VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PREZANTOHET ROMANI "GOJA E BOTËS" I SHKRIMTARIT TË NJOHUR ZIJA ÇELA

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 01:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
PREZANTOHET ROMANI "GOJA E BOTËS" I SHKRIMTARIT TË NJOHUR ZIJA ÇELA
E Mërkurë, 06.30.2010, 08:58am (GMT+1)

Një vit pas botimit të romanit "Sos, një buzëqeshje", shkrimtari Zija Çela i dhuron lexuesit romanin e ri

Një vit pas botimit të romanit "Sos, një buzëqeshje" shkrimtari Zija Çela, i dhuron lexuesit romanin e ri, "Goja e Botës", i cili u prezantua sot në mjediset e Teatrit të Metropolit në Tiranë. Në këtë roman, Çela flet për qytetin imagjinar të Fifarës ku personazhet dhe ngjarjet e vendosur në skenë janë frymëzuar nga Hamleti, ku për komunikimin njerëzor, nuk ka nevojë për shtirje dhe as për poza. "Mbas 20 vjetësh, mendoj që njerëzimi ka një mur të përjetshëm, kurrizi i njeriut, pasi sa herë që dy njerëz i kthejnë shpinën njëri-tjetrit, kanë ngritur në mes një mur mes tyre ku ndërpritet komunikimi, dashuria, marrëdhëniet, etj", rrëfen autori. Duke e konsideruar veten si një shkrimtar realist që shkruan për realitetin absurd, Çela shprehet se, nuk është kundër letërsisë rozë, apo të ashtuquajturës letërsia e shezlongjeve. Romanin "Goja e Botës", kritika e ka cilësuar si të fundit të një triptiku që nis me "Las varrezas" dhe me "Sos, një buzëqeshje". Vetë Çela shprehet se, "këto janë romane me një pavarësi të plotë dhe një botë e tërë që i rrethon. Ky nuk është një triptik i mbyllur, përsa kohë që do të shkruaj, se kjo do të jetë kur të shkruhet romani im i fundit". Poeti Arjan Leka shpjegon se "Goja e botës" ka një fabul të thjeshtë, ndërsa mjeshtëria qëndron tek struktura e rrëfimit.

Zija Çela është një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë së sotme shqiptare. Ai lindi në vitin 1946 në Shkodër dhe ka studiuar për Gjuhë-Letërsisë. Autor i tregimeve realiste e plot frymëzim rinor, për aq sa mund të flitej për realizmin në atë kohë kur arti e letërsia kontrollohej rreptësisht, me stilin e veçantë me tregime si "Ne jetojmë në Has" do të paraqitej para lexuesve me vëllime të reja që tregonin konsolidimin e tij si shkrimtar.

Suksesi në letërsi e solli shkrimtarin Zija Çela si drejtues i gazetës "Drita" për disa vjet me radhë. Ai njihet jo vetëm si tregimtar, por edhe si autor romanesh të suksesshme si, "Pëllumbat e janarit" (1979) "Mali i tejdukshëm" (1989), "Gjaku i dallëndyshes" (1990), "Një fjalë me lejen e Zotit" (1995), "Gjaku im i errët" (2002), "Las Varrezas" (2005), "SOS, një buzëqeshje" (2009), etj.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TRIUMF NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR (06.29.2010)
SHTËPIA BOTUESE "NACIONAL" PROMOVON TË HËNËN ROMANIN "SEKRETI I VARRIT TË VETMUAR" TË RESHAT KRIPËS (06.27.2010)
SHUHET SADRI AHMETI, POETI I GJUHËS SË EZOPITNga BEDRI MYFTARI (06.27.2010)
SH.B. NACIONAL NXORI LIBRIN PËR FËMIJË "KUÇEDRA DHE DRAGOI" TË SHKRIMTARES VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (06.26.2010)
FLORI BRUQI - TRIUMF SHQIPTARNga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.24.2010)
KA VDEKUR INFERMIERJA E FOTOGRAFISË SIMBOL TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (06.23.2010)
PRINCE KTHEHET NË EVROPË (06.20.2010)
PROZA NË DORËSHKRIM E MARK TWAIN KUSHTUAR SË BIJËS SHITET $242500 (06.19.2010)
ANKAND: DORËSHKRIMI I LENONIT 1.2 MILIONË DOLLARË (06.19.2010)
THEDE KAHL: RUMUNËT DHE ARUMUNËT DALLOJNË NGA NJËRI TJETRI (06.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]