VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PORTRET I NOBELISTIT PËR LETËRSINË MARIO VARGAS LLOSA

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 04:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
PORTRET I NOBELISTIT PËR LETËRSINË MARIO VARGAS LLOSA
E Djelë, 10.10.2010, 06:06pm (GMT+1)

 

Pllakat me portretin e Nobelistit për letërsinë 2010 Mario Vargas Llosa në Panairin e Librit në Frankfurt.

Laureati i kurorëzuar vonë Mario Vargas Llosa ka filluar të shkruajë shumë herët. Ai ishte 26 vjeç, kur botoi romanin e tij të parë "Qyteti dhe qentë" , një larje hesapesh me qarqet më të mira të Limës.

Vetë Llosa, i lindur me 28 Mars 1936 në Argjentinë, vinte nga një familje e shtresës së lartë. I ati punonte që atëherë gazetar në radio. Edhe i biri shkroi më vonë së pari për gazeta të ndryshme dhe pastaj për "Radio Panamerica" në Lima, përpara se t'i kushtohej shkrimeve. Ajo, që e nxiste që në fillim autorin peruan, ishte angazhimi i tij politik.

Edhe Llosa ka qenë dikur mbështetës i Castros

Si shumë shkrimtarë latinoamerikanë të brezit të tij edhe i riu Llosa bënte fillimisht pjesë te ithtarët e zjarrtë të revolucionit të udhëhequr nga Fidel Castro. Kjo ndryshoi menjëherë pas aferës "Padilla" të vitit 1971, kur një autor i njohur kuban u detyrua të inkriminonte vetveten. Që atëherë për Llosa-n ishte suspekte çdo formë e fanatizmit politik, qoftë e majtë, apo e djathtë. "Unë e dua lirinë", shprehu ai qendrimin e tij në gazetën ditore argjentinase "La Nacion". Prandaj si sulmon diktatorët, "edhe kur janë të majtë si Castro, apo Chavez. Por a jam për këtë arsye i djathtë? Vetëm sepse kritikoj të majtët dhe nuk gëlltis, atë që ata janë shpesh të gatshëm të gëlltisin, deri te nacionalizmi dhe racizmi?"

Kundër çdo diktature - Nobelisti Llosa u nderua edhe për kritikën sociale.

Vendim me efekt sinjali politik?!

Llosa është një autor i pasionuar, i cili në esetë, romanet dhe librat e shumtë porosit gjithnjë qytetarët amerikanolatinë që të mos ngrenë lehtë në qiell politikanët karizmatikë si shpëtimtarë të popullit dhe t'i pajisin me autoritet, nga i cili ata kthehen nganjëherë shpejt në diktatorë të pashembullt. Autori 74 vjeçar nuk u beson utopive të mëdha të komunizmit, të socializmit dhe turbo-kapitalizmit të shfrenuar. Dhe ka shumë të ngjarë që të ketë qenë pikërisht ky qëndrim skeptik, humanist-konservator, i cili ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në vendimin e jurisë në Oslo.

Me vendimin për të nderuar Llosan komiteti i çmimit Nobel i mbetet besnik linjës së tij, për të nderuar shkrimtarë jo vetëm për vlerat e larta letrare, por edhe për kritikën sociale. Vitin e kaluar me Herta Müllerin komiteti prezantoi një laureate, që në veprat e saj kujton fatin prej viktime të pakicës gjermane në Rumaninë e sotme, më parë nderoi autorin turk, kritik ndaj regjimit, Orhan Pamuk (2006), kundërshtaren e kapitalizmit austriak, Elfriede Jelinek (2004), të mbijetuarin e Ausschvicit, Imre Kertesz (2002) dhe disidentin kinez, Gao Xingjian (2000). Të gjitha përzgjedhje, që mund t'i cilësosh edhe si porosi politike.

Armiqësi-miqësi me García Márquez

Që kur Llosa 1990 kandidoi në Peru pa sukses për postin e presidentit, ai nuk konsiderohet vetëm si instancë letrare, por edhe si zë i matur i një neoliberalizmi të moderuar në një kontinent, të cilin përndryshe e sundojnë profetët e socializmit. Nga kjo u ftoh fillimisht marrëdhënia kolegjiale me laureatin e dytë të Amerikës Latine, kolumbianin Gabriel García Márquez. Në fakt të dy i lidh një filozofi dhe karrierë e ngjashme letrare. Si Márquez dhe Vargas Llosa si autorë ndjekin konceptin e "realizmit magjik", i cili dëshironte ta çonte lexuesin tek një e vertetë "më e lartë", duke përzier me vetëdije me njëri-tjetrin realitetin dhe fantazinë. "Të shkruash romane", thoshte një herë Llosa për konceptin e tij , "është të ngresh krye kundër realitetit dhe kundër Zotit", por romani duhet në të njëjtën kohë "të jetë zhytur deri në fyt në jetën e rrugës, në përvojën e komunitetit dhe të bëhet kështu një pasqyrë e historisë së kohës."

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRPUNIMI I SË KALUARËS NË LETËRSI - DIKTATURA USHTARAKE NË LETËRSINË BASHKËKOHORE ARGJENTINASE (10.07.2010)
KONTRIBUTI I SHKRIMTARIT RALF ELISSON NË LETËRSINË AMERIKANE (10.04.2010)
DIMENSIONI I LIRISË dhe TË GUXOSH PËR JETËNDy proza të reja nga MIMOZA DAJÇI (10.03.2010)
KOMPJUTERAT E SË ARDHMES (10.01.2010)
KALENDARI KULTUROR I TETORIT (10.01.2010)
PËR NJË TITULLNga MIMOZA DAJÇI (09.26.2010)
THUAJA HËNËSNGA VEHBI SKËNDERI (09.22.2010)
PERU: ËSHTË ZBULUAR NJË QYTET I HUMBUR (09.20.2010)
SUSAN BOYLE HYN NË GUINNESS TË REKORDEVE (09.20.2010)
JENNIFER LOPEZ TEK "AMERICAN IDOL" PËR 12 MILIONË DOLLARË (09.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]