VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve -  SI U KREMTUA DITA E FLAMURIT NË BUKURESHTNga BAKI YMERI

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 04:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
 SI U KREMTUA DITA E FLAMURIT NË BUKURESHT

Nga BAKI YMERI


E Shtunë, 12.03.2011, 07:42pm (GMT+1)

Organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Bukuresht, shqiptarët kremtuan para disa ditësh Ditën e Flamurit, që simbolizon 99 vjetorin e shkëputjes së Shqipërisë nga tërbimi osman. Ambasadori Hasan Alimerko, gjatë mandatit të tij (1958-1960), i pat tubuar 300 shqiptarë dhe dashamirë të Shqipërisë në Sallën e Mermertë të Qarkut Kombëtar Ushtarak, në zemër të Bukureshtit. Disa ambasadorë tjerë i ftonin shqiptarët në Shtëpinë e Njerëzve të Shkencës, poashtu në qendër të Bukureshtit, kurse gjatë viteve të fundit, Dita Kombëtare e Shqipërisë kremtohet në Klubin Diplomatik që gjendet në zonën Baneasa, një emër i bukur ky që ta përkujton sintagmën shqiptare "banesë", një pyll i dikurshëm ku delnin në piknik boboshtarët dhe drenovarët e Bukureshtit me Asdrenin dhe bij tjerë të shqipes që kanë lënë gjurmë të ndritshme në historinë e kulturës dhe atdhetarizmit shqiptar.

Me rastin e Ditës së Flamurit, Dr. Xhelku Maksuti, 60 vjet me rradhë, që nga viti 1948, ka ligjëruar për rëndësinë historike të kësaj date të shenjtë, në selinë e dikurshme të Unionit Popullor të Shqiptarëve të Rumanisë, dhe më vonë në Sallën Dalles të Bukureshtit, rumune, në prezencë të komunitetit shqiptar hebraik etj., të oficialiteteve të ambasadës shqiptare, të miqve dhe dashamirëve të panumërt të kombit shqiptar. Tirana e ka nderuar para disa vitesh këtë njeri me një dekoratë (Urdhëri Naim Frashëri) kurse sivjet, me rastin e 80 vjetorit të tij, edhe me një mirënjohjeje nga ambasada shqiptare dhe Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të këtij vendi. Megjithatë, qeveria shqiptare ende asgjë s-ka bërë për albanologun Grigore Brënkush që ka ligjëruar 50 vjet me rradhë, mbi rëndësinë e gjuhës shqipe për gjuhën rumune, para mijëra studentëve të Universitetit të Bukureshtit, duke theksuar se "gjuha shqipe është jeta ime", duke botuar dhjetra libra e qindra studime shkencore për këtë subjekt.

Për të mos ikur nga tema, po theksojmë se për fat të mirë, profesorin Brënkush e solli sivjet në ceremoninë e kremtimit të Ditës së Flamurit, Dr. Luan Topçiu, një misionar i denjë i ndërlidhjes së Shqipërisë me këtë vend, vendi i parë në botë që e njohu pavarësinë e Shqipërisë më 1913. Me këtë rast, vlen të theksojmë se gjatë manifestimit të këtij viti, përveç komunitetit shqiptar nga Bukureshti e provinca, morën pjesë edhe aktori i famshëm rumun, Ion Caramitru, drejtor i teatrit Kombëtar, princesha Lia de Romania, ambasadorët e Turqisë, Italisë, Greqisë, Francës etj, të akredituar në këtë vend, Ene Alexandru (drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme), Dr. Xhelku Maksuti (Dalaj Lama i shqiptarëve të Rumanisë), diplomatët Gjeorgje Miku (ishambasador i Rumanisë në Shqipëri), Gjeorgje Bukura (përfaqësuesi i parë i këtij vendi në Zyrën rumune në Prishtinë), filoshqiptari Tiberius Puiu, Adriana dhe Sherban Tabaku, familja e madhe e Daut Memishit nga Sllatina, studentë nga Shqipëria, personalitete tjera të jetës kulturore dhe anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. Manifestimit kushtuar këtij evenimenti historik në Bukuresht, mbahen në drekë (për oficialitetet) dhe në darkë për diasporën, rast me të cilin u shpërnda edhe revista Shqiptari me presidentët e Shqipërisë e të Kosovës në ballinë, e botuar sistematikisht në sajë të kontributeve vullnetare, dhe një herë në vjet, me përkrahjen e ambasadës shqiptare në Bukuresht.

BOX

Boboshtarët dhe drenovarët e Bukureshtit në piknik, me Adrenin në mes

(nën shigjetë), në pyllin Bëneasa, në kohën e Mbretërisë (1938).

Një nga takimet e përzemërta në ambasadën e Shqipërisë në Bukuresht (2010)

Princesa Lia de Romania me princin Paul dhe aktori Ion Caramitru

Diplomë Shkëlqesie për Dr. Xhelku Maksutin në 80 vjetorin e lindjes së tij

Një filoshqiptare dhe studentë shqiptarë në manifestimin e këtij viti (2011)

Një bukuroshe rumune pranë Flamurit shqiptar në ceremon inë e kremtimit

të Ditës së Flamurit në Klubin Diplomatik (2011)

Admirime rumune për flamurin shqiptar, sivjet, dhe Dr. Xhelku Maksuti, para disa

vitesh, me një përfaqësues të kom,unitetit hebraik në Bukuresht

BAKI YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GRUAJA E DYTË ME ORIGJINË SHQIPTARE FITON NË ZGJEDHJET LOKALE SI ANËTARE E KOMITETIT TË SHKOLLAVEWORCESTER, MA – SHBANga ARTUR VREKAJ (11.29.2011)
MARTESAT KOSOVË-DIASPORË, NDËRTIM FAMILJESH, APO PAZARE? (11.29.2011)
"GJURMË SHQIPTARE NË GJERMANI" - EMIGRANTËT SHQIPTARË FESTOJNË 28 NËNTORIN (11.28.2011)
NË SUNDERN TË GJERMANISË BËHET ZBULIMI I SHTATORES SË NËNË TEREZËS (11.28.2011)
MODELI "BOSHNJAK" I FESË ISLAME - I PËRSHTATSHËM PËR EVROPËN?! (11.27.2011)
NË BEOGRAD JETOJNË 1 492 SHQIPTARË!? (11.26.2011)
SHËNIME UDHËTIMI NGA ITALIANga ÇELIK PETRITI (11.24.2011)
PRESIDENTI NAPOLITANO: "FËMIJËT E EMIGRANTËVE, NËNSHTETAS ITALIANË" (11.23.2011)
Bisedë me artistin e mirënjohur z.Robert Aliaj Dragot KISHA FRIKË NGA ËNDËRRAT E MIA...Bisedoi KEZE KOZETA ZYLO (11.22.2011)
KRIZA NË EUROZONË ZVOGËLON REMITENCAT NË KOSOVË (11.21.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]