VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VLERA TË REJA RUMUNE NË GJUHËN SHQIPE - POEZIA DHE PËRJETËSIA FEMËRORENga ALBERT KOVÀCS

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 09:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

VLERA TË REJA RUMUNE NË GJUHËN SHQIPE - POEZIA DHE PËRJETËSIA FEMËRORE

Nga ALBERT KOVÀCS


E Enjte, 07.01.2010, 04:18pm (GMT+1)

 

(Viorela Codreanu-Tiron, Dhurata e dashurisë, vëllim bilingv, i përkthyer në gjuhën shqipe nga Baki Ymeri, Editura Biodova, Bukuresht, 2010)

Duke lekturuar poemat e këtij vëllimi mbetemi të kapluar nga bukuria e pastër që shndrit në çdo faqe. Na përfshin forca e stuhisë së ëmbël të afektivitetit, sinqeriteti i papërkufizuar, guximi për afirmimin e hijeshisë së trupit dhe të dashurisë polivalente në konditat humane-femërore moderne, aspak të thjeshta, madje të kërcënuara. Kjo ekzistencë është e prekur nga pasioni i thellë, fshehtësia duke e përulur luciditetin e intelektit me të vërteta supreme dhe fuqinë e mirësisë, të njerëzores përmes zhdërvjelltësisë së instiktit, instrument i vetëmbrojtjes dhe vetafirmimit që vjen përmes shtigjeve të senzualitetit, egzaltimit erotik dhe dhuratës së dashurisë. Po, dhurata e dashurisë së gjithëfuqishme dhe diskrete, e cila duket të jetë, krahas bukurisë edhe një fshehtësi/enigmë, fundament i paluhatshëm i përjetësisë femërore.

Gruaja, porsi burri, është para së gjithash njeri. Para se të jetë rumun, shqiptar, hungarez apo francez. Apo, para se të jetë poete. Dhe, mirëkuptohet, është e barabartë me burrin në të gjitha pikëshikimet. Por, është në të njëjtën kohë, ndryshon si trup dhe shpirt. Kush i ngatërron/përmbys gjërat në planin ideatik, juridik apo pragmatik këto dy sekse (përmes "martesës" homoseksuale apo lesbiane) është në kundërshtim me ligjet e natyrës dhe provokon mbarimin apokaliptik të qytetërimit human. Ky gjykim, natyrisht, nuk përjashton, por implikon tolerancën dhe kompasionin. Identiteti seksual favorizon (dhe defavorizon) njohjen racionale, gruan në botën e afektivitetit. Realiteti psikologjik, i kushtëzuar nga shkaqe sociale, ka mbetur ndërkaq shumë kohë pa efekte në planin e krijimtarisë artistike. Kështusoj, ndoshta në siguri paraprin ndjeshmëria, njohja intuitive ndaj asaj racionale, por poetët e mëdhenj të Rilindjes dhe kohërave moderne kanë qenë, pothuajse pa përjashtim, burra. Deri në shekullin e XX, kur paraqitet një Marina Cvetaeva, një Ana Ahmatova, Nemes Nagy. Apo në letërsinë rumune një konstelacion i terë talentesh, si Magda Isanos, Ana Blandiana, Angela Marinescu, deri te Monica Pillat, apo Viorela Kodreanu.

Viorela Codreanu Tiron zotëron në këtë konstelacion një vend të veçantë. Universi i saj bazohet mbi fundamentin real të ekzistencës sonë, në një epokë të prekur nga kërcënimi. Është po ai univers poetic që fanitet në tërë letërsinë universal modern, nën shenjën e tëhuajësimit dhe vetmisë, ndërsa në kontekstin e postmodernizmit, nën shenjën e refuzimit fatal të vlerave autentike: në komunikim dhe dashuri, në bukuri, vërtetësi dhe mirësi. Poetja në aktualitet krijon shëmbëlltyrën e konditës humane aktuale, me shpartallimin në plan të parë... Protesti, dhembja, shpresa mbeten në nëntekst. Viorela Kodreanu vepron tejtërsoj. Vetëm në motonë e vëllimit të shpie në botën ekzistenciale, e kërcënuar rëndë permes fjalëve në librin e Jovit: "harfa ime është shndërruar në instrument vajtimi dhe kavalli im nxjerr fjalë vajtimtare". Që në poezinë e parë ballafaqohemi me një Muzë të travestuar, një lloj lutje, e shprehur me forcÅŸ të kapshme artistike, me një ndjenjë të thellë të dhurimit, dëshirë për ta ndalur kohën kaotike, ndërsa në vazhdim vjen ajo e vrasjes së errësirë që revelohet në Ëndrrën e qelqtë, ku fanitet hipostaza e parë e dritës mbrojtëse që na përshëndet.

Fill pas kësaj implikohen edhe motive tjera: dogana e gjumit, dogana e ëndrrave me kuptimin e parÅŸ që sugjeron Atdheu i Premtimit, pas të cilit pason bota e ëndrrës erotike, e sugjeruar, si dhe ajo e ëndrrës së shembur në bardhësinë e gjumit të pagjumë. E krijuar nga qendra e motiveve kontrastuese, krejt libri është një vepër e vetme, një vepër e vërtetë që e ncit lexuesin t'i kuptojë mikropoemat si pjesë në vete, të mishëruara njëra me tjetrën në mbretërinë e fjalëve. Por në çdonjërën nga to jehon dhe tingëllon po ajo simfoni polifonike e motiveve poetike. Në të njëjtën kohë, mikropoemat kanë një strukturë aforistike me rima filozofike polare, me stilin e pasur me oksimoroma dhe reflekse të dendura ndaj paradokseve të dukshme apo të fshehura.

Motivet janë të llojeve të ndryshme, edhe si mbështetës objektual, arhetipal, psikologjik, edhe si domethënie. Matriça e tyre e vërtetë është polivalenca dhe origjinaliteti. Në sipërfaqe sistemi i motiveve as që vërehet. Secila domethënie /sugjestion, ka një statut aktiviteti, emocioni, përjetimi eutentik të autorizuar nga një sinqeritet në substance e saj absolute. Në kontekstin e këtyre motiveve poetike origjinale, identifikojmë një game motivesh fundamentale dominante. Poeti/poetja e merr përsiprë deri në pikën e fundit të gjakut, deri në frymën e fundit të shpirtit, ekzistencën e dyfishtë të burrit dhe të gruas. Janë të kapluara deri në shkallën më të lartë të besnikërisë, trupi, shpirti, ekzistenca dhe kërcënimi, dashuria e dhembshme, reciproke dhe e refuzuar, besimi dhe mosbesimi.

Në qendrën e universit artistic real/imagjinar, gjendet kshtusoj vetëdijësimi i ekzistencës, motive ontologjike. Për atë ajo nis nga motivet arhetipale, nga elmentet si dheu, qielli, uji dhe zjarri, nga zemra, duart, qielli dhe yjet. Domethënieve të akumuluara gjatë rrjedhës së historisë së qytetërimit, u shtohen kuptime të reja, përjetime personale. Fluksi i tekstit poetic shquhet përms koncertit armonik/disharmonic të motiveve, përmes lëvizjes dialektike të polariteteve nga shpirti i qenjes humane, përmes përjetimit pa rezervë të shpirtit, ngazëllimit dhe hijeshisë. Në poezinë rumune femërore, Viorela Codreanu, porsi Monica Pillat, shquhet përmes shprehjes së theksuar të përjetësisë femërore, përmes shpalosjes së motiveve afernte, omniprezente dhe plenare.

BIBLIOGRAFI

Viorela Kodreanu Tiron u lind në Bërlad të Moldovës, më 8 prill 1954. Shkollimin fillestar dhe Kolegjin e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin Sanitar në Jash, Institutin e Statistikës dhe Sekretariatit në Vaslui, Fakultetin e Shkronjave në Bukuresht. Debutoi në shtypin letrar më 1969, në revistën e Cenaclum të Liceut "Ghe. RoÅŸca Codreanu" në Bërlad. Udhëheqëse klubi letrar dhe bashkëpunëtore revistash të mirënjohura letrare si România literară, Convorbiri literare, Luceafărul, Poezia etj. Ka bashkëpunuar me shkrimtarë eminentë të letërsisë rumune, si, Cezar Ivanescu, Ion Holbana, Romul Munteanu, Mircea Aurel Buiciuc, Denisa Comănescu, Gellu Dorian etj. Aktivon në si-te letrare dhe administron site-në e Fundacionit Dostojevski. Intervista në Radio dhe Tv. Bibliografi letrare: Murosje në qiell, Ed. Axa, Botoshan, 1996; Stinë armiqësore, Ed. Axa, Botoshan, 2000; Syri i gjumit-dhurata e dashurisë, Editura Mustang, Bukuresht, 2005; Az alom szeme-a szerelem varazsa, në përkthimin hungarisht të Horvath Dezideriu, Ed. Arania, Brashovë, 2006; Fshehtësia, vëllim bilingv rumanisht/rusisht, Editura e Fundacionit Est-Vest, Bucuresht, 2007, përkth. Elena Loghinovski, Vëllimi Magjia e çastit, Editura Anamarol, Bucuresht, 2010; Darul iubiri Dhurata e dashurisë (edicion bilingv, rumanisht-shqip, Bukuresht, 2010. Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, prezente në antologji të ndryshme poetike, e përkthyer në rusisht, ukrainisht, hungarisht, shqip etj. Për vlerat e poemave të saja kanë shkruar pena të mirënjohura si: Romul Munteanu, Nicolae Prelipceanu, Dan Stanca, Cornelia Maria Savu, Albert Kovács, Viorel Sânpetrean, Horia Zilieru, Lucian Alexa etj.

ALBERT KOVACS


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PREZANTOHET ROMANI "GOJA E BOTËS" I SHKRIMTARIT TË NJOHUR ZIJA ÇELA (06.30.2010)
TRIUMF NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR (06.29.2010)
SHTËPIA BOTUESE "NACIONAL" PROMOVON TË HËNËN ROMANIN "SEKRETI I VARRIT TË VETMUAR" TË RESHAT KRIPËS (06.27.2010)
SHUHET SADRI AHMETI, POETI I GJUHËS SË EZOPITNga BEDRI MYFTARI (06.27.2010)
SH.B. NACIONAL NXORI LIBRIN PËR FËMIJË "KUÇEDRA DHE DRAGOI" TË SHKRIMTARES VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (06.26.2010)
FLORI BRUQI - TRIUMF SHQIPTARNga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.24.2010)
KA VDEKUR INFERMIERJA E FOTOGRAFISË SIMBOL TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (06.23.2010)
PRINCE KTHEHET NË EVROPË (06.20.2010)
PROZA NË DORËSHKRIM E MARK TWAIN KUSHTUAR SË BIJËS SHITET $242500 (06.19.2010)
ANKAND: DORËSHKRIMI I LENONIT 1.2 MILIONË DOLLARË (06.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]