VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kledi Kadiu tridhjetepesëvjeçar

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 10:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Kledi Kadiu tridhjetepesëvjeçar
E Djelë, 04.05.2009, 02:57pm (GMT+1)

Lindur më 7 prill 1974 në Tirana, Kledi Kadiu në pak vjet u bë idhull i të gjitha teenager (adoleshtenteve) italiane, të cilat  mezi prisnnin programet e Canale 5, sidomos programet e drejtuara nga Maria De Filippi. Pikërisht Kledi do ta mësonte të kërcejë Maria De Filippin, të famshmen showgirl italiane të kërcejë.

Jeta e Kledit më herët nuk ka qenë e thjeshtë: si shumë bashkëpatriotë ka përjetuar diktaturën dhe vuajtjtet e saj. Pastaj ka hypur në një varkë dhe ka kapur brigjet e Italisë, me mirazhin e një jete më të mirë, në kërkim të asaj jete që nuk e ka arritur në vendin e tij.

Kledi vazhdonte në Tiranë Akademinë e Kërcimit, një shkollë shumë e rreptë dhe shumë e ashpër, ku mësimdhënësit nuk bënin asnjë lëshim ndaj kërcimtarëve e kërcimtareve të ardhshme. Shkolla e kërcimit ngjasonte më shumë me një kazermë ushtaraka. Por kjo përvojë ka qenë tejet themelore për të ardhmen e Kledi Kadiut. Ai e fillonte akademinë më 1984 dhe diplomohej më 1992. Pasi u diplomua me nota maksimale në Shqipëri ai u bë balerin i parë në Teatrin e Baletit.

Kthesa në jetën e kërcimtarit të talentuar shqiptar arrin kur një kompani kërcimi e Mantovës arrin në Tiranë në kërkim të balerinëve. Kledi nuk nguron aspak për t'u nisur drejt Italisë. Pas Mantovës ai punon në Rovereto. Në fillim nuk qe e lehtë, sepse realiteti ishte krejt i ndryshëm nga ai të cilin ai dhe bashkëmoshtarët e tij kryeqytetas e njihnin nga televizionet italiane.

Pas përvojash të ndryshme teatrore të përjetuara në anë të ndryshme të Gadishullit Apenin, më 1996 Kledi vendoset përfundimisht për të punuar e për të jetuar në Romë. Midis përvojave më të suksesshme për të janë sigurisht pjesëmarrja e tij si balerin i parë në emisionet televizive "C'è posta per te" (Ka vend për ty), "Buona domenica" (Të djelë të mirë), "Saranno famosi" (Do të bëhen të famshëm) dhe "Uomini e donne" (Burra e gra).

Por nuk do të ishte vetëm: bashkë me ish të fejuarën, Daniela Bello, një nga "letterine" historike të emisionit Passaparola, mori pjesë në videon "Vaimos a bailar" (Shkojmë të kërcejmë) të Paola & Chiara, dy motrave këngëtare të talentuara italiane, me famë ndërkombëtare. Pastaj do të luanin në videon "Non vergognarsi mai" (Mos u turpëro kurrë) të këngëtarit dhe muzikanit tejet të famshëm italian Lucio Dalla.

Kulmi i fenomenit "Kledi" arrin me kalendarin 2003 të revistën "Max", që kontribuon të afirmojë balerinin si një prej sex-symbol të çmuar të panoramës televizive italiane. Në vitin 2004 ai themelon në Romë shkollën e kërcimit Kledi Dance.
Pastaj popullariteti vazhdon të zgjerohet falë talentit të tij. Në tetor 2005 del filmi biografik "Passo a due" (Hap dysh), nga një ide e Maurizio Costanzo, showman gati legjendar italian, burrë i Maria De Fillipi, nën regjinë e Andrea Barzini. Kledi interpreton Benin, protagonistin e filmit, një djalë me pasion dhe me talent të madh për kërcim që largohet nga Akademia e Kërcimit e Tiranës për të shkuar në Itali, ku atij i ishte premtuar suksesi. Po atë vit ai luan rolin kryesor (Adrian Patoil ) në filmin La cura del gorilla (Kujdesi i gorillës) me regji të Carlo Sigon, film që doli në sallat e kinemave në shkurt 2006.

Në vitin 2007 do të ishte protagonist në Rai Uno i miniserisë televizive Ma chi l'avrebbe mai detto (Po kush e kishte thënë ndonjëherë) bashkë me Ornella Mutin e Katia Ricciarellin, ku luan rolin e Yassin. Po atë vit rikthehet në kërcimin klasik me baletin Romeo e Giulietta me regjinë e Fabrizio Monteverde, realizuar me trupën e baletit të Teatrit të Baletit të Romës. Me këtë trupë pastaj niset për një turne që vazhdon në vitet 2008 e 2009.

Më 2008 merr pjesë edhe në pjesën mbrëmësore të serialit të stinorit të shtatë Amici (Miqtë). Në vjeshtën e të njëjtit vit mori pjesë në reality show të Canale 5, Il ballo delle debuttanti (Kërcmi i fillestarëve), ideuar nga Maria de Filippi dhe drejtuar nga Rita Dalla Chiesa. Ndërkaq është protagonist i muzikalit Io ballo (Unë kërcej) të Chicco Sfrondini, të cilin e drejton bashkë me Patrick Rossi Gastaldi.

Në nëntor 2008, me rastin e një ceremonie zyrtare të zhvilluar në Palazzo del Quirinale, në praninë e presidentit Giorgio Napolitano, merr shtetësinë italiane, bashkë me shumë njerëz të thjeshtë e jo të thjeshtë, siç ishte atleti Andrew Howe. Në janar të vitit 2009 do të merrte pjesë në talent sow të Maria de Filippi, ndërsa më 27 janar 2009 do të botonte librin autobiografik Meglio di una favola la mia vita (Jeta ime më e mirë se në përrallë), botuar nga shtëpia e famshme botuese italiane Mondadori.

Midis çmimeve më të rëndësishme të karrierës që Kledi Kadiu ka marrë në Itali është ai i vitit 2004, Premio Gino Tani, si Artisti më i Mirë i Vitit. Ndërsa më 2006 merrte çmimin Ginestra d'Oro, Kërcimtari më i Mirë i Vitit./Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pakësimi i dërgesave nga emigracioni, prirje që tremb Bankën e Shqipërisë (03.31.2009)
Toni Osmani ka projekt edhe për një film në Kosovë (03.28.2009)
101 vjet nga mesha e parë shqipe (03.25.2009)
NJË VËSHTRIM MBI TË FOLMEN SHQIPE NË ZVICËR (03.15.2009)
Ëmbëlsia e trishtimit berlinez (03.13.2009)
Shuhet "Dielli" (1909-2009) (03.10.2009)
La Repubblica: Shqiptarët në Itali të mrekullueshëm (03.08.2009)
Në projektin "Kamishibai" është përfshirë edhe letërsia shqipe për fëmije - Nga Nexhmije MEHMETAJ, Mësuese në Jura-Zvicër (02.28.2009)
ASHA në Uashington feston njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës (02.22.2009)
Sonte manifestim në Shtutgard për pavarësinë e Kosovës të pritur me shekuj (02.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]