VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Toni Osmani ka projekt edhe për një film në Kosovë

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 04:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Toni Osmani ka projekt edhe për një film në Kosovë
E Shtunë, 03.28.2009, 03:44pm (GMT+1)

Voal-online - Toni Osmani ka lindur në vitin 1985 në Pantin të Kosovës dhe jeton në Mynih të Gjermanisë. Prej 1998 ai aktivizohet çdo vit me role të ndryshme televizive e kinematografike, duke thelluar kështu përvojën e tij të artistike. Aktori Toni Osmani është paraqitur në filmin "Was am Ende zählt", premiera e të cilit është dhënë në Berlinale, ndërkaq, pritet që aktori me këtë film të marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare. Ai thotë se ka një projekt edhe për një film në Kosovë, por detajet e këtij projekti do t'i bëjë të njohura më vonë për publikun. Osmani është paraqitur me një rol jokryesor në filmin më të ri gjerman "Was am Ende zählt", të regjisores Julia von Heinz. Toni është shprehur për mediat se xhirimet e këtij filmi kanë zgjatur dy muaj, ndërsa ekipi i aktorëve të filmit ka qenë i panjohur për të. "Pas dy javësh jam adaptuar edhe me rolin tim por edhe me ekipin e aktorëve", - ka thënë Toni, i cili nuk ka dhënë shumë detaje për rolin e tij sepse dëshiron të befasojë publikun kosovar kur filmi të shfaqet në Prishtinë. Ai thotë se deri tani filmi pritet të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare. "Ai është nominuar për 'Lola 2009', pastaj në "Deutscher Filmpreis 2009", si dhe do të marrë pjesë në festivalet: "Kalkuta Film Festival", "Queer Film Festival Esslingen", "Internationale Filmtage Schëäbisch Hall", "Sondervorstellung während der 41", "Kyiv International Film Festival "Molodist", "Cinema Rome Film Fest" etj. Lidhur me deklaratën se po planifikon të bëjë një film për Kosovën, nuk ka dhënë ndonjë hollësi konkrete. "Projekti ekziston, por jemi duke shikuar mundësitë e financimit të tij, kështu që nuk mund të themi kohën kur ai mund të realizohet", - ka thënë ai.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
101 vjet nga mesha e parë shqipe (03.25.2009)
NJË VËSHTRIM MBI TË FOLMEN SHQIPE NË ZVICËR (03.15.2009)
Ëmbëlsia e trishtimit berlinez (03.13.2009)
Shuhet "Dielli" (1909-2009) (03.10.2009)
La Repubblica: Shqiptarët në Itali të mrekullueshëm (03.08.2009)
Në projektin "Kamishibai" është përfshirë edhe letërsia shqipe për fëmije - Nga Nexhmije MEHMETAJ, Mësuese në Jura-Zvicër (02.28.2009)
ASHA në Uashington feston njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës (02.22.2009)
Sonte manifestim në Shtutgard për pavarësinë e Kosovës të pritur me shekuj (02.21.2009)
Arbëreshi Pino Kakoca nderohet me Çmimin Mesdhetar për Artin dhe Krijimtarinë 2009 (02.20.2009)
25 vjetori i vdekjes së fotografit të madh shqiptaroamerikan Gjon Mili Nga Besim Fusha (02.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]