E Premte, 05.03.2024, 03:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
ME PROGRAM ARTISTIK DHE HUMOR MANIFESTUAN MËRGIMTARËT E KIRCHEIM-TECKUT ME RRETHINË
Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI

E Premte, 03.01.2013, 12:05pm (GMT+1)



Kirchheim-Tecku, me datën 23.02.2013 në orën 19.h nga shoqata "Kadri Zeka" grumbulloj një numër të madh të bashkatdhetarëve për nder të festës së pesë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Pamje e publikut ne përkujtimin e dëshmoreve të kombit


Pas një pritje të mysafirëve qe ja kishin mërsyer ti bashkohen kësaj fete nja 40 minuta filloj tubimi ne vonesë. Tubimi u hap nga Filloreta Shahini moderatore, i përshëndeti të pranishmit dhe e ftoj Taxhidin Bakiu, kryetar i Shoqatës "Kadri Zeka"ta marr fjalën, ku po i bashkangjesim fjalën e tij:
-Të nderuar bashkatdhetarë, mysafirë të ftuar, familje të heronjve dhe dëshmorëve, më lejoni që në emër të Shoqatës Kadri Zeka dhe, në emrin tim personal të ju përshëndes dhe ju dëshirojë mirëseardhje në manifestimin e pesë- vjetorit të "Pavarësisë së Republikës së Kosovës".
Përshëndesim:
- Zotin Emin Fazlija, kryetar i Besëlidhjes Shqiptare në Gjemani
- Zotin Vitor Spaqi, Kryetar dhe zonjën Gjylije Lecaj, Sekretare
nga "Qendra Kulturore Shqiptare"në Stuttgart,
- Zotin Jahja Gashi, kryetar nga Shoqata "Nëna Terezë" në Göppingen,
- Zotin Zenel Jashari, kushëri i Komandantit legjendar Adem Jashari
- Zotin Asllan Dibrani, ish i burgosur politik,përfaqësues nga Lidhja e shkrimtarëve shqiptar nga Gjermania dhe veprimtar i denje e publicist,
- Zotin Sylë Sylaj, arsimtarë i shkollës shqipe.
- Përshëndesim veprimtarët;
Nami Ramadani, Kolë Merturi, Nue Lekaj, Muhamet Hoxhaj
dhe Veli Fazliu.
-Grupin vallëzues "Rinia" nga Singen-i, me koreografin Rrustem Selca,
- Këngëtarët: vëllazëritë Mustafë e Ferat Gërxhaliu,
dhe posaçërisht përshëndesim Humoristin e Madh, Rasmi Thaçin - CIMA.
Zoti Bakiu iu dëshiroj qaste të këndshme dhe festive të pranishmeve e përfunduar fjalën e rastit nga i cili tekst mësuat se kush ishte prezent i kësaj mbrëmje.

Nënkryetari e Shoqatës z.Selami Morina, mbajë fjalën e rastit,përmblodhi një serë faktorësh historik të pasqyruar sipas etapave deri të Pavarësia e Kosovës por edhe asaj të Shqipërisë nga e cila u duartrokite nga të pranishmit.

Emil Kastrioti (Emin Fazlia ) veteran shumë vjeçar i veprimtarisë së pa ndërprerë e nderoj takimin me një përshëndetje dhe u përqendrua ne vlerat e kësaj feste , sakrificat dhe të kaluarën e vendit nëpër sfida të ndryshme , po ai foli edhe për rolin e "Mërgatës shqiptare " ne procesin e Pavarësisë së Kosovës.

Edhe z.Xhafer Leci , kryetar nderi i Shoqatës i përshëndeti të pranishmit i cili falënderoj pjesëmarrësit dhe organizatorët e takimit festiv.

Diskutimet e Emil Kastrioti (Emin Fazlia )veprimtar Taxhidin Bakiu, kryetar i Shoqatës "Kadri Zeka" Nënkryetari e Shoqatës z.Selami Morina dhe z.Xhafer Leci veprimtar.

- Pastaj artisti , dhe koreografi i mrekullueshëm Rrustem Selca nga Singeni u prezantua me një grup valltarësh qe e mahniti publikun me një kolor artistik të djemve dhe vajzave të reja qe skenimi i tyre mund te vlerësohet ndër ma te mirët edhe ne arenën kombëtare.

Program kulturoro- artistik në skenë grupin vallëzues "Rinia" nga Singeni, i cilët do të prezantohen me Valle dhe këngë, me motive nga Rugova, Bilbilat, dhe me motive nga Drenica dhe trevat e Tropojës në Shqipëri.


Zotit Rrustem i hyjmë në hak po qe nuk ja prezantojmë edhe vlerat tjera që i posedon me hapjen e disa paraleleve në Gjermani, po edhe në Zvicër për ti ushtruar qe nuk na mbete tjetër, pos ti urojmë shëndet dhe suksese ,një koreografi të shkëlqyeshëm që kulturën dhe vallen shqiptare po e transferon të brezi i ri i mërgimtarëve. Programi festiv ishte i shoqëruar edhe me humoristin veteran Rasim Thaq Cima i cili asnjëherë nuk me ka lënë aq përshtypje të një humoristi ,por kësaj here ja arriti qe publikun ta shqyej së qeshuri , për ti harruar për orë të tëra brengat e mërgimit .

Pamje e Rasim Thaqit -Cimes në mesin e publikut në Kircheim-Teck

Ai pasqyroj edhe gjendjen politike me mesazhe humori duke e gjykuar të keqën në shoqërinë kosovare në politikë, ekonomi, kulturë, por nuk e la pa e qit në thumb kritike edhe ekstremizmin islamik aktual në Kosovë si pjelle e Bin Ladenit siç theksoj ai duke aluduar në një qytetar rasti nga publiku qe po i del si i tillë, u krijua një atmosfere gazmore!
-Me poezi u prezantuan Ilirian Halilaj,Albana Halilaj ,Miriman Bajraktari, i cili recitoj poezinë "Baladë në gurë" nga Azem Shkreli.
-Si këgëtar ishin vëllazërit Mustafë dhe Ferat Gërxhaliu, të cilët dhanë program me këngë të ndryshme popullore.
Pamje festive nga të pranishmit duke vallëzuar.
Në përgatitjen e programit të përgjithshëm për manifestimin e pesë vjetorit të "Pavarësisë së Kosovës",kontribuuan Xhafer Leci, kryetar nderi i SH K SH " Kadri Zeka,
Taxhidnin Bakiu, Kyetar,
Selami Morina, nënkryetar,
Ramadan Zuka, sekretar.
Fatmir Krasniqi, arkëtar,
Sabit Ejupi, antarë kryesie,
Në përgaditjen perkujdesjen dhe organizimin rreth ushqimeve, pijeve dhe të mbarvajtjes së sigurisë, kontribuuan gjatë manifestimit këta emra të poshtëshënuar.
Ekrem Haziri,
Islam Shahini,
Hamzë Ibrahimi,
Avni Vladi,
Bashkim Mujota,
Luanë Morina,
Shefqet Idrizi,
Flamur Tafilaj,
dhe Arben Rragamaj.
Takime të tilla e ndihmojnë mërgatën shqiptare të jenë si model për njëri tjetrin qe ta nxisin kulturën dhe vetëdijen e organizimit në interesin e shoqërisë ,popullit , mërgatës dhe Kombit.
Foto-reportazh shkurt 2013 Kircheim-Teck


ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FTESË - LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE E KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI KOBLENZ 20. 02. 2013 (03.01.2013)
DËRGESAT E EMIGRANTËVE - VENDIMTARE PËR EKONOMINË E KOSOVËS (03.01.2013)
FLLADE TË NGROHTA ATDHEDASHURIE E MIQËSIE SHQIPTARE-SUEDEZE...(Libri i ri i prof. Murat Gecaj, “Me zemër në vendlindje”)Nga VIRON KONA, shkrimtar e publicist, inspektor në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Tiranë (02.26.2013)
QENDRA KULTURORE SHQIPTARE NË SHTUTGARD PO E ZGJERON VEPRIMTARINË NË SEGMENTE TË NDRYSHMEFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (02.26.2013)
NË MONTREAL U FESTUA JUBIELU I 5 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga AJET NURO (02.21.2013)
DARKA E PAVARËSISËFotoreportazh nga AGIM VUNIQI (02.21.2013)
SHBA - NDËRLIKOHEN PËRPJEKJET PËR REFORMËN E EMIGRACIONITNjë propozim i administratës Obama, që iu dha fshehurazi mjeteve të shtypit, mund të ketë dëmtuar negociatat delikate me dyer të mbyllura mes ligjvënësve demokratë e republi (02.19.2013)
SHTËPIA E BARDHË HARTON PLAN PËR EMIGRANTËT (02.17.2013)
SUHAREKË - ARRESTOHEN HAJNAT E SHTËPIVE TË MËRGIMTARËVE (02.16.2013)
NJË SAGË SHQIPTARE DASHURIE NË AMERIKËIntervistë Eksklusive me Regjizorin e Shquar PAUL KURTIIntervistoi ERMIRA BABAMUSTA, New York (02.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]