E Shtunë, 04.27.2024, 09:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
SHQIPTARËT E AMERIKËS PËRSHËNDESIN FITOREN E MARK GJONAJT

E Mërkurë, 09.19.2012, 08:33am (GMT+1)


 


Mishto: "Kurorës së artë të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë iu shtua një diamant, për të cilin familja e nderuar Gjonaj, Reçi i largët dhe gjithë shqiptarët kudo ndodhen ndjehen krenarë dhe të nderuar"

SHBA, 15 shtator 2012  - Mark Gjonaj, shqiptari i parë që fitoi zgjedhjet paraprake të   Partisë Demokratike për anëtarët e Asamblesë së New York-ut, ka marrë me   mijëra mesazhe urimi nga shqiptarët.Madje jo vetëm atyre në Shtetet e   Bashkuara, por edhe nga shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare.   Shqiptarët në mbarë botën.

Gjonaj, i cili kryesoi në këto zgjedhje   përballë rivales Naomi Rivera, në mesazhin e tij të urimit deklaron se tashti   është koha për të lënë pas politikën dhe fokusimi duhet të jetë tek nevojat e   qytetarëve, të qarkut 80, të Kuvendit të New Yorkut.

"Votuesit e qarkut   80-të, të Kuvendit të New York-ut, bën një zgjedhje të qartë të enjten dhe unë   u jam tepër mirënjohës për mbështetjen e tyre. Unë pres që të punojmë së   bashku me udhëheqësit e komuniteteve të tjera, në javët dhe muajt e ardhshëm.   Unë pres që të bashkohemi në luftën e tyre për punësim, paga më të mira dhe   për të një sistem shkolllorë, më të mirë duke ulur mbipopullimin e   tyre", shprehet Gjonaj.

Mark Gjonajt është shqiptari i parë si përfaqësues shqiptarëve të New York-ut në Asamble, ku fitoi me 52% të votave   ndaj 41% të marra nga anëtarja në detyrë e Asamblesë, Naomi Rivera.

43-vjeçari Mark Gjonaj, babai i dy fëmijëve i lindur nga   prindër shqiptarë, të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit-Mali i Zi, u rrit në   një lagje italo-shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi   si inspektor ndërtimi.Ai mbaroi shkollën e mesme St Raymond dhe u diplomua në   Universitetin St. John's, Queens.

 



 

Dr. Gjon Buçaj:

 

Në mesazhin e tij të urimit kryetari i   shoqatës Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA, Dr. Gjon Buçaj,   thotë:

"I dashtun Mark,në emër të Vatrës dhe timin të përgëzoj për fitoren në votimet para partiake, për antarë të  Asemblesë së New York-ut! Kjo fitore dëshmon se fushata e jote ka qenë  efektive për t'u njoftë me votuesat, duke ju përcjellë atyre mesazhin e nji kandidati që synon me i përfaqësue në Asemblenë e këtij shteti, me konsideratën e interesave të tyre në rend të parë."  

Paulin Kolaj:  Veprimtari i dalluar dhe pronari i sukseshëm i   biznesit më të madh kulinar në SHBA,"Famous Pizza Family Restaurant", zoti   Paulin Kolaj, në mesazhin e tij,- përshëndetës thotë se z. Mark Gjonaj, tregoi   se: "Çfarë do të thotë një fitore   si kjo për të gjithë shqiptarët, si në SHBA, si edhe për ne,   në diasporë!"


"Është e rëndësishme në këtë kohë nëhistorinë tonë të dimë se ne kemi një shqiptaro-amerikan në politikën amerikane, si një zë përtë gjithë ne", thotë Kolaj duke shtuar se: "Mark Gjonaj   tregojë aftësi unike, dhe mençurinë, për të   udhëhequr me konsensus të përbashkët. Dhe, ai tash ai   është një njeri të cilit   ne mund të i besojmë   plotësisht për të na përfaqësuar të gjithë ne me një shkallë të lartë të nderit dhe të   përkushtimit për të gjthë komunitetet në Distriktin   80-të."

 

Dritan Mishto

Urime shqiptaro-amerikanit të mirë dhe të përkushtuar Mark Gjonaj!,   shkruan në mesazhin e tij Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York,   diplomati Dritan Mishto. Fitorja e z. Gjonaj në fazën e rëndësishme paraprake është një lajm   i gëzuar për gjithë botën shqiptare. Duke arritur këtë sukses   falë përkushtimit, reputacionit dhe mjeshtësisë së tij në   fushatë, Z. Gjonaj tregoi se gjithçka është e mundshme kur   vlerat njerëzore dhe ndershmëria janë bazë e nismave të tilla. Unë jam i bindur se Marku do të jetë një   shembull i përkryer i mënyrës se si duhet qeverisur, se si duhen   zgjidhur hallet e qytetarëve, sesi duhen kapërcyer pengesat dhe   të shikohet drejt së ardhmes së përbashkët. Tashmë z. Gjonaj ka   barrën historike dhe përgjegjësinë e lartë të tregojë  se   shqiptarët dinë të drejtojnë, të menaxhojnë detyrat publike dhe   të sjellim mirëqënie për komunitetin ku ata bëjnë pjesë. Rruga e gjatë ku është futur projekti  i Markut kërkon nga të   gjithë një përkushtim dhe mbështetje të lartë për ta shndërruar   këtë shanc historic në projektin politik të shqiptarëve në   diasporë për dekadat që vijnë. Fitorja e z. Mark Gjonaj na mbush të gjithëve me   gëzim dhe me dëshirën që stacioni i ardhshëm politik të jetë   akoma më lart. Kurorës së artë të 100 Vjetorit të Pavarësisë së   Shqipërisë iu shtua një diamant, për të cilin familja e nderuar   Gjonaj, Reci i largët dhe gjithë shqiptarët kudo ndodhen ndjehen   krenarë dhe të nderuar.  Suksese të mëtejshme z. Mark Gjonaj!
 
Urimet tona për fitoren z. Mark Gjonaj!, thotë   në mesazhin e tij, - z Tom Mrijaj një publicistit, kritik letrar, shkrimtari i   disa librave, Sekretar i Përgjithshëm i "Lidhjes së Tretë të   Prizrenit".

 

Tom Mrijaj


Zoti Mrijaj më tej thotë se fitorja e Mark Gjonaj,  gëzoj   shqiptarët kudo që gjenden,sidomos mërgaten tonë në SHBA,ku Gjonaj dha një   shembull të mirë për breznit e reja, se në këtë shtet të bekuar me punë e   ndershmëri arritet çdo gjë! Një merit e posaqme, shprehet z. Mirijaj  për   fitoren Gjonaj i shkon gazetarit të Bota Sot, i cili me pendën e tij, - të   shkëlqyer, që nga dita e parë e fushatës së tij, - njoftoj opinjonin këtu dhe   në atdhe për kandidatin historik të shqiptarëve në këtë vend të bekuar. Ishte   pra e para gazeta e juaj( me korrespondentin tuaj ne SHBA) që njoftoj botën   shqiptare në atdhe për fitoren e shqiptarit Mark   Gjonaj.
 
   Në orën 2 pas mesit të natës të mëngjezit të   së Premtes në rubrikën e lajmeve tek gazeta më e madhe në botën shqiptare   "Bota Sote" mësova për lajmin e fitores. Në ato orë të hershme thuja gjitha   gazetat shqiptare në Shipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal te Zi e diaspor kishin   mësu këtë lajm të gëzueshem nga Bota Sot.
 
   "Unë me   familjen time, kam kënaqësinë, thotë ai t' u përcjelli urimet më të përzemerta   për këtë fitore, t'uj urue që në të ardhshmen të arrini fitore shum më të   larta, në rrugën që keni vazhdu! Uroj nga zemra edhe kombëtaren Bota Sot dhe   gazetarin e saj në SHBA, për gadishmërin e tij, - shembullore, në këtë fushat   elektorale, të gjatë dhe të lodhshme, e cila përfundoi me sukses të plotë. Në   saj të punës së shkëlqyer që bëri gjat kësaj fushate Mark Gjonaj, stafi i tij,   - elektoral, dhe vullnetarët e palodhur - gjithë komunitetin shqiptarë që u   tregua i bashkuar dhe i mobilizuar për këtë arritje historike të një shqiptari   të Amerikës." thotë në mesazhin e tij, - z Tom Mrijaj një publicistit, kritik   letrar, shkrimtari i disa librave, Sekretar i Përgjithshëm i "Lidhjes së Tretë   të Prizrenit".
 
 



Harry Bajraktari   



Harry   Bajraktari , themelues dhe ish botues i gazetës shqiptaro amerikane   Illyria,biznesmeni i suksesshë,m dhe aktivisti i njohur i komunitetit, ai   që ka kontribuar në lidhjet e tij, - të mira me kongresistin Eliot   Engel,  thotë se :" Kalimi me sukses i "turit" të parë në garën   brënda partisë Demokrate, të një shqiptari, është një lajm i mirë për të   gjithë ne. Mark Gjonaj na ka nderuar të gjithë ne shqiptarëve, duke treguar se   me punë dhe vullnet arrihet gjithëçka."





 

 

Për,   mendimin tim mbas fitores në zgjedhjet paraprake, Mark Gjonaj e ka më të lehtë   të fitojë edhe në zgjedhjet e përgjithëshme me 6 nëntorë. Dhe, shpresojë në   një sukses të madh të tij.



 

Fitoria   e Mark Gjonaj tregon se shqiptarët e Amerikës janë plotësisht të integruar në   jetën amerikane, dhe të suksesshëm edhe në politikë, duke mbajtur poste   drejtuese.





 

Kështu,   ka ndodhur Kryetaren e Bashkisë së Ëorcester - Massachusetts, Konstantina B.   Lukes, Lisa Mrijaj ish - (Chief of Staff) shefe e stafit të Bashkisë së   Yonkersit, në dy mandate, Lisa Milicaj është e zgjedhur me vota anëtare në   Këshillin e Bashkisë së Toën of Pleasant Valley në Dutchess County, Neë York,   dhe Presidente e Agjencisë së Sigurimit të Parë, - President of First   Insurance Agency Inc, Ken Biberaj shpresojm edhe ai të sfidojë kundërshtarin e   tij, - në garën për Këshillin e Bashkisë së Neë Yorkut.


"Unë   mendojë se shumë shpejt komuniteti shqiptarë në SHBA, me arritjet e   gjertanishme, në pesë dhe dhjetë vjetët e ardhëshme, do të kemi edhe anëtarë   të Kongresit Amerikan, më pasë Senatorë, anëtarë të qeverisë amerikane, dhe   ndoshta edhe ndonjë guvernator ose major të Neë Yorkut."
 

Këtë   e them me plot bindje mbasi sukseset e studentëve shqiptarë në universitet   amerikane janë të mahnitëshme, shqiptarët sot dallohen në sport, punojnë në   Ëall Street, në biznes, në drejtësi, në mjekësi, ruajtjen e rendit, në   administratën lokale dhe kompanitë më të mëdha Amerikane.

Mark   Gjonaj, ishte ai që bëri diferencën andaj i takojnë të gjithë falemnderimet -   dhe i urojë suksese !
 

Veprimtari   i njohur i komunitetit Sejdi Husenaj , anëtari i kryesisë së Vatrës, thotë se   :"Mendojë se ky është patjetër një hap i madh suksesi për   gjithë komunitetin shqiptar, të Nju Jorkut dhe shqiptarët e Amerikës në   tërësi, mbase duke pasë një përfaqesues tonin në Kuvendin (Asamblen) e   Nju Jorkut, ne shqiptarët afirmojmë vlerat dhe të arriturat e shqiptarve të   këtushem, të cilat pse më të vogla në se do të krahasosheshin me   ato të disa kombeve tjera, më të mëdha nga ne, janë më   të avancuara."
Nga   ana tjetër, fitorja e Mark Gjonaj, shprehet zoti Husenaj  në garën brenda   Partisë Demokrate, dhe shanci i tij i madh për të fituar edhe në 6 nëntorë, në   zgjedhjet e pergjithëshme shtetrore në New York, do të thotë se po   ngriset zëri i një shqiptari në këtë pozitë të lartë, të   këtij shteti i cili është shteti më i rëndësishëm i SHBA. Fitoria e Mark   Gjonaj është historike, ajo është edhe një nderim i madh që i bëhet kombit   tonë në 100- vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, 6 muaj më pasë se festoi 100   vjetorin e shoqatës më të vejtër të shqiptarëve të Amerikës Vatrës. Prandaj,   urime të përzemerta z. Mark Gjonaj dhe gjithë shqiptarve të Amerikës! nga unë   Sejdi Husenaj dhe familja ime.

 




Frank G. Shkreli,

 

Zoti Frank   G. Shkreli, një njohës i mirë i këtyre fushatave, analist shqiptaro amerikan   i zgjedhjeve në SHBA, i cili ka qenë gazetar dhe redaktor në "Zërin e   Amerikës", seksioni shqip nga viti 1974 deri në vitin 1984. Më pas po tek   "Zëri i Amerikës", zoti Shkreli, ka qenë shef i seksionit shqip (1984-1985)   dhe nga viti 1985 deri në vitin 1990 ka shërbyer këshilltar i lartë   programacioni në divizionin europian të "Zërit të Amerikës" dhe ka qenë   Drejtor Egzekutiv i KKSHA) , ka shkruar se :

"Pa dyshim se ky është një sukses i Mark   Gjonajt, për të cilin ai meriton lëvdatë për punën e rëndë dhe urimet tona,   por është gjithashtu edhe një hap përpara për komunitetin shqiptaro-amerikan,   pasi fitorja e tij shënon një hap tjetër drejtë një angazhimi më të plotë, në   procesin politik të këtij vendi, nga ana e komunitetit shqiptar në Amerikë. Në   të vërtetë, komuniteti shqiptaro-amerikan, siç duket ishte i bashkuar dhe i   vendosur, si asnjëherë më parë, që të ndihmonte në fushatën për zgjedhjen e   Mark

Fitorja e Mark Gjonajt është një fillim i mbarë   dhe shpresëdhënës për komunitetin tonë këtu në Amerikë. Kjo, pra është sfida e   brezit të ri të këtij komuniteti, këtij brezi që ka mundësitë më të mira se   çdo brez tjetër më parë i shqiptarëve të Amerikës. Amerika u jep mundësitë. Në   asnjë vend tjetër mundësitë nuk janë më të mira për t'u bërë pjesë e procesit   politik aty ku jetojmë në Amerikë, duke kandiduar dhe duke fituar në fushata   siç fitoi Mark Gjonaj. Rini shqiptaro-amerikane, mos ngurro. Bëni histori siç   bëri Mark Gjonaj!"

Urime dhe faleminderit Mark për shembullin e   mirë për brezin e tanishëm dhe brezat e ardhshëm të shqiptarëve në Amerikë!



 

Mal   Berisha:

 

 

Z.   Mal Berisha I ngarkuar me punë Ambasada e Republikës së Shqipërisë në   Mbretërinë e Bashkuar, në një mesazh elektronik drejtuar Mark Gjonaj, thotë   


 

       Shumë i dashuri dhe i   nderuari vëllai jonë Mark Gjonaj, mësova me gëzim të papërshkruar lajmin për   zgjedhjen  Tuaj antar i Asamblesë së Nju Jorkut. Ky lajm na gëzon shumë   të gjith ne shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit fish.


 

  Së pari; për Juve që ju njoh personalisht dhe që gëzoj respekt dhe   ruaj kujtimet më të bukura nga çdo takim me juve; Së dyti sepse keni fituar në   një fushatë shumë të vështirë, të një konkurence shumë të fortë në vendin me   standartet demokratike më të larta në botë; Së treti sepse ju bëtë histori   duke u bërë i pari shqiptaro - amerikan që arrin të zgjidhet në një organ kaq   të lartë të një shteti federal amerikan; Së katërti sepse ju treguat se   shqiptaro - amerikanët tashmë janë të aftë të marrin pjesë në jetën politike   të atij shteti të madh dhe të fitojnë!


 

Ju na bëtë të gjithëve krenar, shqiptarët në Amerikë, në Shqipëri,   Kosovë, Maqedoni e Mal te Zi, Luginën e Preshevës, Çamëri dhe në   diasporë.


 

Urimet ma të mira, shumë suksese dhe Zoti ju Bekoftë Ju, Shtetet e   Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, popullin Amerikan dhe Shqiptarët kudo   që janë! I juaji Mal Berisha

 



Jonuz Ndreu

 

 

Jonuz Ndreu një nga emigrantë më të vjetër në SHBA, pinjolli i njërës   prej familjeve më të mëdha në Dibër, nipi i Elez Isufit, i cili ka shërbyr   edhe me uniformën në ushtrinë Amerikane, dhe veprimtarë i dalluar i   komunitetit, Vatranë i vjetër, e përshëndeti Mark Gjonajn;

 

 

"Jemi krenarë që jemi shqiptarë, dhe kur një shqiptar arrin në poste të   larta në Amerikë. Patjetër që kjo është një fitore historike është edhe   krenari, për të gjithë atë punë dhe kontributë të madh që bëm në Shqiptarët e   Amerikës, për dekada në këtë vend të bekuar, kampioni i lirisë dhe   demokracisë, vendi që u bë shtëpia e dytë e jona - prej kur vendin   tonë e sundoi regjimi i egër komunist dhe sllavo -   komunist. Kontributi i shqiptarëve për Shtetet e Bashkuara - të   mirat që Amerika na bëri në shqiptarëve tani ka ardhur koha t'ja kthejmë   ne asaj me fëmijët tanë. Me shqiptarë si Mark Gjonaj, neser ndoshta edhe Ken   Biberaj por edhe ata mijëra studentë e studente shqiptarë që shkelqejnë. Urime   Mark Gjonaj për fitoren dhe suksesë edhe më 6 nëntorë!" Jonuz   Ndreu
BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GRANIT XHAKA LETËR TIFOZËVE: MOS BINI PRE E PROVOKIMEVE TË DUKËS, JAM KRENAR QË JAM SHQIPTAR (09.18.2012)
DHJETË VJET MËSIME NË GJUHËN SHQIPE, NË FILADELFIA TË AMERIKËS(Nisën mësimet në shkollën “Gjuha Jonë”)Nga VLASH FILI (09.15.2012)
AGIMI I ARTË REFUZON T'I JAPË USHQIME NJË TË MOSHUARE TË HUAJ (09.15.2012)
LËVDATË PËR ZVICRËN!Nga HALIL MATOSHI (09.14.2012)
PROJEKTI 'STOP LARGIMIT TË TRURIT' NË MAQEDONI (09.14.2012)
AZILKËRKUESIT E TREMBIN BE-në (09.14.2012)
EMIGRACIONI E PËRGJYSMON NUMRIN E NXËNËSVE SHQIPTARË NË DIBËR (09.12.2012)
LUFTA KUNDËR KANCERIT Në çdo 8 gra një diagnostikohet me kancer Nga MIMOZA DAJÇI (09.07.2012)
ÇFARË IU SJELL KARTA BLU STUDENTËVE TË HUAJ? (09.04.2012)
SHQIPTARËT NË GREQI PA CERTIFIKATA, SHTETI YNË HESHT (09.04.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]