VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË MONTREAL U FESTUA JUBIELU I 5 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga AJET NURO

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 10:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NË MONTREAL U FESTUA JUBIELU I 5 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Nga AJET NURO

E Enjte, 02.21.2013, 12:10pm (GMT+1)



I pranishëm mjeshtri i këngës popullore shqiptare Bujar Qamili

Montreali, metropoli i Kebekut në Kanada, pati luksin të bëj dy festa për 5-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Kështu, ditën e shtunë më 16 shkurt 2013, u bë festa zyrtare e Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal. Festimet u organizuan në qendrën e pritjes Kalysta në Laval dhe sipas pjesmarrësve, pjesmarrësit kaluan një mbrëmje të këndëshme në shoqërinë e DJ Andi Pema. Fatkeqësisht, organizatorët ende nuk kanë shpërndarë ndonjë lajm apo pamje nga mbrëmja festive.
 
Ditën e djelë, në restorantin « Nuits de Beyrouth » u organizua mbrëmja tjetër festive kushtuar 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Shqiptarë që nga Saranda gjer në Mitrovicë u mblodhën së bashku për t'i uruar Kosovës 5-Vjetorin e Pavarësisë. Të mbledhur për të festuar ditëlindjen e shtetit të dytë shqiptar 5 vjetë më parë, shqiptarët vinin nga kryeqyteti kanadez Ottawa, dhe nga qytetet e ndryshme të Kebekut, si dhe studentë që studiojnë në Montreal.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe shfaqjes së një video rreth festimit të ditës së pavarësisë së Kosovës 5 vjetë më parë në Montreal dhee Ottawa, z. Ajet Nuro lexoi një përshëndetje të shkurtër të ambasadores së Shqipërisë në Kanada, Shkëlqesisë së Saj znj. Elida Petoshati :
 
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Ottawa, Shkëlqesia e Saj, Znj. Elida Petoshati
Dëshiroj të përshëndes shqiptarët e Kebekut, Montrealit, por edhe ata që kanë udhëtuar nga Otava për të festuar së bashku 5 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Urimi im është urim zemre, sikurse i çdo shqiptari që arriti të përjetojë këtë ditë të madhe e të bekuar! Krenarë për Shqipërinë e dashur, Krenarë për Kosovën martire, krenarë për rrugën europiane, rrugën e zhvillimit dhe të përparimit të pakthyeshëm!
Krenarë për shqiptarinë që e festoi 100 Vjetorin e Pavarësisë si një komb i lirë!
Gëzuar këtë Përvjetor të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen në Kanada!
Sot është vetëm Përvjetori i Pestë i Pavarësisë, shumë përvjetorë të tjerë do të vijojnë dhe brezat do të festojnë në mënyrën dhe kohën e tyre këtë ditë të madhe, por të gjithë do të trashëgojnë e përkujtojnë si ditën e parë jehonën e zërit të burrave të Kosovës që e përcollën bjeshkët për Komandantin Adem Jashari " Bacë u kry ! ! ! "
Gëzuar të gjithëve, sepse vërtet u kry....
Rrofshin përjetë Shqipëria dhe Kosova!
Me urimin që të kaloni një mbrëmje sa më të bukur.
Ambasadore
Elida Petoshati
Otavë, 16 shkurt 2013


Pastaj të pranishmëve iu drejtua z. Mehdi Isufi :
 
Përshëndetje me rastin e 5-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Montreal 17 shkurt 2013
Zonja dhe zotërinjë, të nderuar pjesëmarrës në këtë mbrëmje festive të 5-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës!
Është kënaqësi për mua t'u them nja dy fjalë në këtë mbrëmje kaq festive, mbrëmje Jubilare e 5-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Sonë.
Në këtë mbrëmje festive, ne kemi krenarinë e ligjshme që të gjithë së bashku, shqiptarë nga Saranda apo nga Mitrovica, nga Tepelena apo nga Gjakova, nga Shkodra apo Drenica të festojmë së bashku dhe të themi "T'a gëzojmë nga mot Kosovën e Pavarur!". Në këto momente, natyrshëm, mendja n'a shkon tek ata që e ideuan Pavarësinë e Kosovës si Dr. Ibrahim Rugova, apo edhe ata që dhanë gjithshka kishin për këtë ditë, siç ishte Komandanti legjendar Adem Jashari. Kujtimi i tyre do të jetë i përhershëm në zemrat tona.
Çlirimi i Kosovës nga forcat aleate dhe më pas pavarësia e saj, i dhanë fund pothuajse një shekulli shtypjeje të paparë ndaj shqiptarëve të Kosovës nga ana e serbëve. Vitet kalojnë por kurr nuk duhet harruar çmimi i paguar prej shqiptarëve të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e tyre.
Zonja dhe zotërinjë, Kosova është e Pavarur dhe sot kemi dy shtete shqiptare, dy shtete që i kanë sytë nga Europa. Shpresojmë që së shpejti të shohim dëshirën e të gjithë shqiptarëve të jenë të mbledhur rreth një flamuri. Ne nuk i kemi rënë kujt në qafë. Përkundrazi, ne kemi vuajtur prej fqinjëve tanë. Shpreseojmë se Europa do të dijë t'i dëgjoj zërat e shqiptarëve që duan të kenë të drejtë të korrigjojnë pabarazitë e bëra po nga Europa një shekull më parë.
Zonja dhe zotërinjë!
Uroj të kaloni një mbrëmje të këndëshme dhe të paharruar një mbrëmje sa familjare e vllazërore!
Rrofshin shqiptarët kudo që janë, rroftë Kosova e Pavarur!
Faleminderit!

Në këtë mbrëmje foli edhe presidenti i Albanian Canadian Event z. Tonin Ndoja i cili në farë mënyre bëri të mundur realizimin e kësaj mbrëmje pasi Buujar Qamili mundi të vinte në Kanada falë përpjekjeve të Albanian Canadian Event. Në fjalën e tij z. Ndoja shprehu kënaqësinë që shqiptarët e Montrealit nga të gjitha trevat festonin të gjithë së bashku pavarësinë e Kosovës. Ai shprehu atë krenari të madhe që shkaktoi tek gjithë shqiptarët në Kanada ngritja e shtatores së Nënë Terezës nga shqiptarët e Montrealit. Ai shtoi se kur dikush e pyeti Nënë Terezën se si mund të arrihet paqja në botë, ajo iu përgjigj se mjafton të shkosh në shtëpi dhe të duash familjen tënde. Pra gjithçka fillon nga familja dhe nga dashuria për njëri-tjetrin. Pastaj të pranishmit pritën me entuziazëm daljen në skenë të artistit të madh Bujar Qamili. Ai e ekektrizoi sallën me intepretimet tij të shkëlqyera. Gjatë gjithë mbrëmjes ai u shoqërua nga dy muzikantë të talentuar banues në Montreal, Ilir Puka në organo dhe Mondi Galica në klarinetë. Për ta ishte hera e parë që interpretonin para bashkatdhetarëve të tyre. Një fillim i mbarë që shpresojmë të vazhdoj.
 
Në programin e mbrëmjes nuk mungouan as interpretimet e artistit tashmë të njohur nga shqiptarët e Montrealit, Mehdi Isufi që i ftoi të gjithë t'a shoqëronin me këngën aq të dashur për emigrantët « Shqipëri (Kosovë), o nëna ime » përshtatje e vargjeve të poetit tonë kombëtar Naim Frashëri.

Një kulm në këtë mbrëmje dhe që i dha një bukuri të jashtzakonshme kësaj Jubileu festiv ishte dalja në skenë e disa të rinjëve dhe të rejave me veshje kombëtare shqiptare. Nuk ka gjë më të bukur dhe krenari më të madhe sesa veshjet aq të bukura dhe gjithë ngjyra të veshjeve tona. Komentet janë të tepërta.

Dy fjalë për t'a mbyllur. Si një nga organizatorët e mbrëmjes, ndonëse në kohë të shkurtër ia dolëm të nxjerrim një festë në lartësinë që e kërkonte rasti i këtij Jubileu por edhe ashtu siç e meritonin të pranishmit. Dua të falenderoj çdo njërn prej të pranishmëve për pjesmarrjen. Një falenderim të veçantë për 4-5 grupe që erdhën nga kreyqytati kanadez Otava për të festuar me ne. Ndonëse organizime të tilla shkaktojnë lodhje dhe kokëçarje, kur merr thirrje falenderuese, kjo është kënaqësia më e madhe.
anuro@albemigrant.com
Montreal, 20 shkurt 2013


Pamje nga ngjarja (Foto P. Tanushi)


AJET NURO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DARKA E PAVARËSISËFotoreportazh nga AGIM VUNIQI (02.21.2013)
SHBA - NDËRLIKOHEN PËRPJEKJET PËR REFORMËN E EMIGRACIONITNjë propozim i administratës Obama, që iu dha fshehurazi mjeteve të shtypit, mund të ketë dëmtuar negociatat delikate me dyer të mbyllura mes ligjvënësve demokratë e republi (02.19.2013)
SHTËPIA E BARDHË HARTON PLAN PËR EMIGRANTËT (02.17.2013)
SUHAREKË - ARRESTOHEN HAJNAT E SHTËPIVE TË MËRGIMTARËVE (02.16.2013)
NJË SAGË SHQIPTARE DASHURIE NË AMERIKËIntervistë Eksklusive me Regjizorin e Shquar PAUL KURTIIntervistoi ERMIRA BABAMUSTA, New York (02.12.2013)
EDHE NË QYTETIN BACKNANG NJË VATËR E SHKOLLËS SHQIPE (02.12.2013)
DIASPORA KËRKON AMBIENT PËR INVESTIME (02.05.2013)
TË QENËT NJERI KA BRENDA VETITË, QË TË JETOSH E TË PUNOSH SI QYTETAR-thotë poeti, shkrimtari dhe gazetari Vlonjat në mërgim Arqile GjataNga SOKOL DEMAKU (02.04.2013)
PARATË E DIASPORËS 'EKSPORTOHEN' NË SERBI (02.03.2013)
GJERMANIA BËN PUBLIKE KUALIFIKIMET E EMIGRANTËVE (02.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]