VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bën AKP në Kosovë rreth privatizimit?

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bën AKP në Kosovë rreth privatizimit?


E Mërkurë, 07.29.2009, 10:00am (GMT+1)

 

 

 

Po Kosova e dalë nga lufta e djegur dhe e shkrumuar në shumë drejtime, si atë shpirtëror dhe material, nga barbaria serbe e shfrenuar e përkëdhelur në të gjitha periudhat nga  BE në formë direkte apo inirekte. OKB me fjalë e premtime të mëdhaja se do e ndihmojnë Kosovën edhe dërguan të ashtuquajturin UNMIK, jo për të na ndihmua siç premtonin, por për të na penguar, dëmtuar e rrënuar ekomnomokisht. Dhe për të na ofruar shkopin e lypsit...në dorë, mu ashtu siç kërkonte ASHA të Sërbisë në vitet 1988 1990, ku përjashtoi nga puna  pothuajse gjithë punëtorët  shqiptarë përmes organeve të dhunëshme të pushtetit okupues serb, dhe faktori ndërkombëtar aso kohe vetem se bënte sehir, sikurse dhe tani...?!  

 

E për këtë ka aq shumë argumente e fakte, jo për të shkruar një referat disa faqe por edhe vëllime librash me mijëra faqe. UNMIK-u, që në fillim, në bazë të Rezolutës 1244 e administronte Kosovën me ligjet e Serbisë. Dhe ato me mjeshtëri i praktikonte dhe i praktikon duke dëmtuar interesat e Kosovës. Edhe sot vazhdon të bëjë pengesa aty ku mundet e sa mundet. Nga shumë dëme që ka bërë administrimi i UNMIK-ut në shumë drejtime është edhe privatizimi i shumë ndërmarrjeve shoqërore- Fabrikave dhe pasurive tjera në Kosovë. 

Fillimisht  deklaronin se  do punojnë me  ligj e drejtësi, e nuk mungonin deklaratat  lavdëruese për rezultate të shkëlqyera në rajon, bile edhe nga vendorët merrnin lavdrata e pse jo: 

 

Siç thot populli: Mazën e merrnin UNMIKASIT- Hirren disa vendas, ndërsa punëtorët e gjorë mbeten të pa punë, me gishta në gojë, edhe ato 20% të mjeteve nga privatizimi shumica prej tyre si moren kurrë, por si shërblim për punën dhe djersën e tyre në krijimin e këtyre pasurive, mbeten rrugëve dhe u shndërruan në lypsarë- me varfëri të skajshme. Si pasoj e këtyre veprimeve, vetvrasjet  u shtuan si fenomen i panjohur më parë tek shqiptarët në Kosovë- as gjatë okupimit serb bile, sepse solidariteti dhe ndihmat mes veti ishin në nivel lakmues... 

Një ndër shumë veprimet e UNMIK-ut ishte pikërisht Shtylla e katërtë lidhur me privatizimin në Kosovë.

 

Për t`ua lënë  këmbët e arushës në dorë, siç thotë një fjalë  e urtë popullore, vendorëve,  krijoi të ashtuquajturen AKM- AGJENCINË KOSOVARE TË MIRËBESIMIT. Që nga themelimi i saj e deri me sot, kjo ka dëshmua të kundërtën dhe realisht  i përgjigjet kjo shkurtesës por me një ndryshim jo të vogël  të një fjale  dhe konkretisht:  AGJENCIA KOSOVARE E MOSBESIMIT. 

 

Asnjëhere nuk u dhanë raste e mundësi, kredi e investime për t'i rivitalizuar apo provuar të prodhojnë ato fabrika e ndërmarrje ku ka pasur mundësi...me arsyetime te tyre dhe rregullat e UNMIK-ut për privatizim dhe përfitimet e tyre. Aty ku janë bë përpjekje nga punëtorët janë penguar në forma dhe mënyra të ndryshme. 

 

Në  muajn shtator të vitit 2008 shtypi vërshoi me lajme se u dogjën dokumentet e AKM pra të privatizimit nga administrata e UNMIK-ut..!UNMIKASIT  thonin se janë djegur dokumente tjera, jo me vlerë dhe kështu u krijua rrëmujë e huti dhe u la në harresë dalëngadalë, deri sa vlerësuan se është koha e përshtatshme për t`i mbuluar veprimet e shëmtuara dhe keqpërdorimet, duke shndërruar AKM - AGJENCINË KOSOVARE TË MOSBESIMIT në AKP, AGJENCIN KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT apo PSHTJELLIMIT.siç thuhet në popull Ali Hoxha-Hoxh Alia...!

Të gjitha këto ndryshime  dhe pshtjellime janë bërë dhe bëhen vazhdimisht, për t'i fshehur apo zhdukur gjurmët e keqpërdorimeve nga zyrtarët e UNMIK-ut dhe vendor në bashkëpunim dhe bashkëveprim.

 

Pasojat nga këto veprime janë të rënda dhe afatgjata për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien  e popullatës në përgjithësi dhe varfërimin e saj në veçanti... 

 

U bë shpronësimi tokësor i pasurive të mëdhaja shoqërore  në Kosovë, përmes lojërave me Ligje,  duke bërë politizimin e pronësisë për të krijuar anarki dhe mjegulli rreth pasurive  shoqërore dhe natyrore, duke ndërruar pronarët sipas interesave dhe diktatit partiak e të zyrtarëve të UNMIK-ut, duke krijuar huti, dyshime e mosbesim rreth pronarit të vërtetë-popullit...Shumë fabrika dhe ndërmarrje shoqërore u privatizuan në mënyrën më djallëzore, në dëmin e punëtorëve dhe rrënimin  e ekonomisë së Kosovës edhe ashtu të rrënuar e plaçkitur nga okupatori serb. E ajo që ka ngelur po e pëson të njëjtin fat përmes AKM - por me udhëheqjen dhe realizuesin kryesor zyrtarët e të uritur të administratës së UNMIK-ut dhe pse jo edhe vendorët për përfitimet e tyre rreth privatizimeve duke ndërruar pronarët e vërtetët të pronave përmes rregullave  të pa rregullta të UNMIK-ut..!

 

Këto  pra i bëri AKM- AGJENCIA KOSOVARE E MOSBESIMIT.

 

Çfarë po bënë e do të bëjë AKP, mbetet të shihet, por me sa duket se nuk do të ketë ndonjë mrekulli në këtë drejtim, vetëm se janë dyshimet dhe mosbesimi se do e vazhdojnë të njejtin veprimtari fitimpruese si AKM- sepse siç janë shenjat  vetem se kanë ndërruar uniformën sikurse UNMIKU  në EULEX, me qëndrime  të paqarta e jokonkrete të mbështjellur me ndikime politike e intersa të ndryshme. Mbetet në vazhdimësi dyshimi i bazuar se AKP do të jetë:Agjencioni Kosovar i Pshtjellimeve.

 

Veprimi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, lidhur me hulumtimin  e korrupsionin  ne të gjitha drejtimet por edhe reth privatizimit deri me tani ka pak shpresa për veprime konkrete në këtë drejtim dhe e vetmja shpresë është përseri te vëllai i UNMIK-ut EULEX-i. 

Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt.

Të gjitha nivelet institucionale që nga Komunat e deri te nivelet e republikës-Kuvendi i Kosovës, deri më tani s`kanë bërë diç konkrete në këtë drejtim, as pas pavarsisë. Mbetet të pritet e të shifet çfarë do bëhet  në të ardhmen ...!

Abas Fejzullahi


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PJETËR ARBNORI MIKU I MADH I DIASPORES (07.09.2009)
Në Turqi protestë kundër genocidit ndaj çamëve (06.30.2009)
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës ia dorëzoi Mirënjohjen artistes Vaçe Zela, Nderi i Kombit (06.16.2009)
Ambasadori i Republikës të Kosovës Z.Naim Malaj priti anëtarët e LAPSH-itAmbasadori i Kosovës e vlerësoi lart kontributin e LAPSH-itShkruan: Nexhmije Mehmetaj (06.11.2009)
Tryeza e Rrumbullakët e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës - BISHZ (06.08.2009)
NJOFTIM-Announcement-100th Birthday of "Dielli" (06.04.2009)
REAGIM: Kujdes me emrat që i përkasin historisë të kombit shqiptar !Nga Lebit MURTISHI (05.30.2009)
Prezantojmë nxënës të dalluar nga Kantoni Jura Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese (05.23.2009)
Studentët e diplomuar shqiptarë po i hedhin sytë nga vendi i tyre (05.23.2009)
Studimet e larta në Itali - Ja rrugët që duhet ndjekur (05.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]