E Enjte, 05.02.2024, 06:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (4)
Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU

E Hënë, 11.11.2013, 06:44pm (GMT+1)




Krahina apo regjioni smÃ¥land është i ngriturë mbi reliefin e vendit dhe këtë e thërrasin Vendi i lartësisë suedeze sepse ngtitet n¨Ã¥e relief mbi tërë regjionin. Shumica e teritorit të SmÃ¥land është tokë gurore, kështu që nuk ka mundësi të punohet toka dhe bujqit të jetojnë nga puna e tyre me bujqësi. Këtu ka shumë pyeje dhe njerëzit këtu janë orientua në punë për përpunimine drurit dhe gjërave nga druri, të cilat që nga koha kanë qenë mjet tregëtia për banorete kësaj krahine. Edhe sot e kësaj dite kjo traditë vazhdon tek banorët e këtushëm epunë më shumë dobi për ta është punimi i moblijerive edihet se nga ky regjion ka lindurë edhe gjigandi i njohur në tërë botën sot për përpunimine drurit dhe mobiljeve IKEA. Në të vërtetë para 50 vitesh kjo ishte një firmë e vogël në një qytet njashtu të vogël në SmÃ¥land të quajtur ÄLMHULT, e që më punë sot ka arritur të jet¨Ã¥e e njohur në tërë botën.

Qytetin Vimmerby e zbuluan nga Epoka e Gurit. Në varrezat nga koha e Vikingëve janë gjetur edhe rruza qelqi dhe gjysmë-gurë të çmuar dhe kopse të vjetra karakteristike për regjionin dhe kohën, të cilat janë deshmi për jetën në Vimmerby.

Qyteti Vimmerby ka vulën që përmendet si një dhuratë që daton nga viti 1350. Kjo është koha e Gustav Vasa mbret i kësaj kohe ne Suedi.
Lexova nga Astrid Lindgren, "Pipi Corapëgjata", "Emili","Karlson në cati" e shumë libra të tjera të saj. Hulumtova, takova shumë njerëz, miqë suedez por edhe bashkëkombas që jetojnë në këto anë dhe kudo gjeta fjalë miradie, në çdo dritare informative ai m'u shfaq si diçka që veç rritet e zmadhohet në vlerat e tij kulturore.
Gjeta rrugë, objekte socialkulturore, punishte, restaurante, kampingje dhe vende pistoreske për pushim.

Në hullitë jetësore të vendlindjes së Astrid Lindgren ecën koha e cila nuk jeton dot pa historinë e saj, e cila kohë ka mbetë histori në vete dhe se jo vetëm Vimmerby por e terë suedia bëhet e njohur nga kjo histori. Dhe për këtë, sikur duan të flasin të gjithë, edhe kopshti i Lindgren, edhe vizitorët nga të gjitha treva te Suedisë pore dhe nga të gjitha vendet skandinave dhe nga pjesë të Europës, të cilët bëhen pjesë e kësaj historie. Këto më ngacmojnë, më bëjnë të meditoj. Po, cili është qyteti ku lindi dhe u rritë Astrid Lindgren?

E veçanta është se aty dallon shtëpi të ndërtuar me stilin Vimmerbyan. Karakteristikë e këtij qyteti është se shtëpitë janë rrethuar nga pemët e llojeve të ndryshme.

E madhërishme është permendorja e shkrimtares Astrid Lindgren e derdhur në bronx, disa metra e lartë, vendosur mes qytetit Vimmerby.

Vimmerby është qyteti i shkrimtarës së mirënjohur suedeze Astrit Lindgren, është vendi i lindjes së saj,(1907-2002) që ishte dhe është një ndër shkrimatret më të pelqyera dhe të dashura për suedezët, në letërsinë për fëmijë. Veprat e saj në gjithë rruzullin tokësor kanë krijua kënaqesi tek fëmijët dhe të rriturit dhe se veprat e saj kanë kalua kufijt dhe janë perkthye në shumë gjuhë të botës.


Astrid Lindgren është unike dhe shumë e rëndësishme, si në Suedi dhe ndërkombëtarisht, ka një interes të fortë për lexim të librave e saj dhe për të mësuar më shumë rreth jetës së saj. Astrid Lindgren është bërë një model për mijëra njerëz në të gjithë botën, jo vetëm si një shkrimtare, por edhe si një kritik social dhe komentator me integritet të fortë dhe të pushtetshëm.

Për të përmbushur interesin e madh që ekzistondhe për të mësuar më shumë rreth jetës së Astrid Lindgren dhe arritjet e saj, shteti suedez është interesua dhe këtu është formua Qendra kulturore Nöse, e ndërtuar në Vimmerby ku Astrid ishte lindur dhe rritur njëqind vjet më parë.

Kushdo që dëshiron të përjetojë mjedisin ku lindi dhe jetoj Astrid Lindgren, dhe të marrë njohuri për personalitetin e saj mund të vizitojë këtë qendër dhe do mahnitet nga faktet që ata do marrin këtu, për jetën dhe veprën e Astrid Lindgren.

Këtu, në Vimmerby pra në Nöse, lindi Astrid Anna Emilia Ericsson për më shumë se 100 vjet më parë. Ajo ka luajtur me vëllezërit e motrat e saj. Ajo këtu në shtratin esaj ka dëgjuar tregime të cilat kanë lënë vragë në jetëne e saj dhe të cilat kanë qenë frymëzim i saj neë veprat e saj për fëmijë.

Nuk është ekzagjerim të thuhet se burimi i shkrimeve fantastike Astrid Lindgren janë nga këtu.

Shtëpia e fëmijërisë së saj është ende e paprekur, si ajo kur Astrid ishte një vajzë e vogël. Shumica e mobiljeve origjinale dhe shumë gjëra janë ende atje, të cilat janë unike dhe të mirëfillta të fëmijësrisë së Astrid Lindgren.

ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SELANIK - FËMIJËT SHQIPTARË MARRIN NË DUAR ABETAREN (Fotoreportazh) (11.10.2013)
GËZIM MYSHKETA - SHQIPTARI QË BËRI PËR VETE SKENËN GJERMANE (11.08.2013)
Me rastin e 100-vjetorit të lindjes:FILADELFIA: VEPRIMTARI, KUSHTUAR PETRO MARKOS, IDEALISTIT DHE SHKRIMTARIT TË MADHNga LAVER NIKU (11.06.2013)
FTESË - PËR VEPRIMTARINË E BISHZ KUSHTUAR FLAMURIT KOMBËTAR DHE PËRURIMIT TË LIBRAVE NGA KATËR AUTORË (11.06.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (3)Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (11.03.2013)
NË TIRANË PËRUROHEN DY VEPRA ME 1100 FAQE TË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NË SUEDINga Prof. MURAT GECAJ (10.31.2013)
PIKTORI GJERGJ PALI RIKTHYER PAS 26 VITESH ME EKSPOZITËN 'UDHËTIMI' - SI E THYEM KUFIRIN ME KAMION MË 1988 Biri i Zef Palit, autorit të tekstit të këngës “Luleborë”, tregon dënimin e të atit dhe heqjen e autorësisë (10.30.2013)
LOS ANXHELOS - SHQIPTARI BËN BUJË ME SHPIKJEN E NJË RRJETI SOCIAL (10.29.2013)
NJË PREZANTIM I GJITHANSHËM KULTUROR NË VARA TË SUEDISËFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU (10.27.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (2)Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (10.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]