VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës ia dorëzoi Mirënjohjen artistes Vaçe Zela, Nderi i Kombit

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 01:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës ia dorëzoi Mirënjohjen artistes Vaçe Zela, Nderi i Kombit
E Martë, 06.16.2009, 12:07pm (GMT+1)

 

 

 

 

Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë (BISHZ) ia dorëzoi Mirënjohjen e kësaj shoqate artistes së shquar shqiptare Vaçe Zela, Nderi i Kombit.

 

Teksti i Mirënjohjes është: "Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës nderon me MIRËNJOHJE Artisten e Popullit Zonjën Vaçe Zela, ikonën e këngës dhe të muzikës së lehtë shqiptare, që me zërin e saj frymëzoi e bashkoi shpirtërisht shqiptarët në mbarë hapësirën kombëtare, e kudo në botë. Kryetari Abas Fejzullahi. Sekretari Besim Gërxhaliu."

 

Në emër të shoqatës Mirënjohjen e dorëzoi kryetari i Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës z. Abas Fejzullahi. Ai shoqërohej nga bashkëpunëtorët e BISHZ, zonja Elida Buçpapaj dhe zotëri Skënder Buçpapaj.

 

 

Artistja e shquar shqiptare zonja Vaçe Zela e priti më kënaqësi të veçantë Mirënjohjen e dhënë nga BISHZ. Edhe bashkëshorti zotëri Pjetër Rodiqi tha se ky është një nder dhe vlerësim i madh që i bëhet Vaçes. Zonja Vaçe ishte tejet e prekur nga motivacioni i Mirënjohjes dhe e vlerësoi shumë edhe dizajnin.

 

 

Në emër të BISHZ, z. Fejzullahi ia dorëzoi Zonjës Vaçe Zela edhe dy dhurata simbolike: një varëse me një kitarë të vogël, punim artistik, si dhe një varëse ku është shënuar ditëlindja e Vaçe Zelës, përkatësisht numri 7 që shënon ditën e lindjes dhe numri 4 që shënon muajin e lindjes, prillin.

 

Artistja e madhe Vaçe Zela e vlerësoi rolin e BISHZ në kuadrin e diasporës shqiptare në Zvicër. Zotëri Abas Fejzullahi e njohu këngëtaren me disa nga veprimtaritë e zhvilluara kohët e fundit dhe për veprimtari të planifikuara në muajt e ardhshëm. Zonja Vaçe Zela  dhe bashkëshorti zotëri Pjetër Rodiqi shprehën interesimin e tyre për të dhënë ndihmesën ndaj shoqatës së Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës dhe për të marrë pjesë në veprimtari të caktuara të saj.

 

 

Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës është një shoqatë shqiptarozvicerane e themeluar në vitin 1997. Në dymbëdhjetë vjet të veprimtarisë së saj ajo ka shënuar arritje të shumta, duke organizuar tryeza të rrumbullakëta, simpoziume, diskutime krijuese, si dhe duke sensibilizuar sistematikisht opinionin perëndimor, në mënyrë të veçantë opinionin zyrtar dhe atë publik në Zvicër për zhvillimet në Kosovë dhe në mbarë hapësirën kombëtare shqiptare në Zvicër, si dhe për zhvillimet në Diasporën shqiptare të Zvicrës.

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ambasadori i Republikës të Kosovës Z.Naim Malaj priti anëtarët e LAPSH-itAmbasadori i Kosovës e vlerësoi lart kontributin e LAPSH-itShkruan: Nexhmije Mehmetaj (06.11.2009)
Tryeza e Rrumbullakët e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës - BISHZ (06.08.2009)
NJOFTIM-Announcement-100th Birthday of "Dielli" (06.04.2009)
REAGIM: Kujdes me emrat që i përkasin historisë të kombit shqiptar !Nga Lebit MURTISHI (05.30.2009)
Prezantojmë nxënës të dalluar nga Kantoni Jura Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese (05.23.2009)
Studentët e diplomuar shqiptarë po i hedhin sytë nga vendi i tyre (05.23.2009)
Studimet e larta në Itali - Ja rrugët që duhet ndjekur (05.22.2009)
Pakica kombëtare shqiptare në Kroaci, urë lidhjeje midis dy vendeve (05.22.2009)
Bienalia e Pragës: Shqipëria dhe Kosova bashkohen në kryeqytetin çekNga Alfred Milot Mirashi (05.18.2009)
Lidhja shqiptare në Botë, Kuvendi Zvicër organizon veprimtarinë e promovimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të autorit Mehmet Elezi (05.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]