VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PJETËR ARBNORI MIKU I MADH I DIASPORES

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 06:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
PJETËR ARBNORI MIKU I MADH I DIASPORES

E Enjte, 07.09.2009, 08:23am (GMT+1)

PJETËR ARBNORI, MIK I NDERUAR I DIASPORËS


Figura emblematike e shqiptarizmit, e njeriut të qetë, demokratit të shquar Pjetër Arbnori ka mbetur e nderuar edhe në diasporën shqiptare në Zvicër e gjetiu, të cilën e ka vizituar shumë herë edhe është çmallur me disa qindra mijëra vëllezër dhe motra të shpërndarë në katër anët e Zvicrës.

                                                                                                                                                                        

Ishte viti 1993, kur u dha lajmi se në Zvicër ka arritur njeriu i qendresës njerëzore për liri, Pjetër Arbnori edhe ishte i gjatë rreshti për t'u takuar edhe përshëndetur me simbolin e pluralizmit mbarëshqiptar. Sa herë që Pjetri e ka vizituar Zvicrën , na jepte frymëzim për të qenë këmbëngulës në veprimet tona për të ruajtur identitetin tonë kombëtar.                                                                    


Kam pasur një kënaqësi të madhe kur në familjen time në Courgenay- Zvicër, vinte Pjetër Arbnori, miku ynë i dashur dhe i nderuar. Mes tjerash, dy personazhet e burgjeve komuniste, Pjetri në Shqpëri e Neziri -im shoq në Jugosllavi, në ndeja të gjata evokonin përjetimet e vështira të diktaturave komuniste, por të mbijetuara.  Ai fliste pak por me shumë urti. Do të mbetet i pa harruar në mbarë historinë e pluralizmit shqiptar të të gjitha kohërave.                                                                                                                                        


Pjetër Arbnori e kishte edhe një meritë shumë të madhe edhe për shqiptarët e Kosovës. Pas viteve '90-të ka qenë politikani i vetëm i Shqipërisë që ka përmendur edhe në takimet ndërkombëtare çështjen e shqiptarëve e të Kosovës, duke u angazhuar për realizimin e kërkesave të tyre në mbrojtje të qenies kombëtare.

                                                                            

Ka mbetur një kujtesë e bukur, në vitin 2000 Zoti Pjetër duke u kthyer nga Gjermania rastisi në një manifestim në klubin shqiptar "Kosova" në Delemont të Juras, posa e përmendem emrin e tij një sallë e tërë u ndez me duartrokitje në shenjë mirëpritje dhe respekti për njeriun e paqës, kërkuesin e tolerancës, shkrimtarin dhe kolosin e qendresës njerëzore. Por, në diasporën shqiptare Pjetër Arbënorin më shumë e njihnin si shtyllë e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetar i Kuvendit Shqiptar.

                                                                                                                                                                

Pjetër Arbnori ka lënë mesazh antologjik edhe për mësuesit dhe nxënësit. Kishte porosi për mësidhënësit që të mos kursejnë kohë as djersë për të arsimuar e edukuar brezin e ri, kudo janë edhe larg atdheut. Është e vërtetë se shqiptarët janë treguar kockë e fortë kundër asimilimit, me shekuj u gjendem nën sundimin e të huajve por nuk u asimiluam, ruajtem identitetin kombëtar, duke ruajtur gjuhën shqipe.


Jeta e Pjetër Arbënorit ka qenë  një kalvar i vërtetë, i cili ka përjetuar burgjet e regjimit komunist shqiptar. Ai ishte një ndër figurat më të ndritëshme intelektuale të vitit tonë të madh 1990. Vepra që la pas, nuk është voluminoze, por është e madhe. Si edhe jeta e tij. E madhe është humbja nga vdekja e tij e parakohshme 9 korrik 2006. Por i paharrueshëm mbetet kujtimi, i thellë mbetet respekti për jetën dhe veprën e tij.


Nexhmije Mehmetaj


P.S. Në foto në mes Zoti Pjetër Arbnori me zonjën Suzana, djali Filipi, në familjën Nezir Nexhmije Mehmetaj, në Courgenay (2002).


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në Turqi protestë kundër genocidit ndaj çamëve (06.30.2009)
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës ia dorëzoi Mirënjohjen artistes Vaçe Zela, Nderi i Kombit (06.16.2009)
Ambasadori i Republikës të Kosovës Z.Naim Malaj priti anëtarët e LAPSH-itAmbasadori i Kosovës e vlerësoi lart kontributin e LAPSH-itShkruan: Nexhmije Mehmetaj (06.11.2009)
Tryeza e Rrumbullakët e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës - BISHZ (06.08.2009)
NJOFTIM-Announcement-100th Birthday of "Dielli" (06.04.2009)
REAGIM: Kujdes me emrat që i përkasin historisë të kombit shqiptar !Nga Lebit MURTISHI (05.30.2009)
Prezantojmë nxënës të dalluar nga Kantoni Jura Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese (05.23.2009)
Studentët e diplomuar shqiptarë po i hedhin sytë nga vendi i tyre (05.23.2009)
Studimet e larta në Itali - Ja rrugët që duhet ndjekur (05.22.2009)
Pakica kombëtare shqiptare në Kroaci, urë lidhjeje midis dy vendeve (05.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]