VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TRIUMF NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 03:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
TRIUMF NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR
E Martë, 06.29.2010, 11:09am (GMT+1)

Aktori Nik Xhelilaj shpallet si aktori më i mirë, ndërsa juria e nderon filmin me çmimin special

Filmi "Shqiptari" merr dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Moskës

Ende pa u shfaqur premierë në kinematë e Tiranës, filmi "Shqiptari", një bashkëprodhim shqiptaro-gjerman, u nderua me dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, që këtë qershor shënoi edicionin e 32-të. Protagonisti i filmit, aktori shqiptar Nik Xhelilaj u vlerësua si, "Aktori më i mirë", duke "rrëmbyer" kupën "Silver George". Në këtë eveniment, i gjithë filmi u nderua me çmimin special të jurisë, duke marrë kupën e dytë të festivalit.

"Shqiptari" është një bashkëprodhim shqiptaro-gjerman, i mbështetur nga Qendra Kombëtare Kinematografike. Regjisori i filmit është Johannes Naber, i cili pak muaj më parë së bashku me kastën e aktorëve, shqiptarë dhe të huaj, ka realizur xhirime dhe në Shqipëri, kryesisht në Tropojë, pasi protagonisti i filmit është një emigrant shqiptar nga kjo zonë në veri të Shqipërisë, që interpretohet nga Nik Xhelilaj. Historia e të riut shqiptar që emigron për të siguruar një shumë parash për t'u martuar me vajzën që dashuron, është një histori e shkruar nga 5 autorë, mes të cilëve Andeta Spahivogli dhe regjisori i filmit, gjermani Naber. Aktori 27-vjeçar, Nik Xhelilaj, i cili ka qenë protagonist dhe në dy filma të tjerë "Trishtimi i zonjës Shnajder", i regjisorit Piro Milkani dhe "Gjallë", i regjisorit Artan Minarolli, realizuar vitet e fundit, është shprehur për një të përditshme se, regjisori Johannes Naber e kishte përzgjedhur si personin e duhur për rolin e një shqiptari tipik, që di të dashurojë. "Është një film ku ka shumë varfëri materiale dhe shumë pasuri shpirtërore dhe për të arritur një lojë të mirë duhet spontanitet, vërtetësi. Luaj me aktorë të mirë si: Yllka Mujo, Çun Lajçi, Amos Zaharia, dhe një aktore e re nga Kosova, që është dhe e dashura ime në film", është shprehur Xhelilaj. Producentë të filmit janë Boris Schönfelder dhe Dritan Huqi, ndërsa drejtor fotografie Sten Mende. Siç ka bërë të ditur producenti shqiptar, pas konkurrimit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, "Shqiptari" pritet të përfaqësohet në Festivalin e Filmit në Mynih, në seksionin "New German Cinema", që do të zhvillohet nga 28 qershori -1 korrik, ndërsa më 5 korrik do të marrë pjesë në një tjetër evenimet të rëndësishëm të filmit, "Karlovy Vary International Film Festival", në kategorinë "East of the West".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHTËPIA BOTUESE "NACIONAL" PROMOVON TË HËNËN ROMANIN "SEKRETI I VARRIT TË VETMUAR" TË RESHAT KRIPËS (06.27.2010)
SHUHET SADRI AHMETI, POETI I GJUHËS SË EZOPITNga BEDRI MYFTARI (06.27.2010)
SH.B. NACIONAL NXORI LIBRIN PËR FËMIJË "KUÇEDRA DHE DRAGOI" TË SHKRIMTARES VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (06.26.2010)
FLORI BRUQI - TRIUMF SHQIPTARNga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.24.2010)
KA VDEKUR INFERMIERJA E FOTOGRAFISË SIMBOL TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (06.23.2010)
PRINCE KTHEHET NË EVROPË (06.20.2010)
PROZA NË DORËSHKRIM E MARK TWAIN KUSHTUAR SË BIJËS SHITET $242500 (06.19.2010)
ANKAND: DORËSHKRIMI I LENONIT 1.2 MILIONË DOLLARË (06.19.2010)
THEDE KAHL: RUMUNËT DHE ARUMUNËT DALLOJNË NGA NJËRI TJETRI (06.19.2010)
UNIVERSITETI NEHEMIA ME MODEL TË RI STUDIMI (06.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]