VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DARKA E PAVARËSISËFotoreportazh nga AGIM VUNIQI

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 09:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
DARKA E PAVARËSISË
Fotoreportazh nga AGIM VUNIQI

E Enjte, 02.21.2013, 10:00am (GMT+1)





Pesë vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Michigan u festua në dy vende, ai u vizitua nga Konsulli i përgjithshëm i Kosovës z. Bekim Sejdiu, në njërin si vizitor-ndërmjetësues, ndërsa në tjetrin si folës i rastit.

Michigani vatër e shqiptarizmës, vend i katër kulteve fetare, vend i elitës së veteranëve te nacionalizmit shqiptar dhe pionierëve të demonstratave më të mëdha demokratike kundër dhunës serbo-malaziase-maqedonase e greke ndaj pasardhësve të kombit me kulturën më të lasht në trevat e Ballkanit, ka filluar të dispersohet në parti e shoqata, në grupe të interesit, që kanë një seli të përbashkët, nga u lansuan deklarata stereotipe të pamenduara, duke krijuar mjegull në komunitet për të mbrojtur të keqen, e cila ka ngulfatur qe sa kohë komunitetin, duke krijuar "armiqtë e brendshëm", udbashët, spiujt...dhe ku?.., në vendin më demokratik në botë, dhe ku liria e shprehjes dhe mendmit të lirë është e garantuar me Kushtetutë. Nuk harrohet vrapi "herkulesian" i atyre që shkapërderdhën komunitetin shqiptar të Michiganit, edhe me angazhimin e "mantelgjatëve" duke i ndjekur të padëshiruarit dhe duke shpifur dhe duke dhënë epitete denoncuese si të "papërshtatshëm" skenare mirë të njohura nga e kaluara jo e largët. Ky komunitet edhepse numrohet si fuqi demokratike e dhjetëra mijë votuesve, të cilët kanë humbur rrugën "në oborr", janë zënë të hutuar duke mos dituar nga të pozicionohen. Fabula "ujku do mjegull" bëri që një diplomat kosovar, ideoi fushën e akulltë për të tejkaluar hamendjet, duke i paisur qendrat e kultit me rekuizite rrëshqitëse, njërën e vizitoi "sa për të thënë", ndersa tjetrën për të mbajtur ligjëratë se si do të shitet bora në Alaskë. Kush dërgoi këtë diplomat i cili kishte veshur uniformën e predikuesit fetar dhe cili është roli i tyre dhe kend e përfaqesojnë ata?
Festimi i festave kombëtare ka marrë karakter krahinor, kombëtarisht jo unike dhe ky selekcionim i lojalitetit të pasuesëve matet me fuqinë e vijuesëve në katër qendrat fetare shqiptare, psh., lufta çlirimtare në Kosovë ishte e karakterizuar me angazhimn e të gjithë shqiptarëve, pa kufizime administrative, jo vetëm e "kosovarëve", e shprehur në ndihma financiare dhe në ndihmë të angazhimit të drejtpërdrejt ushtarak përmes Batalionit "Atlantiku", dhe kjo gatishmëri kolosale nuk po ngjan njëjtë në paqe. Trendi i brendshëm i zhvillimeve politike në Prishtinë, por edhe në Tiranë ka filluar të bartet edhe tejoqeanit, dhe po merr të karakteristika veçuese ndaj njëri tjerit dhe nga të tjerët. Detroiti është qendra e dytë e shqiptarëve në Amerikë, por shoqatat që kanë deispersuar anëtarët, shumë prej tyre nuk janë dalluar me ndonjë kontribut për vendin, iu ndihet zëri vetëm gjatë festave dhe nga një festë e përbashkët gjithëshqiptare organizojnë mbrëmje të karakterit krahinor, dhe po të përpiqesh të kontaktosh me ta nuk ua gjen as web-sitin, as numrin e telefonit, as faxin, e gjëra tjera që flasin për themeluesin. Se ato ekzistojnë kupton kur duhet të dalin me ndonjë deklaratë përkrahjeje, apo kur ato i bashkangjiten njëra tjetrës në ndonjë mbrëmje gurmanësh, ditëve tjera strehohen në dy selitë tjera fetare, të cilat janë institucionet më të fuqishme të mërgimtarëve, ngase anëtarësia e tyre është më e madhe në numër dhe financiarisht më e fuqishme, pra realisht qendrat fetare mbledhin shumicën dominante në komunitet, realisht besimtarët janë themeluesit e tyre, prandaj pesha e pqërgjegjësisë së tyre është më e madhe sesa e të tjerëve. Demokracia ka rregulla, parimin e shumicës, por jo të vendosjes së rregullave pa marrëveshje, dhe të cenimit të drejtave të përkatësisë tjetër, por me manifestimin e tolerancës ndaj "pakicës" në komunitet, a janë shiquar me të njejtën dioptri ngjarjet në komunitet, jo! Asnjëherë nuk kishte pozicionim asnjanës, por i forti luante rolin e viktimës, aty kishin gjetur vend shumë liderë që kënaqeshin me të mirat e komunitetit, pastaj ata pa menduar fare, as pa pasur asnjë ide për vlimet e brendëshme, përkrahnin "bllanko" sponzoruesit e "galla shfaqjeve", duke mos kuptuar se kush janë kontribuesit me te mëdhenjë deri më tash, malesoret, ata që bartën peshën më të rëndë te ndihmes monetare për luftën dhe luftarët...
Kosova nuk është term i kufizuar politik dhe gjeografik, Kosova dhe Prishtina ka qenë qendër politike e shqiptarëve në ish Jugosllavi, sa herë që ndodhte populli dhe demonstratat në Prishtinë. ato përfshiheshin në Shkup, Tetovë, Preshevë, Ulqin, Vlladimir, Tuz, dmth çdo ngjarje pasohej nga tjetra, prandaj edhe festat që organizohen jasht nuk mund të jenë të ndara politikisht, as fetarisht, por as të kufizuara administrativisht, sepse shqiptarët janë nje komunitet kompakt, dhe krejt ata që sillen ndryshe i bëjnë një shërbim të keq kombit, ashtu siç bëri konzulli i Kosoves në SHBA...
A thua çka do të ngjet me shqiptarët në t'ardhmen nëse komuniteti dispersohet sipas festave krahinore dhe lokale, ata pa vetëdije po infektohen me virusin kancerogjen të ndarjes... edhe festat janë bë informale dhe qëllim parësor kane përfitimin dhe shtrirjen e ndikimit të papërgjegjshëm politik, dhe nëse këtë formë e përkrahë konsulli i Kosoves atëherë MPJ e Kosovës duhet te shqyrtojë edhe revokimin e tij nga ky pozicion...
Në këtë ngjarje të rëndësishme festive të anashkalohen kontribuesit më të mëdhenjë të komunitetit "Vendlindja thërret" si oponencë apo si rivalë, është e pahijshme, të mos ftohet kleri musliman, aty ku ishin dy klerikët tjerë është jo korrekte, sidomos në një festë në të cilën merr pjesë konsulli i Kosovës ..., nuk është mire që në një ngjarje të tillë të instalohet institucioni i ndëshkimit dhe ai i rehabilitimit. Para se të merrte pjesë konsulli do të duhej të kuptonte se shoqata ishte nën mbikëqyrjen e FBI, dhe brenda saj kishte të akuzuar për shtrirjen e "skemave të fajdejeve", dhe po ata kishin statusin e të privilegjuarit, nuk kam lexuar as parë që shoqata është distancuar publikisht nga të bëmat për të cilat është ngre dyshimi... Eshtë e drejtë e shoqatës të organizojë çfarëdo manifestimi me qëllim humanitar apo biznesi, por jo të mbeshtetet nga konsulli i Kosovës...ky do t'ishte skandal...
Pesëvjetori i shpalljes së pavarësisë, ngjarje e rëndësishme në historikun e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, si vegzë e procesit shtetnderues të Kosovës , po merr përmasa shqetësuese të një hallakatjeje të përçudshme brenda Kosovës, por edhe jasht saj. Datat e rëndësishme kombëtare kanë filluar të shndërrohen në data krahinore, grupore, familiare...të një rajoni të kufizuar të Kosovës prej nga kanë zbarkuar shumë immigrant në SHBA.
Festa e pavarësisë kishte dy pika referimi dhe dy qendra organizimi, njëra ishte e dominuar nga një popullatë e përzier mërgimtarësh, aspak e kufizuar administrativisht, aspak e selekcionuar, edhepse mbahej në një objekt kulturor me simbolike te veçantë fetare, e themeluar para afro 70 vitesh, me një bagazh të rëndësishëm kombëtarë pas vete, e cila ka anëtarësuar një pakicë mërgimtarësh, të cilët ia trubullojnë ujin ujkut, dhe tjetra nga nje shoqatë, e cila ishte themeluar, tash vonë, me qëllim që të jetë ideatore e manifestimeve kulturore, e cila në sfond ka simbolikën fetare të dy kulteve tjera fetare, si shumicë dominante në komunitet... Çështja nuk do t'ishte aspak alarmante po të mos merrte hise në këtë ndarje të "tallit" ambasada e Kosovës , duke dërguar konsullin e përgjithshëm të saj si një trumbetues të copëzimit kulturor të mërgimtarëve. Z. Bekim Sejdiu i paisur me ID te diplomatit kosovar në New York, ka vendosur të pozicionohet sipas kutit "bie vallja qiftelia natën deri vonë" për një shoqatë diskutabile, e cila ka notuar në ujërat e turbullta të ligjit amerikan, fatkeqësisht që kjo shoqatë është shquar si gardiane e sulmeve dhe atakut "në shtriga" në njerëz të ndershëm dhe aktivistë të dalluar të komunitetit, ajo ka pasur përkrahjen edhe të kreut fetar, duke hamendur publikun, a është kjo para-organizatë, apo ka konturat e një bashkimi të përbashkët kulturor, tash është shfaqur edhe si klub i autorizuar i ambasadës së Kosovës, e njejtë me shoqatat e monizmit, por kjo me ngjyrë njëfetare. Nuk do të ishte diskutabil organizimi dhe manifestimi, edhe po të ishte në arazhman familiar, e drejtë e plotë e organizuesit, sikur të mos ishte present Konsulli i pergjithshem i Kosovës, i cili përveq detyrës së folësit të paguar, kishte privatizuar vizitën.
Kush foli në tubimin e parë dhe si mbeti e mangët prezenca e diplomatit të ri me karrierë i instaluar në qendrën e demokracisë botërore...dhe a ishte manifestimi si shprehje e gezimit festiv për të manifestuar 5 vjetorin apo do të duhej patjetër të ishte i ndarë. Dhe çfare mesazhi transmetonin te mergimtaret keto dy evenimente, "të nënës dhe të njerekës" apo të rivalitetit fetar. Në mbrëmjen e parë, pjesëmarrës ishte edhe autori i tekstit, qe u organizua me 16 shkurt, pati pak pjesëmarrës të spektrit fetar të shumicës dominante në komunitet, e cila do të duhej të ishte prijëse e tolerancës fetare në komunitet, ishin kater musketarë që nderuan mbrëmjen, dy ndër ta Ndue Ftoni dhe Rrok Dedavukaj. bile njëri ndër ta mori uratë nga një pjesëmarrës për organizimin e shkëlqyeshëm të manifestimit më të madh kulturor, 100 vjetorit të shtetësisë të shtetit shqiptar, i uruari qeshej me kënaqësi zemërore, por ishte edhe një medium i fuqishëm në komunitet www.albdreams.net, ekipi i të cilit po tregohet shumë i vyeshëm në realizimin e misionit të saj fisnik, të pasqyrimit objektiv dhe real të ngjarjeve, duke rrudhur hapësirën e thashethëneve në komunitet të cilat kane burim i mutacionit virusal kancerogjen në zbardhjen e së vërtetës në të kaluarën, duke fshehur storjet filmike të cilat pretendonin të përmbysnin harmoninë fetare.
Ja pra tregimi për ngjarjen e parë, i organizuar me qëllim të dëfrimit të pjesëmarrësve të cilët kishin vendosur të kalonin ca çaste të këndshme bashkimi familiar me njëri tjetrin, nën tingujt e muzikës, dhe të ekzekutimit me shije të këndimit nga ana e ekzekutuesëve. Festimi filloi me Himnat: Amerikan dhe Shqiptar, pastaj me recitimin e dea Ajdinit "Urim nga zemra", vazhdojë me "Vallja e Pavaresise"- Ilir Shaqiri. Dy moderatorët e mbrëmjes Dea dhe Astriti ftonin për një dëgjueshmëri konstante të programit festiv. Shuajb Gërguri foli fjalë të zgjedhura për Qendrën Islamike Shqiptare të Michiganit dhe bëri lutje për dëshmorët, por edhe bekoi shqiptarët kudo në botë, por edhe Amerikën zemërmadhe për shpëtimin e kombit në çastet vendimtare të ekzistencës. Pastaj moderatori Astriti njoftojë të pranishmit me prezencën e ideologut të Shqipërisë Etnike, bashkarisht me Adem Demaçin, në kohën kur Rankoviqi, kishte shtrirë isntalimet e përgjimit edhe në dhomat e fjetjes të liderëve komunist jugosllav, duke përfshirë edhe liderin a saj Titon. Dea dhe Astriti rrëfyen ngjarjen e poezisë "Amerike degjoje zerin e Kosoves" e shkuar nga Zeqir Gervalla, e cila u botua ne Gazeten "Illyria" në gjuhen shqipe dhe angleze, një kopje e kësaj poezie iu dërgua edhe Presidenit Klinton, si një dhuratë për atë që ai kishte bërë për Kosovën. Poetit i kishte ardhur një letër e nënshkruar nga vet Bill Klinton, ish-president i SHBA-ve në të cilën shkruante: "I dashur Zeqir: Kam marrë një kopje të poezisë " Amerikë degjoje zërin e Kosovës" dhe dua t'ju tregoj se shumë jam prekur nga fjalët tuaja që buronin nga zemra. Dua të jeni të sigurt se une mbetem fort i vendosur për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe për të ndihmuar të gjitha vendet e këtij rajoni, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur. Shpresoj se ditët që do të vijnë do t'ju sjellin më shumë lumturi dhe shpreh urimet e mia më të mira. Sinqerisht, Bill Clinton.
Mysafirët dëgjuan me vëmendje fjalët të oratorëve të rastit, duke filluar prej moderatorëve, përshëndetësit të evenimentit festiv z. Shuajb Gërguri, pastaj të mysafirit shumë të nderuar z. Zeqir Gërvalla, por edhe të oratorit që fitoi ovacione, se ai përmbushi porosinë, duke shpërndarë mirënjohje për aktivistët e dalluar të komunitetit të cilët me punën e tyre u dëshmuan si qytetar të dalluar nacionalistë, ky ishte pra mesazhi qe transmetonte në publik përfaqësuesi i Ballit Kombëtarë, kryetari për Amerikë dhe Kanada, z. Ali Maxhuni. Ai me propozimin e kryetarit të Ballit Kombëtarë Selman Berisha, interpretoi vendimin e Ballit Kombëtarë të nderoj me mirënjohje të gjithë ata të cilët kanë dhënë kontribut në procesin e ribashkimit dhe bërjen e Shqipërisë Etnike. Balli Kombëtarë ka qenë mbështetësi kryesor i vlerave perëndimore, të cilat një pjesë e shqiptarëve po i gëzon sot, por jo të gjithë. Kryetari i Ballit Kombëtarë ndanë mirënjohje për një numër personalitetesh, të cilët cilësohet se kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. Ata veçohen edhe për kontributin e dhënë në adresimin e drejtë të çështjes shqiptare në zyret e administrates amerikane, në takimet e shpeshta me legjilatorët e Kongresit amerikane, Dhomën e përfaqësusëve dhe të Senatit. Ky është një moment i veçantë ku nderohen të gjithë ata, që kanë sakrifikuar dhe kontribuar për vendin e tyre. Ekrem Bardha, Luigj Gjokaj, Marash Nucullaj, Gjergj Dedvukaj.
Balli Kombëtarë në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, me seli ne Prishtinë, ka autorizuar Ali Maxhunin që të ndaj këto mirënjohje për kontributin e dhënë në aktivitetin vazhdueshëm patriotik, në ruajtjen e vlerave kombëtare, në senzibilizimin e opinionit amerikan për të kuptuar më përsëafërmi çështjen shqiptare në Ballkan, dhe zgjidhjen e tërsishme të problemit shqiptar. Kryetari i Ballit Kombëtarë për Amerikë dhe Kanadë, në bazë të autorizimeve të dhëna nga kryesia qendrore kishte marrë vendim qe t'i ndajë mirenjohje Shuajb Gërgurit, si mbështetës i nacioanlizmit shqiptarë, i kreiruar nga veteranë të komunitetit, të cilët nuk u ndalën së vepruari në rrugën drejt çlirimit të përgjithshëm kombëtarë, të cilët u nderuan me mirënjohje: Gjoke Martini, Xhafer Elezi dhe Dodë Lucaj. Arsyetim: Gjoke Martini i jepet mirënjohje për kontributin e dhënë si veteran në organizimin e demonstratave kundër politikës shtypëse të regjimit serbosllav, kundër politikës diskriminuese dhe kriminale të regjimit proserb në ish Jugosllavi, dhe atij serbomalazias, politikë që u gjykua dhe u dënua nga komuniteti ndërkombetarë në përgjithësi, dhe ai amerikan në veçanti; Xhafer Elezi, për kontributin e dhënë si nacoionalist dhe anti komunist I përbetuar, perfaqesues i Ballit Kombëtarë në Amerikë, veteran-ballist në ngritjen e vlerave kombëtare në Amerikë; Dodë Lucaj për rrezistencën e tij të pathyeshme në burgjet malaziase ku qëndrojë i brurgosur për 5 vite dhe për kontributin e tij të gjatë gjatë dekadave para luftës dhe pas luftës në Kosovë. Me mirënjohje u nderuan edhe Zeqir Gashi, poeti mërgimtar i Shqipërisë Etnike dhe publicisti Agim Vuniqi.
Ali Maxhuni mëtutje tha: Obligimi ynë është që të japim një vlerësim sa më meritor, modest dhe shumë simbolik. Eshtë ky një obligim për të cilin i detyrohemi vendit, në të gjitha trojet shqiptare, si një amanet i vazhdueshëm dhe akoma i papërfunduar i Mithat Be Frashërit dhe Ymer Berishës për të bashkuar trojet shqiptare. Si një obligim i kombit është që të nderojmë dhe kujtojmë në mesin e shumë të tjerëve njerëzit e dalluar, të merituar me punën dhe angazhimin e tyre, nuk kursyn gjë për të mirën e kombit. Ju familjarë ashtu si dhe të gjithë ne jeni krenar për bijtë dhe bijat, për vëllezërit dhe motrat. Për prindërit dhe për të gjithë ata njerëz të vullnetit të mirë që u shkrinë që ne sot të jetojmë të lirë dhe të dinjitetshëm të ndërtojmë një të ardhme prosperuese. Ti mbani me nderë këto mirënjohje respekt dhe nderim për veprën e të merituarëve.
Në vazhdim të programit Dea rradhiti pikat programore të fëmijëve, sipas renditjes: Kënga: Shqiperine e dua; recitimin"Dasma e Kosovës";kënga "Unë jam shqipe nga Kosova"; kënga "Unë jam djal nga Çameria, grupi i djemëve; recitimi i recitatorit të mbrëmjes Astrit Mehemetit "Nje grusht dhe", dhe vallja "Ani mori nuse" vallja e Shotës. Programin e kishte përgaditur dhe udhehoqur Z. Selan Morina, punëtor shumëvjeqar i arsimit në lëndën e muzikës, si dhe udhëheqës i programeve në Kosovë dhe në Maqedoni. Ideator i programit të tërsishëm ishte Nexhmedin Çafleshi. Për disponimin e mysafirëve u kujdesën këngetarët: Bukurie Domi, këngëtare e mirënjohur e komunitetit dhe më gjërë dhe Hamdi Raca, i cili për herë të parë paraqitej para këtij publiku me zërin e tij të bukur por edhe të veteranes së këndimit popullor Bukurije Domit. Tubimi vazhdoi dhe përfundoi ashtu si kishte filluar i ideuar nga Prof. Nexhmedin Çafleshi.












AGIM VUNIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA - NDËRLIKOHEN PËRPJEKJET PËR REFORMËN E EMIGRACIONITNjë propozim i administratës Obama, që iu dha fshehurazi mjeteve të shtypit, mund të ketë dëmtuar negociatat delikate me dyer të mbyllura mes ligjvënësve demokratë e republi (02.19.2013)
SHTËPIA E BARDHË HARTON PLAN PËR EMIGRANTËT (02.17.2013)
SUHAREKË - ARRESTOHEN HAJNAT E SHTËPIVE TË MËRGIMTARËVE (02.16.2013)
NJË SAGË SHQIPTARE DASHURIE NË AMERIKËIntervistë Eksklusive me Regjizorin e Shquar PAUL KURTIIntervistoi ERMIRA BABAMUSTA, New York (02.12.2013)
EDHE NË QYTETIN BACKNANG NJË VATËR E SHKOLLËS SHQIPE (02.12.2013)
DIASPORA KËRKON AMBIENT PËR INVESTIME (02.05.2013)
TË QENËT NJERI KA BRENDA VETITË, QË TË JETOSH E TË PUNOSH SI QYTETAR-thotë poeti, shkrimtari dhe gazetari Vlonjat në mërgim Arqile GjataNga SOKOL DEMAKU (02.04.2013)
PARATË E DIASPORËS 'EKSPORTOHEN' NË SERBI (02.03.2013)
GJERMANIA BËN PUBLIKE KUALIFIKIMET E EMIGRANTËVE (02.01.2013)
FERMERËT AMERIKANË MBËSHTESIN REFORMËN E EMIGRACIONIT (01.31.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]