E Hënë, 04.29.2024, 02:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
DHJETË VJET MËSIME NË GJUHËN SHQIPE, NË FILADELFIA TË AMERIKËS
(Nisën mësimet në shkollën “Gjuha Jonë”)
Nga VLASH FILI

E Shtunë, 09.15.2012, 02:13pm (GMT+1)



Një kujtim i përbashkët, nga dita e parë e shkollës: mësues, nxënës e prindër
1.
"Mirësevini, fëmijë të dashur!", ishte ky urimi i zemrës, që u dëgjua shpesh, ditën e diel, më 9 shtator 2012, në Qendrën Kulturore të Shoqatës "Bijtë e Shqipes", në Filadelfia të Amerikës. Këtu zhvillon programin mësimor shkolla shqipe "Gjuha jonë". Vinin njëri pas tjetrit prindërit, me fëmijët e tyre përdore, për ta filluar vitin e ri arsimor.
Sadik Elshani, kryetar I Shoqatës, i priste buzagas para hyrjes kryesore. Takonte duart me prindërit, përshëndeste fëmijët dhe ju uronte atyre mirëseardhjen.

Gjithë gjallëri, fëmijët më "të vjetër" të kësaj shkolle, që kishin mbyllur në qershor një vit të sukseshëm dhe tani do të vazhdonin vitin e dytë, të tretë, të katërtë ose të pestë, në ciklin e plotë 5-vjeçar të kësaj shkolle, takoheshin me njëri tjetrin, përqafoheshin dhe gjithë gëzim tregonin për pushimet verore. Më të ndrojtur ishin fëmijët, që vinin për herë të pare. Por, sapo njiheshin me të tjerët, gjallëroheshin menjëherë. Edhe mësueset e shkollës ua kthenin me ngrohtësi përqafimet fëmijëve, që kishin patur një vit më parë në klasat e tyre, por sidomos atyre, që vinin aty për herë të parë.

Mësueset e shkollës shqipe, në Filadelfia

Pas një periudhe verore të qetë, Qendra Kulturore e Shoqatës u zhurmua përsëri nga zërat e ëmbël të fëmijëve. Ndihej atmosfera e gëzushme në këtë mjedis të mirëpritur. Shumica e fëmijëve, tashmë, janë të lindur këtu në Amerikë. Por, aty këtu, ka ndonjë të ardhur kohët e fundit nga Shqipëria. Ka nga ata që, të ndihmuar nga prindërit, flasin shqip, paçka se jo mire. Por ata nuk dinë të shkruajnë e as të lexojnë. Por ka edhe nga ata, që emrin e vet e shqiptojnë me theksin anglez. Por edhe këta të fundit do të fillojnë ta mësojnë gjuhën shqipe në këtë shkollë, që sivjet i çeli dyert për të dhjetin vit radhazi. Është shkolla, ndoshta, më e vjetra në Diasporën Shqiptare të Amerikës. Por ajo, që ka rëndësi më tepër, është shkolla, ku në ciklin e saj 5-vjeçar e kanë mësuar gjuhën shqipe me dhjetëra fëmijë.

2.

Ja pra, më 9 shtator 2012 nisi në këtë shkollë viti i ri arsimor 2012 2013. Prindërit, fëmijët, mësueset, anëtarë e dsahamirë të Shoqatës sonë, morën pjesë në ceremoninë e thjeshtë, të organizuar nga Këshilli Drejtues i saj, për fillimin e këtij viti arsimor. Kështu,
z. Sadik Elshani përshëndeti në emër të Këshillit Drejtues të Shoqatës, që është edhe organizatori dhe administratori i shkollës shqipe "Gjuha Jonë". Ai ua uroi fëmijëve mirëseardhjen e për suksese edhe për këtë vit, si dhe zhvilloi me prindërit një bisedë të ngrohtë e miqësore. Midis të tjerave, ai përmendi edhe detyrat, që u takojnë Shoqatës, prindërve dhe mësueseve, për një mbarëvajtje sa më të mirë të procesit mësimor, gjatë tërë vitit shkollor.

Në përfundim të ceremonisë u bë një foto e përbashkët e fëmijëve, prindërve dhe mësueseve, një kujtim i bukur dhe i paharruasr i kësaj dite të shënuar.

Mbas ceremonies, fëmijë e të rritur u ftuan në koktejlin e zakonshëm, që organizon Shoqata jonë, në këto raste.

Si para ceremonisë, ashtu edhe mbas saj, prindërit plotësuan fletë-regjistrimet e fëmijëve, në bazë të të cilave janë të gjitha dokumentet, që ruan Shoqata "Bijtë e Shqipes" në fondin e saj, për çdo vit mësimor. Ndërsa fëmijët, të cilët rrinin aq "urtë" gjatë ceremonies, filluan përsëri ta zhurmojnë mjedisin e Qendrës Kulturore. Ndërsa prindërit shkëmbenin mendime me njëri tjetrin, por edhe me mësueset.

Znj. Erblina Koka, zv.kryetare e parë e Shoqatës, nuk përtoi të bënte shumë fotografi, kurse kameramani Florian Bezhani filmoi çdo gjë.

...Kështu e nisi përsëri rrugën e saj Shkolla Shqipe "Gjuha Jonë", në Filadelfia, për vitin e ri shkollor 2012 2013, që shënoi dhe fillimin e vitit të dhjetë, në jetën e kësaj shkolle.

Edhe ne ju urojmë nga zemra fëmijëve të kësaj shkolle: Gjithnjë suksese, në mësimin e gjuhës sonë të bukur shqipe!

( E dërgoi për publikim, Prof. Murat Gecaj Tiranë )


VLASH FILI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AGIMI I ARTË REFUZON T'I JAPË USHQIME NJË TË MOSHUARE TË HUAJ (09.15.2012)
LËVDATË PËR ZVICRËN!Nga HALIL MATOSHI (09.14.2012)
PROJEKTI 'STOP LARGIMIT TË TRURIT' NË MAQEDONI (09.14.2012)
AZILKËRKUESIT E TREMBIN BE-në (09.14.2012)
EMIGRACIONI E PËRGJYSMON NUMRIN E NXËNËSVE SHQIPTARË NË DIBËR (09.12.2012)
LUFTA KUNDËR KANCERIT Në çdo 8 gra një diagnostikohet me kancer Nga MIMOZA DAJÇI (09.07.2012)
ÇFARË IU SJELL KARTA BLU STUDENTËVE TË HUAJ? (09.04.2012)
SHQIPTARËT NË GREQI PA CERTIFIKATA, SHTETI YNË HESHT (09.04.2012)
REFUGJATËT MËSOJNË GJERMANISHT NGA GËTJA (09.04.2012)
GREQIA VENDOS TË NXJERRË NË SHITJE 30 ISHUJT E PARË (09.03.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]