VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË PARLAMENTIN E ARDHSHËM NË MAQEDONI DO TË PËRFAQËSOHET DIASPORA

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 11:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NË PARLAMENTIN E ARDHSHËM NË MAQEDONI DO TË PËRFAQËSOHET DIASPORA
E Hënë, 05.16.2011, 03:54pm (GMT+1)

Për herë të parë në Maqedoni në përbërjen e ardhëshme parlamentare do të ketë edhe tre deputetë nga diaspora. Sipas të dhënave të agjencionit për migrim numri i disaporës arrin rreth 600.000 vetë. Deri më tani për realizimin e të drejtës së votimit janë paraqitur vetëm 7000 persona nga diaspora. Ky numër tejet i vogël i të interesuarve për votim arsyetohet me mungesën e informimit në kohë për mënyrën dhe mundësin e votimit.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit, në Maqedoni për herë të parë të drejtën e votës do ta ketë edhe diaspora. Në tre njësi zgjedhore që përfshinë kontinentin e Evropës, Amerikës, Australisë dhe Azisë do të zgjedhen tre deputetë. Mundësia e inkuadrimit të diasporës në procesin e votimit u dha në prag të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kjo vonesë ka ndikuar që diaspora të mos ketë informacione të mjaftueshme për mënyrën dhe mundësinë se si do të votojë. Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor 7 mijë shtetas të Maqedonisë që jetojnë në diasporë kanë shfaqur interesim për të votuar në zgjedhjet e para që do të organizohen jashtë vendit.

Nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi thotë se deri më tani janë verifikuar rreth 7 mijë fletëparaqitje për qytetarë të diasporës që dëshirojnë të votojnë. "Në njësinë zgjedhore numër 7, e cila përfshin Evropën me Afrikë për votim janë paraqitur 3649 fletë, prej tyre 2600 janë përcaktuar si maqedonas dhe 810 shqiptarë. Në njësinë numër 8 e cila përfshin Amerikën, numri i përgjithshëm i fletëparaqitjeve është 1818, në njësinë zgjedhore numër 9 që përfshinë Australinë dhe Azinë, janë paraqitur 769 fletëparaqitje prej të cilëve vetëm 4 nga përkatësia etnike shqiptare", thotë Subhi Jakupi.

Bashkimi Demokratik Shqiptar, përmes një komunikate ka apeluar tek shqiptarët nga diaspora që të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare meqë sipas kësaj partie qeveria aktuale synon të përçajë emigracionin mbi baza partiake. BDSH u ka bërë apel edhe partive politike që të tërheqin kandidatet e tyre për deputet në diasporë.

Edhe nga diaspora vijnë zëra për lëshimet e qeverisë sa i përket votimit të diasporës. Aleksandar Mitrevski, nënkryetar i disaporës së bashkuar maqedonase thotë se afati për paraqitjen e kandidatëve në diasporë ka qenë shumë i shkurtër dhe për këtë arsye interesimi për votim është i vogël. "Në kontinentin e Amerikës diaspora është e shpërndarë në 52 shtete, është e pamundur që tërë ky teritor të mbulohet vetëm me një vendvotim në Uashington apo Nju Jork", vlerëson Mitrevski.

Bildunterschrift: Zgjedhjet parlamentare 2011 Roza Topuzovska Karevska nga partia Liberal Demokrate thotë se të drejtën e votimit të diasporës do ta kontestojë para gjykatës kushtetuese. Sipas saj në diasporë një kandidatë për deputet mund të fitojë edhe me 100 vota. "Në njësinë zgjedhore që përfshin Australinë dhe Azinë janë paraqitur 500 votues, sipas llogaritjeve tona ka gjasa reale që në këtë njësi zgjedhore të fitojë kandidati që ka marrë edhe 12 vota, kjo është e palogjikshme", thotë Topuzovska.

Ndërkohë, KSHZ dhe Agjencioni për migracion kanë marë iniciativë për intensifikimin e informimit të diasporës për procesin zgjedhor, janë përcaktuar ambasadat dhe konsullatet se ku mund të votojë diaspora. Ndrushe nga qytetarët e Maqedonisë që do të votojnë me 5 qershor, diaspora të drejtën e votës do ta realizojë një ditë më parë, me 4 qershor.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Aida Cama

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TEFIK BAJRAMIT I KUSHTON SHTRENJT KTHIMI NË BOKS (05.14.2011)
GREQI: ASISTENCA E PAPUNËSISË NË RREZIK? (05.14.2011)
AUTIZMI KURON ZEMRAT...Nga KËZE KOZETA ZYLO (05.13.2011)
DITA E NËNËS: DASHURI, PËRMALLIM, NDERIM DHE RESPEKT I MADH PËR TË GJITHA NËNAT DHE GRATË SHQIPTARE NË BOTËNga BEQIR SINA, New York (05.11.2011)
BAJRAMAJ NDIHMON ZHVILLIMIN E FUTBOLLIT TË FEMRAVE NË KOSOVË (05.10.2011)
MBI KRIJIMTARINË E POETIT DHE PUBLICISTIT ZEQIR LUSHAJNga GJON NEÇAJ (05.06.2011)
NJË ARTIST SHQIPTAR QË ZGJEDH YJET E RINJ GJERMANË - PATRICK NUO (05.06.2011)
FTESË PËR PJESËMARRJE NË PROMOVIMIN E LIBRAVE TË DR. ROBERT ELSIE (05.04.2011)
POETI JETON KELMENDI PROMOVON NË BRUKSEL BOTIMET E REJA NË ANGLISHT DHE FRËNGJISHTNga SHQIPONJA DURO, Koordinatore e Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë (05.02.2011)
NGA JETA STUDENTORE E FRANK SHKRELIT"RINIA SHQIPTARE NË MËRGIM", REVISTA E HARRUAR E VITEVE '70Nga IDRIZ LAMAJ (05.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]