Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgart manifestoi pesëvjetorin e
"Pavarësisë së Kosovës"në një atmosferë të ngrohtë familjare, nga e
cila po sjellim një kujtim nga e njëjta ditë para pesë vitesh ishte
organizatorja e cila tuboi rreth 5.000-6.000 veta në sheshin e Shtutgardit
Mark-Platz me një frekuentim emocionesh të asaj dite qe u prit shpallja e
"Pavarësisë së Kosovës nga Prishtina". Ishte momenti shekullor i
sakrificave nga shqiptarët për pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Qendra
kulturore pas aktiviteteve të ndryshme kulturore ajo organizojë për çdo vjet
manifestimin e kësaj datë të shenjtë për popullin shqiptar , një feste me vlera
historike pas festës madhështore të Pavarësisë së Shqipërisë. Po edhe me 17 .
02 .2013 ishin tubuar shqiptarët e Qendrës Kulturore Shqiptare të Shtutgardit
me një atmosferë familjare, ku i dhanë një madhështi kësaj feste . Manifestimin
e moderoi znj. Gjylije Lecaj,njëherit edhe sekretare e Q.K.SHnë Shtutgard e
cila fillimisht nga të pranishmit u përcoll himni kombëtar i përshëndeti
pjesëmarrësit duke uruar përvjetorin e pestë të Pavarësisë së Kosovës dhe duke
ftuar për fjalë përshëndetëse kryetarin e Q.K.SH. z Vitor Spaqi i cili pasqyroj
një aktivitet të fokusuar të punës dhe avancim veprimtarie në segmente të
ndryshme dhe të ngjeshura duke lënë gjurmë progresive nga kuadri i
"Qëndresë Kulturore Shqiptare" nga Shtutgardi në fushën e kulturës.
Zoti Spaqi i përshëndeti të pranishmit i cili vlen te përmendet qe mos ti
mbesim borgj, ka dhëne një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin dhe
ngritjen e kësaj Qendëre, ku po dëshmohet me vet prezencën e një elite
intelektualësh , profesorësh dhe njerëzve të Kulturës artit dhe muzike .Qendra
Kulturore po zotohet me vlera të reja dhe aktivitete të veçanta,me çka do t'i
prezantoj zoti Vitor Spaqi me sa vijon në fjalën e tij të rastit mesa vijon:
Vitor Spaqi kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtutgard në diskutimin e
fjalës së rastit.
-Të nderuar trupa diplomatike të akredituar nga Republika e Kosovës (Konsull)
z.Faket Kajtazi.
-Të nderuar dhe të respektuar veteran të luftës, së UQK-së.
-Të nderuara përfaqësua te shkollës plotësuese të gjuhës shqipe znja Zejnije
Asllani zoti Zeqir Asllani dhe zonja Miradie Gash.
-Shumë i respektuar Pr.Dr. Sheqfqet Canhasi.
-I nderuar dhe i respektuar zoteri Zef Prenka, veprimtar i çështjes kombëtare.
-I nderuar dhe shumë i respektuar zotëri Xhafer Leci,veprimtar e çështjes
kombëtare dhe bashkëpunëtor i vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka.
-I nderuar dhe shumë i respektuar Asllani Dibrani përfaqësues i "Lidhjes
së Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani",
piktorë,veprimtar, publicist dhe gazetar .
-Shumë të respektuar ngërzit e artit te muzikës të sportit dhe të kulturës në
përgjithësi.
Pjesëmarrësit e takimit me rastin e manifestimit të pese vjetrit të Pavarësisë së Kosovës nga Q:K:SH: në Shtutgard një minutë heshtje për dëshmoret e Kosovës!
Të dashur bashkatdhetarë, anëtar të Q.K.Sh të Shtutgardit e dashur kryesi me
lejoni që në cilinë e kryetarit pranë,Q.K.SH të Shtutgardit t'ju falënderoj nga
zemra për pjesëmarrjen tuaj, që keni bërë, për të kremtuar së bashku këtë ditë
të madhe, ku shqiptarët shumë shekuj dhe dekada, sakrifikuan edhe ma të
shtrenjtën jetën e tyre qe njëherë dhe përgjithmonë të frymonin lirshëm në
tokat e tyre! Të nderuar bashkatdhetarë, ky eveniment dhe të tjerat si kjo, nuk
do ta kishin vlerën e vet po qe se nuk do te kishin përkujtuar të gjithë ata
dëshmor që dhanë jetën në krye me komandantin legjendar Adem Jasharin.
Sot edhe mbas 14 vjet pas luftës ende nuk dihet fati i 1800 personave
familjarëve, vëllezërve dhe motrave tona, të zhdukur nga lufta ku shkaktar
ishin kriminelet serb. Ne sot jemi këtu për të kremtuar se bashku ketë festë të
madhe, dhe Q.K.SH e Shtutgardit pikësynim ka qe , në kuadër të këtyre
aktiviteteve mërgatës tu bëjmë me dije se ende kemi gjysmën e territoreve në
duart e shteteve okupuese e aspak demokratike siç është Serbja, Greqia
e,Maqedonia dhe Mali i Zi. Të kujtojmë të kaluarën, të realizojmë të sotmen,dhe
të përgatitemi për të ardhmen.
Ne kemi për detyrë edhe pse larg atdheut t'i ruajmë dhe t'i kultivojmë vlerat
tona kombëtare shqiptare,dhe gjithmonë të bëhemi promotor i proceseve të
globalizimit në përputhje me normat ndërkombëtare qe edhe shqiptaret të jenë
përgjithmonë te lire dhe të bashkuar.
Të nderuar bashkatdhetar Q.K.Sh e Shtutgartit është relativisht e re por vetëm
në 6 mujorin e vitit të kaluar kishte një serë aktivitetesh nga ma të ndryshmet
si për shembull:
-Promovimin e Q.K.Sh me 5.maj 2012.
-Në korrik të vitit 2012 në bashkëpunim me klubin futbollistik "Besa"
nga Feuerbachi u përfaqësuam në turnirin internacional të futbollit.
-Pastaj pason promovimi i librit "Në hap me Rugoven" i Autorit z.
Adnan Merovci në Shtëpinë e Kulturës "Literatur-Haus 2" në Shtutgard.
-Me 14.Tetor.2012. ishte "Unioni i Shkrimtareve Shqiptar" nga të
gjitha trevat që organizuam,orë letrare,dhe së fundi aktivitetin për 100-
vjetorin e "Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë", qe u mbajt me
25.Nëntor në sallën ma të bukur të qytetit të Shtutgardit ne shtëpinë e
Kulturës "Liederhalle".
-Unë i falënderoj të gjithë ata qe na ndihmuan dhe janë të gatshëm të japin
kontributin e tyre në forma të ndryshme për Q.K.Sh në Shtutgard.
-Sot kemi festë, jemi krenar që jemi të gjithë se bashku, dhe kështu të bashkuar
dhashë zoti qe të afrohemi njeri me tjetrin të bëhemi një komunitet i
rëndësishëm i qytet të Shtutgardit që të jemi shembull për integrim, por
asnjëherë , asimilim!!!
Zoti e bekoftë Pavarësinë e Kosovës, zoti i bekoftë miqtë tan,zoti e bekoftë
dhe e bashkoftë kombin tonë shqiptar me këto fjalë e përfundoj zoti Vitor Spaqi
fjalën e vet me çka edhe e hapi tubimin solemn të kësaj feste.
Diskutuesit ne foto Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart z. Faket
Kajtazi,zoti Prof. Shefqet Canhasi dhe Kryetar nderi i Shoqatës "Kadri Zeka"
nga Kircheim Teck, z. Xhafer Leci
-Pas këtij fjalën e morri Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart z.
Faket Kajtazi, i përshëndeti dhe të pranishmit në emër te Ambasadës së Kosovës
dhe në emër te Konsultës ai përfshiu një historik të shkurtër të sakrificave
dhe vlerave të familjes Jashari dhe ushtarakët qe dhanë kontributin e madh. Ai
përmendi edhe mërgatën tonë qe ishte promotor i çështjes së Kosovës, ai u
fokusua në rezultatet e përfaqësive diplomatike të Kosovës qe u hapën nëpër
botë dhe e falënderoj me një theks të veçantë Shqipërinë , qe ishte një faktor
shumë me rëndësi në procesin e Kosovës , përfundoj ndër të tjera zoti Kajtazi.
Prof. Shefqet Canhasi me fjalimin e tij ,përfshiu në pika të shkurtra rrjedhat
dhe sakrificat gjerë të ardhja e Pavarësia së shumë pritur të Kosovës dhe pesë
vitet në Pavarësi, ai falënderoj rolin e Shteteve të Amerikës në ndihmën qe nuk
e kurseu për interesat e popullit shqiptar. Në pyetjen tonë se si e vlerësoni
qe sot për herën e pare u shfaq publikisht "Parada Ushtarake e Forcave të
Kosovës" sot në Prishtinë?
-Ai u përgjigj se vërtet ajo ishte një e arritur dhe synim i popullit tonë qe
ta ketë edhe ushtrinë e vetë . Gjatë fjalimit të vet qe përmendi disa të dhëna
interesante për të kaluarën e këtij populli e bëri masën të duartrokiste
furishëm . Nga mysafirë të shumtë i ftuar për fjalë përshëndetëse qe edhe
aktivist i çështjes Kombëtare në Diasporë, Kryetar nderi i Shoqatës "Kadri
Zeka" nga Kircheim Teck, z. Xhafer Leci i cili pas një përshëndetje dinjitoze
dhe të sinqertë,i dhuroi kryetarit të Q.K.SH. z. Vitor Spaqit një libër të tij
"Themelet e traditës kombëtare shqiptare ".Pastaj edhe zoti Zef
Prenka një aktivist i dalluar në rrethin e Shtutgardit me rasti e shtrimit të
pyetjes sonë lidhur me këtë festë dhe me Paradën Ushtarake në Prishtine edhe ky
e vlerësoj si pjesë obligative të Kosovës që ta ketë Ushtrinë e vet për
mbrojtjen e sovranitetit të saje nga kush do qoftë.Të pranishmit u argëtuan nën
përkujdesjen e qiftit bashkëshortor znj, Lindita(Haxhiu) Zeqiri dhe Shemsi
Zeqiri muzikant,që vërtetë krijuan një atmosferë të këndshëm me muzikë të
pastër popullore shqiptare.
Lindita Haxhiu-Zeqiri pranë publikut qe krijoi një atmosfere te këndueshme dhe të
ngrohtë për të pranishmit.
Publiku në një valle te asaj dite pran Qendrës Kulturore te Shtutgardit.
Publiku në një valle te asaj dite pran Qendrës Kulturore te Shtutgardit
Lindita Haxhiu është një këngëtare e rangut të brezit të mesëm qe ka një zë
artistik ,din ta reflektoj në publik përmes këngës së saj qytetare , shume të
veçantë pa e përzier tallavanë maxhupçe , të disa pseudokëngëtarëve kur e
përziejnë kulturën tonë autoktone sipas kutit të tyre me ngritjen e tyre
amatore gjë qe po i krijojnë dëm melosit dhe kulturës tonë në muzikën shqiptare
të popullin tonë. Për fat të keq edhe në mërgatën tonë po shfaqen këngëtar të
tillë po edhe njerëz qe nuk kane kurrfarë prierje as ne kulturë ,art po as në
muzikë qe mjerisht pasojat e këtyre fenomeneve i ndien edhe Shtutgardi!?. Për këtë
mbrëmje pati një darkë të përbashkët ,pasi familjaret i ishin përkujdesur për
këtë festë me specialitete të ndryshme të gatimit tradicional shqiptar. Ishte
mbresëlënëse kjo darkë e përbashkët shume transparente e ngrohtë familjare dhe
miqësore nga QKSH e Shtutgardi!
Të pranishmit në darkën solemne te gëzimit te festës.
Vitor Spaqi me zotni Faket Kajtazin me zonjën Gjylije Lecin në prerjen e tortës
e përgatitur nga Qendra Kulturore Shqiptare e Shtutgardit për të pranishmit.
Që të gjithë ndiheshin si në një familje,ku festuam dhe uruan njëri tjetrin që
për shumë vite të jenë të bashkuar, unik me synime qe ti ruajnë
traditat,kulturën,gjuhën dhe zakonet shqiptare në mërgim,dhe që fëmijët tanë
përveç shkollës plotësuese në gjuhën shqipë që organizohet enkas për ta,e si
dëshmi ishte edhe prezenca e mësuesve znj.Zejnije dhe zeqir Asllani,znj.Haxha
dhe znj. Gashi ,që ishte kënaqësi që gjendeshin në mesin tonë, duke dhënë
mesazhe për një jetë edhe më të organizuar në vendlindjen tonë,për një Kosovë
pa veti negative,me prosperitet dhe mbarësi të gjithmbarshme.
Pamje e Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart z. Faket Kajtazi,zoti
Prof. Shefqet Canhasi, Vitor Spaqi, Asllan Dibrani Zeqir Asllani dhe zonja
Canhas pran Qendrës Kulturore të Shtutgardit.
Zoti Shefqet Canhasi me Asllan Dibrani dhe zonja Canhasi.
Kjo festë ishte si mesazh të jene shqiptarët në të ardhmen në ndërtimin e
komunitetit shqiptar karrshi interesave tona kombëtare .