VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarëtPërgatitur nga Alfred Papuçiu*

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 06:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarët

Përgatitur nga Alfred Papuçiu*


E Djelë, 08.02.2009, 10:00am (GMT+1)

1 Gushti është për zviceranët, siç është 14 korriku për francezët dhe 4 korriku për amerikanët, apo 28 nëntori për shqiptarët. Zviceranët e përkujtojnë këtë ditë të shënuar qysh prej më tepër se 1 shekull, megjithëse ata përkujtojnë një ngjarje që daton prej vetëm 700 vitesh. Në vetë shënimin e kësaj date për Konfederatën Zvicerane, është një zakon që ka të ngjarë të jetë qysh nga lindja e jetës në Tokë. 1 Gushti na kujton besën e dhënë nga ana e tre kantoneve alpine më 1291, me qëllim që të përfundohej një aleancë e përjetëshme, akt themelues i Konfederatës. Përfaqësuesit e Schwyz (Shvicit), Unterwalden dhe Urit u takuan në lëndinën e Rutlit, mbi liqenin e Lucernës, për të uruar vëllazërimin dhe të vulosnin paltin e asistencës së përbashkët, në rast se liritë e tyre do të cënoheshin nga agresorët e huaj. Nuk është për t'u habitur që edhe sot, pjesa zyrtare e festës së 2 gushtit fillon në lëndinën e Rutlit, duke mbledhur një publik zviceran dhe të përfaqësuesve të kombeve të tjerë që jetojnë aty, duke përfshirë dhe shqiptarët. Aty flet Presidenti i Konfederatës. Ky është një rast edhe për të gjithë njerëzit politikë të së djathës, të qendrës dhe të majtës zvicerane, në të gjitha nivlet, këshilltarë federalë (ministra), si dhe kryetarë bashkie të komunave, për të mbajtur fjalime në gjithë Zvicrën. Kjo ditë përkujtohet në çdo komunë zvicerane, me fishekzare, fëmijët parakalojnë në rrugë, shpesh të zbukuruar me Kryqin e Bardhë , simbol I Zvicrës apo me simbolet e kantoneve. Banorët ndezin qirinj të dritaret e banesave të tyre. Njerëzit mblidhen si vëllezër, harrojnë hallet dhe shqetësimet e përditëshme, këndojnë, kërcejnë dhe drekojnë bashkë rreth një "barbecue" (zjarr ku piqet mishi në hell), me "fondynë" (djath i shkrirë) e famshme zvicerane dhe verën e bardhë të kulluar të Valesë (Valais).

 

Politika e Zvicrës është ajo e një Republike Federale, e përbërë nga 26 kantone. Ajo karakterizohet nga demokracia e drejtpërdrejtë, rëndësia e të drejtave civile, politike dhe themelore, si edhe nga neutraliteti në politikën e jashtme. Politika e brëndëshme respekton ndarjen e pushteteve, kërkimin e konsensusit dhe ndryshimet midis rajoneve që e përbëjnë atë, deri sa siguron edhe përfaqësimin e këtyre të fundit në gjirin e qeverisë federale.

 

 

Daniel-Henry Druey, radikal, anëtar i Këshillit të Parë Federal

 

Zvicra është krijuar gjatë viteve, nëpërmjet aleancave, pakteve, që kishin në fillim si qëllim mbrojtjen e përbashkët dhe sigurimin e brendshëm. Këto marrëveshje përfshinë edhe kantonet e Zvicrës, me kalimin e kohës dhe në sa më tepër fusha të ndryshme. Sipas parimit « një për të gjithë dhe të gjithë për një Â», e cila është diviza tradicionale zvicerane, pa status zyrtar,, kantonet filluan të trajtojnë bashkërisht marrëveshjet me kombet e mëdhenj europiane (mund të citohet marrëveshja me Francën në 1444, mbi mbajtjen e marrëdhënieve miqësore apo me Selinë e Shenjtë në fillim të shekullit XVI-të). Megjithatë, kantonet e ndryshme të pranishme ishin krejtësisht sovrane dhe nuk egzistonin organe mbi shtetin. Miratimi i një sistemi federal në 1848, shënoi lindjen e Zvicrës moderne. Ekzekutivi atëhere ishte krijuar krejtësisht nga anëtarë të rrymës radikale që sollën jo vetem ndryshime të thella, por edhe bazën e politikës së sotme zvicerane. Mendimet e tyre mbështeten në dy shtylla që në pamje të parë duken kontradiktore : një sistem politik liberal, që favorizon liritë, si individuale ose ekonomike dhe një sistem solidariteti për një integrim të gjithë qytetarëve që e përbëjnë Zvicrën (duke përfshirë edhe shqiptarët dhe përfaqësuesit e kombeve të tjerë) , të ardhur nga të gjitha rrymat politike dhe sociale, në gjirin e Komunitetit. Këto dy parime përbëjnë edhe sot një bazë të rëndësihme të Konfederatës Zvicerane dhe një fakor stabiliteti dhe kohezioni të brendshëm.

 

Zvicra siç e përmendëm më sipër është e ndarë në 26 kantone, të cilat vetë janë të nëndara në komuna. Disa kantone kanë një nëndarje ndërmjetëse që quhet « distrikt Â». Disa kantone ose rajone janë të grupuara në hapësira ( Hapësira « Mittelland Â», Hapësira « Bejune Â» etj.,) që u jep atyre mundësi të mbrojnë interesat e përbashkëta dhe veçanërisht ato ekonomike. Këto hapësira nuk janë entitete politike, si të tilla. Kantonet nga ana e Kushtetutës janë autonome (çdonjera ka Kushtetutën e vet), si nga ana ligjvënëse, juridike, fiskale apo administrative. Megjithatë, atyre u ndalohet të miratojnë një formë kushtetuese që nuk i korespondon rregullave të demokracisë, domethënë ajo duhet të pranohet nga populli dhe nuk egziston ndonjë mundësi për ta ndryshuar nëse votuesit e kantonit e kërkojnë atë. Një sërë fushash administrohen në këtë mënyrë vtëm në nivel kantonal, si edukimi, përveç universiteteve federale, administrimi i spitaleve (përveç spitaleve të komunave dhe private), ndërtimit dhe mirëmbajtjes së pjesës më të madhe të rrugëve (përveç autostradave dhe rrugëve kombëtare) dhe policisë (ndryshe përsa i përket ushtrisë) ; apo detyrimeve të tjera shoqërore dhe kontrollit të fiskalitetit (taksave). Cdo kanton ka parlamentin e vet (që në shumicën e kantoneve frankofone : Këshilli i Madh) dhe qeveria e tyre ( e quajtur në shumicën e kantoneve frankofone : Këshilli i Shtetit). Pra politika zvicerane ndahet në një politikë federale, kantonale apo politikë e komunave.

Demokracia e drejtpërdrejtë i jep mundësi popullit të zgjedhë të zgjedhurit e tij në këshillat e ndryshme (Komunat, Kantonet dhe në Konfederatë) dhe u jep atyre mundësi të japin mendimin e tyre mbi tekstet ligjvenëse apo konstitucionale, që vendosen nga këto këshilla apo t'i propozojë ato sipas një rregullore të saktë. Në këto « Landsgemeinde Â», siç quhen në zonat gjermanofone, qytetarët mblidheshin dhe votonin duke ngritur dorën.

 

 

Salla e Këshillit Kombëtar

 

Përveç strukturës së saj, politika zvicerane allohet për pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në sistemin politik, veanërisht me anën e së drejtës për nismë popullore, si edhe të drejtës së referendumit (demokracia e drejtpërdrejtë)

 

Këshilli Kombëtar

 

 

 

Pushteti egzekutiv ushtrohet nga Këshilli Federal i përbërë nga 7 anëtarë (ministra). Ata zgjidhen për katër vjet nga Asambleja Federale, por mund të vahdojnë edhe më tej mandatin e tyre, në rast se edhe ata vetë dëshirojnë të vazhdojnë funksionet e tyre. Këshilli Federal funksionon sipas parimit të kolegjialitetit, gjë që do të thotë se vendiet e mara, në shumicën e rasteve janë me konsensus. Presidenca e Këshillit Federal sigurohet nga Presidenti i Konfederatës që zgjidhet për 1 vit nga 7 anëtarët e Këshillit Federal. Roli i tij është më tepër simbolik dhe mediatik.

Popullsia e Zvicrës është e pasur me një diversitet kulturor, veçanërisht në fushën e gjuhës ( katër gjuhë kombëtare dhe shumë dialekte) dhe me një diversitet fetar (kantone historikisht katolike apo protestante). Zvicra dhe autoritetet e saj respektojnë me rreptësi edhe kulturën, gjuhën, fenë e popullsisë të huaj që është vendosur në territorin e saj. Vetëm shqiptarët kanë shkollat, Universitetin, grupet e tyre artistike, të futbollit, apo edhe mundësinë e ushtrimit të fesë së tyre, në përputhje me legjislacionin zviceran, Cdo shqiptar ka të drejtë të mbajë shtetësinë shqiptare dhe të ketë edhe atë zvicerane, kur pranohet si i tillë. Shqiptarët janë një ndihmesë të veçantë në ecurinë e demokracisë së drejtpërdrejtë në Zvicër, në fusha të ndryshme të ekonomisë, shkencës, artit, kulturës, ato sociale etj. Shqiptarë që janë integruar në shoqërinë zvicerane janë anëtarë të partive të ndryshme politike dhe janë zgjedhur edhe në instanca drejtuese të kantoneve apo komunave. Gjithashtu duhet theksuar se Konfederata Zvicerane, nëpërmjet sidomos ministres së jashtme, zonjës së nderuar Micheline Calmy-Rey mëse njëherë ka mbrojtur aspiratat e drejta të popullit shqiptar dhe ka qënë nga të parat që ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës.

 

-

*Autori ka botuar disa libra me refleksione për Zvicrën, si dhe ka shkruar në shtypin shqiptar dhe atë zviceran shkrime që lidhen me jetën politike, ekonomike, dyshtetësinë dhe integrimin e të huajve në Zvicër.

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bën AKP në Kosovë rreth privatizimit? (07.29.2009)
PJETËR ARBNORI MIKU I MADH I DIASPORES (07.09.2009)
Në Turqi protestë kundër genocidit ndaj çamëve (06.30.2009)
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës ia dorëzoi Mirënjohjen artistes Vaçe Zela, Nderi i Kombit (06.16.2009)
Ambasadori i Republikës të Kosovës Z.Naim Malaj priti anëtarët e LAPSH-itAmbasadori i Kosovës e vlerësoi lart kontributin e LAPSH-itShkruan: Nexhmije Mehmetaj (06.11.2009)
Tryeza e Rrumbullakët e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës - BISHZ (06.08.2009)
NJOFTIM-Announcement-100th Birthday of "Dielli" (06.04.2009)
REAGIM: Kujdes me emrat që i përkasin historisë të kombit shqiptar !Nga Lebit MURTISHI (05.30.2009)
Prezantojmë nxënës të dalluar nga Kantoni Jura Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese (05.23.2009)
Studentët e diplomuar shqiptarë po i hedhin sytë nga vendi i tyre (05.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]