të gjatë. Jeta e saj mund të lexohet, nëse jo si një opera, si një telenovelë pa mbarim. Lindur me emrin Vickie Lynn Hogan më 1967 në Texas, u martua para se ta mbarojë shkollën e mesme me një koleg me të cilin punonte në një restorant fast food. Pastaj zbulon kirurgjinë plastike, mbush gjinjtë me silikon, përfundon në revistën mujore Playboy e në night club si "pole dancer". Kur ishte 26 anni u martua me J. Howard Marshall, miliarder i paralizuar 89 vjeç: martesa nuk zgjati shumë, u ndërpre nga vdekja e atij. Anna pagoi avokatët më të mirë për ta mbrojtur të drejtën e saj të merrte të paktën një pjesë të trashëgimisë së tij si bashkëshorte, ndërkohë që bijtë e të cilit thoshin se ajo kishte mashtruar dhe ishte martuar me babain e tyre vetëm për paratë e tij. Pas një morie gjyqesh ajo mbetet pa asgjë. Ndërkohë është majmur pa masë. Pastaj u dobësua pa masë. Shndërrohet në objekt të kamerave ditë e natë duke e rrëfyer jetën e saj të përditshme në një reality show komik. I vdes i biri i lindur prej martesës së parë; dhe pesë muaj më vonë, më 2007, vdes edhe ajo, nuk dihet pse.
Projekti do të realizohet nga Royal Opera House dhe do të ketë një ndër realizuesit kryesorë një ndër më të famshmit e muzikës së sotme britanike, Mark Anthony Turnage, i cili shkruan muzikën; Richard Thomas, bashkautor i muzikalit popullor "Jerry Springer at the Opera", shkruan libretin. Interpretja e Anna Nicole nuk është zgjedhur ende.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sindi Krauford ndër mbretëreshat e pashfronëzueshme të bukurisë (02.12.2009)
Topi dekoron artistin popullor Ali Mula me Urdhrin e Mjeshtrit të Madh (02.12.2009)
Studentët braktisin sallën ku referon Gynter Gras për librin e tij më të ri "Nga Gjermania për në Gjermani" (02.09.2009)
Në Los Anxhelos edicioni i 51-të i Oskarëve të Muzikës - Çmimeve Grammy Awards - Triumf për Plant dhe Krauss (02.09.2009)
Xhon Apdajk kishte persiatur për vdekjen në një poezi të re (02.02.2009)
Oprah Winfrey në 55 vjetorin e saj (01.29.2009)
Lamtumirë shkrimtarit amerikan Xhon Apdajk (01.28.2009)
Xhon Belushi gjeniu shqiptar i skenës dhe ekranit botëror (01.24.2009)
ZJARR DHE AKULL ROBERT FROST POETI I PARË QË LEXONTE POEZI NË NJË INAUGURIM PRESIDENCIAL (01.20.2009)
Hollivudi nuk e kandidon për Oskar filmin Gomorra (01.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]