VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ANILDA IBRAHIMI SË SHPEJTI NË GJERMANISHT

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 10:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
ANILDA IBRAHIMI SË SHPEJTI NË GJERMANISHT
E Djelë, 11.07.2010, 05:16pm (GMT+1)

Anilda Ibrahimi- "Rot wie eine Braut" - Kopertina e edicionit në gjermanisht

Shkrimtarja shqiptare Anilda Ibrahimi, mund të konsiderohet si shembull integrimi. 38 vjeçarja emigroi në vitin 1994 në Itali dhe tashmë shkruan libra në italisht, të cilët janë të kërkuar edhe jashtë kufijve.

"Jo nuk dola me ëndrrën për t'u bërë shkrimtare. Unë kam qenë një tip që ëndërroja pak. Në atë moshë që kam dalë unë, ëndërroja për një familje të madhe, me tre kalamaj të bukur dhe shtëpinë e Mulino Biancos", thotë Anilda Ibrahimi në një intervistë për Deutsche Wellen. "Mulino bianco" është firma italiane e pastave, me reklamat e së cilës në televizionin italian u rritën shumë fëmijë të brezit të saj. Është simboli i familjes së vogël borgjeze, ëndrra me të cilën asokohe 21-vjeçarja e lindur në Vlorë, u nis në drejtim të perëndimit, 17 vjet më parë.

Që dikur të tjerët do ta vlerësonin i shkrimtare, këtë nuk e merrte me mend, edhe pse letërsia për të ishte një nga dashuritë e saj më të fuqishme. Këtë e dëshmon një libër me poezi në shqip, "Kristali i Trishtimit", të cilin ajo e kishte shkruar në moshën 20-vjeçare, frymëzuar nga Eluari. Sot flet pak me ironi për veten, kur kujton atë libër: "E shijonj shumë poezinë, por poezinë e të tjerëve. Vetë nuk do të provoj më kurrë ta shkruaj. E kam shkruar njëzetë vjeçe dhe më ka mbetur si mallkim ky libër i vogël, që del gjithmonë në internet. Jam afër prozës, dhe e ndjej veten prozatore," - thotë.

Prozë në gjuhë të huaj

Dhe një prozatore e suksesshme, megjithëse shkruan në italisht, gjuhën e vendit ku jeton prej 14 vjetësh. Ideja i lindi spontanisht, mbas fëmijës së dytë. "Kur mora lejen e mëmësisë bisedova me tim shoq, dhe i thashë: Unë dua t provoj të shkruaj, sepse po s'provova tani në moshën 30-vjeçe nuk do të shkruaj më kurrë," - kujton ajo.

Anilda Ibrahimi provon dhe qëllon menjëherë në shënjestër. Romani i saj i parë "Rosso come una sposa" - E kuqe si një nuse - botohet në një nga shtëpitë më prestigjioze të Italisë Enaudi. Romani rrëfen historinë e tri brezave të grave të një familjeje të trilluar nga një fshat i Labërisë dhe e vë theksin sidomos tek matriarkati që sundonte brenda katër mureve të shtëpisë.

Jo sentimentalizëm, por një dozë dashurie ndaj karaktereve kryesore, sidomos Melihasë e Sabës, e përshkon romanin. Shkrimtarja, fëmija i parë i së cilës është një vajzë 14-vjeçare, me romanin donte të sillte në kujtesë diçka, që siç thotë, sot në kohërat moderne duket se është venitur: "Në "Rosso come una sposa" doja të tregoja më tepër marrëdhëniet nënë bijë, kulturën e humbur arkaike të kohëve të kaluara, që transmetohej në linjat femërore të familjes, gjithë atë pasuri e ninanave, e gojëdhënave të lashta, të folklorit të pasur shqiptar", thotë autorja.

Ende jo në shqip

Me "Rosso come una sposa", Ibrahimi hyri në rrugën e pakthyeshme të letërsisë. Tashmë ka dalë libri i dytë "Amore e gli straci del tempo" - një histori dashuire ndërmjet një të riu serb dhe një vajze shqiptare të rritur në Prishtinë. Për të dy librat lexuesit nëpër forume vlerësojnë një aspekt të shkrimeve që është më befasues për një emigrante. Përdorimin e gjuhës italiane. Por ajo në këtë pikë është modeste: "Ka një punë shumë të madhe mbas librave të mi, kërkoj shumë gjersa të kem gjetur shprehjen e duhur, por nga ana tjetër, gjuha italiane më ka çliruar nga retorika e gjuhës nënë".

"E kuqe si një nuse" pritet të dalë së shpejti në gjermanisht, në edicionin btb të shtëpisë botuese Random House. Librat e saj në shqip? Nëna e së shpejti tre fëmijëve, e cila jeton në Romë ëndrrën e 'Mulino Biancos' buzëqesh: "Tani për tani jo, por siç kanë një shprehje italianët: "Mai dire mai!" - Kurrë mos të thuash kurrë!

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Intervistë në Prishtinë me pilotin e pavarësisë Xhejms BerishaSI IU SHPËTUAN BALENAVE TË OQEANIT PILOTI XHEJMS BERISHA DHE SHOQËRUESI DURIM ELEZI NGA PRESHEVA GJATË AVENTURËS NË KËRKIMIN E NJOHJEVE TË PAVARËSISË (11.06.2010)
SI MUND TË LEGALIZOHEN EMIGRANTËT NË BRITANI (11.06.2010)
NJË KOMB, NJË FLAMUR DHE NJË GJUHË, PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO QË JANË(Intervistë me profesorin FEHMI KELMENDI nga Zvicra) (11.05.2010)
BIZNESET E SHQIPTARËVE NË GJERMANI (11.04.2010)
ÇFARË KA NDODHUR NGA VITI 2006 DERI TANI ME INTEGRIMIN E TË HUAJVE? (11.04.2010)
SAMITI I INTEGRIMIT NË GJERMANI - PLAN KOMBËTAR AKSIONI (11.04.2010)
GAZMEND TURDIU VIZITOI ZYRËN E REDAKTORIT TË GAZETËS KOMBËTARE "BOTA SOT" NË GJENEVË (11.03.2010)
NJË MANIFESTIM DINJITOZ KUSHTUAR KOSOVËS NË BUKURESHT:KOSOVA LETRARE DHE GOLGOTA KOSOVARENga BAKI YMERI (11.02.2010)
XHEJMS BERISHA KËRKON NJOHJE TË REJA NË AFRIKË (11.02.2010)
KATËR FRASHËRLLINJTËNga KËZE KOZETA ZYLO (10.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]