VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHTËPIA E BARDHË HARTON PLAN PËR EMIGRANTËT

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 10:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
SHTËPIA E BARDHË HARTON PLAN PËR EMIGRANTËT

E Djelë, 02.17.2013, 06:48pm (GMT+1)


Një gazetë e shquar amerikane thotë se Shtëpia e Bardhë po harton një plan për imigracionin që do të lejojë imigrantët e paligjshëm të bëhen shtetas të përhershëm të ligjshëm brenda tetë vjetësh.  
 
USA Today njoftoi dje se sipas propozimit, 11 milion imigrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara mund të aplikojnë për një vizë të re që do të quhet Imigrant me Prespektivë të Ligjshme. Në se aprovohen, ata mund të aplikojnë për të njëjtin status ligjor të përkohshëm për bashkëshortët dhe fëmijët e tyre që jetojnë jashtë vendit.
 
Gazeta thotë se sipas planit të hartuar nga Shtëpia e Bardhë, imigrantët e paligjshëm duhet të kalojnë një kontroll të së kaluarës së tyre, të paraqesin të dhëna biometrike dhe të paguajnë një shumë të ardhurash për t'u  kualifikuar për vizën e re. Në se miratohen, ata do të lejohen të jetojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara për katër vjet, të punojnë dhe të mund të largohen nga vendi vetëm për periudha të shkurtra kohore. Pas katër vjetësh ata mund të aplikojnë për ta zgjatur vizën.
 
Imigrantët mund të aplikojnë për banim të përhershëm brenda tetë vjetësh në se kanë mësuar anglisht, historinë amerikane dhe kanë paguar taksat.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SUHAREKË - ARRESTOHEN HAJNAT E SHTËPIVE TË MËRGIMTARËVE (02.16.2013)
NJË SAGË SHQIPTARE DASHURIE NË AMERIKËIntervistë Eksklusive me Regjizorin e Shquar PAUL KURTIIntervistoi ERMIRA BABAMUSTA, New York (02.12.2013)
EDHE NË QYTETIN BACKNANG NJË VATËR E SHKOLLËS SHQIPE (02.12.2013)
DIASPORA KËRKON AMBIENT PËR INVESTIME (02.05.2013)
TË QENËT NJERI KA BRENDA VETITË, QË TË JETOSH E TË PUNOSH SI QYTETAR-thotë poeti, shkrimtari dhe gazetari Vlonjat në mërgim Arqile GjataNga SOKOL DEMAKU (02.04.2013)
PARATË E DIASPORËS 'EKSPORTOHEN' NË SERBI (02.03.2013)
GJERMANIA BËN PUBLIKE KUALIFIKIMET E EMIGRANTËVE (02.01.2013)
FERMERËT AMERIKANË MBËSHTESIN REFORMËN E EMIGRACIONIT (01.31.2013)
OBAMA KËRKON ME NGULM REFORMA NË EMIGRACION (01.30.2013)
SHBA - REFORMA NË SISTEMIN E EMIGRACIONIT (01.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]