VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KRISTINA MELO SI ZOG NË PEMËN E DIASPORËSNga KËZE KOZETA ZYLO

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 09:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

KRISTINA MELO SI ZOG NË PEMËN E DIASPORËS

Nga KËZE KOZETA ZYLO


E Mërkurë, 11.10.2010, 10:50pm (GMT+1)

Zëri i vogëlushes së shkollës shqipe Kristina Melo në SI, New York, dhe doçkat e kësaj ëngjëlloreje që fluturonin mbi tastierën e pianos, magjepsën të ftuarit, pjesëmarrësit, prindërit dhe nxënësit që kishin ardhur enkas për këtë koncert.

Dy sytë e saj ndritnin si xixëllonja nga gëzimi, kur filloi të luajë në piano dhe të këndojë për të ëmblën gjuhën shqipe me fjalët: "Gjuhën shqipe dua ta mësoj, do ta shkruaj ta lexoj", dhe duke vazhduar me vargjet e Naimit:

"Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël sa e gjerë, sa e lehtë sa e lirë, sa e bukur sa e vlerë", që tashmë jane bërë hymn për gjuhën shqipe.

Interpretimi i saj në gjuhën amtare u prit me duartrokitje të zjarrta, me thirrjet bravo, bravo...ishin vargje që të emocionin pasi vetë kjo shkollë e hapur në Staten Island, New York, këtë qëllim madhor ka: "T'ju mësojmë fëmijëve të Diasporës:

"GJUHËN SHQIPE"!

Vogëlushja pesë vjeçare dukej si një fluturz e bukur, jo vetëm që dinte të luante në piano, por ishte dhe një këngëtare e shkëlqyer.

Pas këngëve në shqip ajo filloi të luajë ëmbëlsisht pjesë nga Bethoveni, "Ode to Joy", "Animal band", "Indian song", "Egyptian ballet dance", "Lay all love on me",

(from ABBA), "Somewhere over the rainbow".

Tepër e veçantë dhe krejt ëndërruese ishte kur në skenë erdhi prof.Petrika Melo dhe filloi të luajë në piano si: "Maybe" (Annie from Broadway Show), apo "Tomorrow"

(From Annie).

Ndërsa babai i saj maestro Melo luante në piano, Kristina e bija e tij këndonte.

Kjo ishte vërtetë një mrekulli, shpirt i muzikës shqiptare, ngjizur në zemrat e emigrantëve, po shfaqej në këtë magji skene, me atin dhe bijën duke luajtur dhe kënduar së bashku.

Çdokush thoshte se këtë gen ajo e ka të trashëguar nga i ati i saj prof. Petrika Melo, i cili është integruar intelektualisht në tokën e bekuar pranë shkollës amerikane të muzikës!

E dëgjoja vajzën e vogël dhe ndërkohë shikoja prindërit e saj të lumtur dhe krenarë për këtë arritje të bijës së tyre.

Ornela, e ëma e vajzës nuk mund t'i fshinte lotët dhe emocionet që kishte, njëkohësisht më shtonte dhe më shumë dashurinë dhe respektin për punën e saj që ka bërë për Kristinën. Ajo jo vetëm po e mëson të luajë në piano, por dhe po e sjell në shkollë të flasë dhe të shkruajë të ëmblën gjuhë shqipe.

Edhe mësueset Blerina dhe Mira ishin tepër krenare që në shkollë iu ka ardhur një nxënëse kaq e talentuar.

Në fund të koncertit mësuesja e saj Mira, në emër të themeluesit të shkollës shqipe Qemal Zylo dhe bordit i dhuroi një buqetë me lule të freskëta, artistes së ardhshme të Diasporës.

Edhe një nënë e re e sapoardhur atë ditë Greta Thaci, me të drejtë thoshte, që vetëm tekstet e këngëve që po këndonte Kristina, vlejnë shumë për të na frymëzuar që t'i mësojmë fëmijët tanë që lindin këtu në Amerikë, për të shkruar dhe folur shqip.

Ndërsa e dëgjoja me vëmendje Gretën, në mendje më endeshin disa nga vargjet e Gjergj Fishtës për gjuhën shqipe, të cilën thotë shkrimtari i Kombit, s'duhet ta harrojmë kurrë.

Ja disa nga vargjet:

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.

E shikoja djalin e Gretës, Xhonin të cilin e kishja ulur krah meje, që dhe pse i vogël në moshë, që ditën e parë ra në dashuri me klasën dhe mësimin shqip dhe kërkonte që të vinte rregullisht në shkollë.

Ishte dita e pare për të, e kishte sjelle pianistja e vogël, që edhe pse në këtë moshë ajo ka marrë përsipër një mision nga më fisnikët, që me pianon dhe me zërin e saj të cicërijë ëmbëlsisht si një zogëz e bukur në pemën shqiptare të Diasporës!

Ishte koncerti i pare i artistes, rilindases së vogël, një koncert që e debutoi pranë shkollës shqipe, aty ku ajo mori bekimin nga alphabeti shqip, 36 shkronjat hyjnore!

Duke ndjekur koncertin e saj të parë, jam e bindur se artistja Kristina Melo, një ditë do të jetë një artiste e madhe, që do të nderojë jo vetëm Shqipërinë, origjinën e të parëve, por dhe Amerikën ku lindi dhe po rritet.

Nëntor, 2010

Staten Island, New York Marrë nga gazeta "Illyria", NO 2000, New York

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KËZE KOZETA ZYLO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAS "BOTA SOT" PËR MADAME CALY-REY EDHE NJË MIRËNJOHJE NGA DIASPORA (11.10.2010)
ANILDA IBRAHIMI SË SHPEJTI NË GJERMANISHT (11.07.2010)
Intervistë në Prishtinë me pilotin e pavarësisë Xhejms BerishaSI IU SHPËTUAN BALENAVE TË OQEANIT PILOTI XHEJMS BERISHA DHE SHOQËRUESI DURIM ELEZI NGA PRESHEVA GJATË AVENTURËS NË KËRKIMIN E NJOHJEVE TË PAVARËSISË (11.06.2010)
SI MUND TË LEGALIZOHEN EMIGRANTËT NË BRITANI (11.06.2010)
NJË KOMB, NJË FLAMUR DHE NJË GJUHË, PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO QË JANË(Intervistë me profesorin FEHMI KELMENDI nga Zvicra) (11.05.2010)
BIZNESET E SHQIPTARËVE NË GJERMANI (11.04.2010)
ÇFARË KA NDODHUR NGA VITI 2006 DERI TANI ME INTEGRIMIN E TË HUAJVE? (11.04.2010)
SAMITI I INTEGRIMIT NË GJERMANI - PLAN KOMBËTAR AKSIONI (11.04.2010)
GAZMEND TURDIU VIZITOI ZYRËN E REDAKTORIT TË GAZETËS KOMBËTARE "BOTA SOT" NË GJENEVË (11.03.2010)
NJË MANIFESTIM DINJITOZ KUSHTUAR KOSOVËS NË BUKURESHT:KOSOVA LETRARE DHE GOLGOTA KOSOVARENga BAKI YMERI (11.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]