VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Intervistë në Prishtinë me pilotin e pavarësisë Xhejms BerishaSI IU SHPËTUAN BALENAVE TË OQEANIT PILOTI XHEJMS BERISHA DHE SHOQËRUESI DURIM ELEZI NGA PRESHEVA GJATË AVENTURËS NË KËRKIMIN E NJOHJEVE TË PAVARËSISË

                                                                                      

E Enjte, 05.09.2024, 03:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Intervistë në Prishtinë me pilotin e pavarësisë Xhejms Berisha

SI IU SHPËTUAN BALENAVE TË OQEANIT PILOTI XHEJMS BERISHA DHE SHOQËRUESI DURIM ELEZI NGA PRESHEVA GJATË AVENTURËS NË KËRKIMIN E NJOHJEVE TË PAVARËSISË
E Shtunë, 11.06.2010, 01:49pm (GMT+1)

Piloti i pavarësisë së Kosovës Xhejms Berisha në bisedë me gazetarin tonë Kushtrim Maliqin

Kush ishte preshevari i cili udhëtoi në një aeroplan me Berishën nga New Yorku via Blecherette (Zvicër) pa alternator dhe rrezikun e humbjes në oqean e kishin për një fije floku. Xhejms Berisha është nga fshati Brestovc, komuna e Rahovecit, e famshme për vreshtat dhe verën. Ai po e shëtit botën me aeroplan në kërkim për njohjen e shtetit të Kosovës...

PYETJE: Cili është profesioni juaj?

PILOTI BERISHA: Jam me profesion pilot i linjave ajrorenë gjithashtu jam edhe instruktor fluturimi.

PYETJE: Ku jetoni dhe veproni sot?

PILOTI BERISHA: Deri para ca kohëve kam qenë banor i Amerikës. Por tash kur po bëhen dy vite nga fillimin i misionit tim për lobimin për Kosovën ose "flying for Kosovo" jam nëpër tërë botën dhe nuk kam një vend të caktuar .

PYETJE: Si ju lindi ideja të merreni me këtë mision kombëtar?

PILOTI BERISHA: Një gjë që mua më kapenguar përgjatë tërë jetës sime është ajo se çfar pasqyre na kanë krijuar dhe me të cilën na ka prezantuar neve nëpër botë, por ajo më e rëndësishmja ka qenë vetë vuajtja jonë, gjaku i cili është derdhur, dhe fakti se ne ende nuk gëzojmë një liri të plotë. Këto më kanë shtyrë që unë të vendos të marr përsipër një mision të tillë.

PYETJE: Cilat janë rezultatet e punës tuaj, sa keni korrë sukses në njohje të reja ?

PILOTI BERISHA: Unë nuk dua të fitoj pikë politik nëse arrihet ndonjë njohje falë meje, unë këtë gjë të cilën e bëj ja kam borxh këtij vendi që të udhëtoj dhe të krijoj sadopak një pasqyrë pozitive për këtë popull nëpër botë. Kush fiton kredi për njohjet mua nuk më bëhet vonë, unë dua të fitojë Kosova, të fitojë ky vend që ka nevoj për përparim. Kënaqësi është për mua kur unë shkoj në një vend dhe rreth misionit tim trensmetojnë pesë apo gjashtë kanale televizive dhe e përcjellin mesazhin tim tek ai popull. Unë shkoj nëpër ministri të punëve të jashtme dhe qaj hallet e Kovoës dhe mësoj se përse nuk na pranojnë, çka duhet të bëjmë që të na pranojnë dhe kur do të ndodh ajo...

PYETJE: Nëpër sa vende keni fluturuar deri tani z.Berisha ?

PILOTI BERISHA: Kam udhëtuar në 34 shtete si Meksikë, Guatemalë, El Salvador, Honduras, Nikaragua, Kostarika, Panama, në secilin prej shteteve të Amerikës Jugore dhe secilin prej shteteve të Karaibeve

PYETJE: Z.Berisha, a mendoni se është më me vlerë që të përqendrohemi më tepër në njohje, lobim se në luftë për karrige në këto kohëra të vështira për Kosovën?

PILOTI BERISHA: Ne një gjë duhet ta kemi të qarë, duhet ta harrojmë atë se dikush do të vijë e të na rregullojë problemet e hallet tona në shtëpinë tonë, ka ardhur koha që ne t'i marrim mbi supet tona përgjegjësit shtetndërtuese të shkojmë nëpër vendet të cilat nuk na kanë njohur dhe t'i themi se ne e kemi hallin pse nuk na e pranoni shtetin.

PYETJE: Gjatë udhëtimit tuaj kemi pasur me veti edhe një preshevar, mund të na flisni për të?

PILOTI BERISHA: Po kam udhëtuar bashk me një preshevar, ka qenë Durim Elezi ai i cili më ka shoqëruar prej New Yorkut deri në Zvicërr, dhe tek sa isha me të kishim një problem të madh, na u prish alternatori në Islandë, kjo pjesë prodhon rrymë elektrike për gjithë aeroplanin dhe për dy orë të plota kemi fluturuar me energji të baterisë pasi që e kemi pasur të fortë, megjithatë mund të kishte ndodhur edhe ajo më e keqja. Durimi nuk e ka ditur se çka po sillet nëpër kokën time.

PYETJE: Z.Berisha, kur aeroplani juaj do të aterrojë në Preshevë ?

PILOTI BERISHA: Nesër nëse është e mundur dhe më kërkohet një gjë e tillë, por jo vetëm në Preshevë, nëse populli kërkon nga unë që të shkoj në mes të Beogradit unë jam i gatshëm të shkoj edhe atje.. (thotë kështu duke qeshur Xhejms Berisha)....

KUSHTRIM MALIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI MUND TË LEGALIZOHEN EMIGRANTËT NË BRITANI (11.06.2010)
NJË KOMB, NJË FLAMUR DHE NJË GJUHË, PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO QË JANË(Intervistë me profesorin FEHMI KELMENDI nga Zvicra) (11.05.2010)
BIZNESET E SHQIPTARËVE NË GJERMANI (11.04.2010)
ÇFARË KA NDODHUR NGA VITI 2006 DERI TANI ME INTEGRIMIN E TË HUAJVE? (11.04.2010)
SAMITI I INTEGRIMIT NË GJERMANI - PLAN KOMBËTAR AKSIONI (11.04.2010)
GAZMEND TURDIU VIZITOI ZYRËN E REDAKTORIT TË GAZETËS KOMBËTARE "BOTA SOT" NË GJENEVË (11.03.2010)
NJË MANIFESTIM DINJITOZ KUSHTUAR KOSOVËS NË BUKURESHT:KOSOVA LETRARE DHE GOLGOTA KOSOVARENga BAKI YMERI (11.02.2010)
XHEJMS BERISHA KËRKON NJOHJE TË REJA NË AFRIKË (11.02.2010)
KATËR FRASHËRLLINJTËNga KËZE KOZETA ZYLO (10.31.2010)
GJERMANIA NUK KA NEVOJË TË LEHTËSOJË RREGULLAT E EMIGRACIONIT - KONGRESI I KRISTIANSOCIALËVE (10.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]