E Premte, 05.03.2024, 04:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
SEKTORIT GJERMAN TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT I DUHEN NJERËZ

E Martë, 03.05.2013, 04:44pm (GMT+1)


Panairi i kompjuterave Cebit në Hanover nuk është vetëm vitrinë për risitë e botës digjitale, por edhe barometër për koniunkturën. Dhe kjo nuk është dhe aq e keqe për këtë sektor.

Mund ta quash edhe simbolike, pas një dimri të gjatë bashkë me fillimin e Cebit-it në Hanover vjen edhe pranvera. Kjo ka ngjallur atmosferë të gazueshme, gjë që është e nevojshme për ekonominë e tronditur nga kriza në Evropë. Pararendës i një rritjeje ekonomike mund të bëhet sektori i Teknologjisë së Informacionit, pra të gjitha firmat që merren me telekomunikacionin dhe teknologjinë e informacionit. Ndërkohë që pjesa tjetër e ekonomisë është duke u përpjekur të ndalë rënien, sektori i High-Tech bën një hap të madh. 1,4 për qind rritje pret shoqata e sektorit Bitkom. Kjo mund të kthehet në motor për ekonominë. Megjithëse motorët e vërtetë janë duke lëvizur diku tjetër: Në Kinë tregu i Teknologjisë së Informaiconit është duke u rritur me 9 për qind këtë vit, kursë në SHBA me 6,5 për qind. Edhe në Gjermani shifrat e rritjes dikur ishin më të mira.

Drejtori ekzekutiv i Bitkom-it, Bernhard Rohleder ka këtë vlerësim: "1,4 përqind për sektorin tonë nuk është një shifër shumë e mirë. Por krahasuar me pjesën tjetër të ekonomisë, është dy deri tre herë më e madhe. Kjo na bën të jemi optimistë për vitin e ardhshëm."


Shumë firma presin të kenë rritje të volumit të prodhimit, më shumë se gjysma e tyre mendojnë të marrin punonjës të rinj në punë. Për herë të parë këtë vit, numri i njerëzve që punojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit ka arritur në 900 mijë. Në industri vetëm sektorin i prodhimit të makinerive ka më shumë punonjës.
Por, aty ku ka dritë ka edhe hije. Në gjithë vendin nuk janë zënë 43 mijë vende pune për specialistë të teknologjisë së informacionit. Kjo mund të zgjidhet duke organizuar migracion të qëllimshëm në Gjermani, thotë Dieter Westerkamp nga Shoqata e Inxhinjerëve Gjermanë (VDI): "Kjo është një rrugë që ne do e bëjmë. VDI kërkon të fusë dëshminë evropiane për këtë profesion, të ashtuquajturin Engineering Card. Kjo do të mundësojë vlerësimin e inxhinjerëve sipas përvojës dhe kualifikimit në mënyrë që të mund të bëhet krahasimi i një inxhinjeri spanjoll dhe italian me një inxhinjer gjerman."

Duhet të vijë elita

Një nga aspektet e tjera për të cilin përfaqësuesii Bitkom-it, Bernhard Rohleder tërheq vëmendjen është se Gjermania nuk është "vendi që ëndërrojnë elitat e teknologjisë së informacionit në botë. Dhe ne na duhet elita."Në Gjermani ka administratorë të mirë, por mungojnë zhvilluesit e teknologjisë. "Këtu duhet të hapemi për elitat e botës. Ne duhet të krijojmë një atmosferë që ta bëjë Gjermaninë interesante për indianët, malajzianët, indonezianët ose kinezët, që të vijnë në Gjermani dhe të mos shkojnë tek Silicon Valley në SHBA", thotë Rohleder.

Çfarë janë të rejat në rrjet? Tema e sigurisë në teknologjinë e informacionit është duke u bërë gjithnjë e më e rëndësishme, aty kërkohen sot më shumë forca të specializuara. Siguria është një temë e rëndësishme për firmat si Telekomi Gjerman. Drejtori René Obermann e shikon të ardhmen e koncernit që drejton në të ashtuquajturin "smart connectivity" dhe në kooperim me firmat e internetit. "Këtë e tregojmë edhe këtu në panair," thotë Obermann. "Smart connectivity" do të thotë lidhje e shpejtë interneti për sasinë e të dhënave, më shumë siguri në rrjet dhe në fund menaxhim kualiteti për shërbime të ndryshme. "Një E-mail mund të vijë një sekondë më vonë, por një video-konferencë nuk mund të shtyhet. Kjo duhet menaxhuar në rrjet. Smart Connectivity dhe bashkëpunim me firmat inovative. Aty lind një tufë e madhe shërbimesh për klientët, dhe aty mund të fitojmë të gjithë."

Një vështrim mbi të gjitha këto tema ofron aktualisht Cebit. Edhe nëse panairi nuk e arrin më shkëlqimin që ka pasur dikur, bota digjitale nuk mund të imagjinohet më pa Cebit-in. Këtë e tregojnë 4100 firmat që prezantohen në Hanover nga 70 vende.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EMIGRANTËT NË GJERMANI PËR NDRYSHIMIN E LIGJEVE (03.03.2013)
SHBA - LIROHEN NGA BURGU I EMIGRACIONIT MË SE 2000 EMIGRANTË PA DOKUMENTE (03.03.2013)
ME PROGRAM ARTISTIK DHE HUMOR MANIFESTUAN MËRGIMTARËT E KIRCHEIM-TECKUT ME RRETHINËFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (03.01.2013)
FTESË - LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE E KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI KOBLENZ 20. 02. 2013 (03.01.2013)
DËRGESAT E EMIGRANTËVE - VENDIMTARE PËR EKONOMINË E KOSOVËS (03.01.2013)
FLLADE TË NGROHTA ATDHEDASHURIE E MIQËSIE SHQIPTARE-SUEDEZE...(Libri i ri i prof. Murat Gecaj, “Me zemër në vendlindje”)Nga VIRON KONA, shkrimtar e publicist, inspektor në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Tiranë (02.26.2013)
QENDRA KULTURORE SHQIPTARE NË SHTUTGARD PO E ZGJERON VEPRIMTARINË NË SEGMENTE TË NDRYSHMEFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (02.26.2013)
NË MONTREAL U FESTUA JUBIELU I 5 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga AJET NURO (02.21.2013)
DARKA E PAVARËSISËFotoreportazh nga AGIM VUNIQI (02.21.2013)
SHBA - NDËRLIKOHEN PËRPJEKJET PËR REFORMËN E EMIGRACIONITNjë propozim i administratës Obama, që iu dha fshehurazi mjeteve të shtypit, mund të ketë dëmtuar negociatat delikate me dyer të mbyllura mes ligjvënësve demokratë e republi (02.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]