VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUJTIMI PËR NËNËN(Skicë kurbeti)Nga RAMADAN RESHITAJ

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 08:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
KUJTIMI PËR NËNËN
(Skicë kurbeti)
Nga RAMADAN RESHITAJ

E Premte, 03.07.2014, 09:33am (GMT+1)



Kristianstad, Suedi, 7 mars 2014 - Jeta, thonë, shkruan romane. Ajo shkruan kujtime të shumta, të mira, të ëmbla... të hidhura dhe kujtime të këçija. Ditët që ikin, sidomos ato që na lënë gjurmë të pashlyeshme, i kujtojmë me ëndje, me dashuri.
Por kujtimet për nënën, gjithmonë janë të ëmbla dhe të paharrueshme.

Kështu është edhe për skulptorin Sejdi Zeka Dreni, nga Mitrovica, që tash e dy decenie jeton dhe krijon në Kristianstad të Suedisë.

Dhe cili nga ne nuk kemi kujtime për nënën - për më të dashurën e zemrës?

Sejdiu në Suedi ka ardhur në mbarim të vitit 1991. Natyrisht nuk ka ikur nga dëshira për jetë më të mire. Sepse jeta ka shijen e vet vetëm në vendlindje, në atdhe. Kai kur nga dhuna, nga presioni i pushtetit gjhakatar serb të Milosheviqit.

Sejdiu, në vendlindje, në Mitrovicë, në Kosovë dhe më gjërë, kishte bërë emër me pasionin e tij për artin. Pikturonte, bënte skulptura dhe e donte artin filmik, fotografinë artistike dhe atë amatore. Ishte në krye të Klubit Amator të Filmit "Rudolf Sopi". Udhëhoqi edhe Klubin "Abdullah Shabani". Nuk kishin kushte të mira për veprimtari, por kishin entuziazëm. Nëpërmjet këtyre klubeve, së bashku me disa bashkëpunëtorë entuziastë, kishte prezantua Kosovën nëpër festivale e manifestime të filmit në disa vende të Jugosllavisë. Për 14 vite puna e tyre u nderua me vendet më meritore në festivalet që mbaheshin që nga Shkupi e deri në Maribor.

Sejdiut i flente në zemër sidomos skulptura. Kohën e lirë e kalonte në ateljen e improvizuar dhe punonte në çeramikë e gips. I pëlqente të gdhente sidomos portretet e personaliteteve të njohura të historisë sonë kombëtare. Kishte punuar shumë reljeve të këtilla për Nënën Tereze, Frang Bardhin, Elena Gjikën, Migjenin, At Shtjefën Gjeqovin, Pjetër Bogadanin dhe Shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit...

Por kur iku për në Suedi, punimet e çmuara, nuk arriti ti marrë me vete. Në vend të tyre, e shoqëruan malli i papërshkrueshëm dhe dhe dashurinë e pashuar për Kosovën.

Punimet artistike dhe skulpturat që i kishte punuar me ëndje e kujdes për shumë kohë, i la në Kosovë... u nda nga to me shumë dhëmbje, sepse i dukej se puna e tij artistike po mbetej si fëmijë jetim.

Dhe, në Kosovë, ndodhi pastaj lufta e përgjakshme... Agresiviteti i soldateskës e paramilitarëve serbë ishte i pamëshirshëm ndaj çdo gjëje që frymonte shqip. Ata digjnin, shkatërronin dhe vrisnin çdo gjë të bukur...

Këtë luftë e përjetoi edhe nëna e Sejdiut, Eminja. Asaj nuk i dhimbsej jeta, sepse kishte rrafshuar 76 vite. Nuk i dhimbsej as shtëpa që serbët do të mund ta digjnin... Nëna Emine kishte hallin tek veprat, skulpturat dhe pikturat e të birit, Sejdiut.
"Në fundverën e vitit 1999, kur unë me vëllan, Sinanin, pas tetë viteve në gyrbet, për herë të parë pas lufte, vizituam Kosovën, nëna, si dikur kur isha fare fëmijë, më mori përdore dhe duke më shoqëruar shkuam në kopsht", - rrëfen me mall Sejdiu.
"Gërryej me lopatë këtë vend, birë i nënës. Por ke kujdes se mund t´i dëmtosh. Këtu i kam fshehur disa sende tua! " më tha.
Unë groposa e groposa, pa ditur se ç´do të gjeja. E pabesueshme, aty ishin fshehur të gjitha punimet e mjia artistike që i kisha lënë kur kisha ikur për Suedi! Ajo i kishte mbështjellur ato mirë e mirë me qese najlloni, rroba të vjetra e batanie. Ishin të ruajtura për mrekulli!

I befasuar herë shiqoja nënën e herë reljevet. Më dukej si një ngjarje filmi...

"Po ku ka në botë nënë më të mirë se ty?!" i thashë dhe e përqafova me plotë dashuri.

"Më rake në mend, moj nënë, se sa ke hequr për t´i punuar. Nuk kishe as material të bollshëm e as vend të përshtashëm për t´i kryer. I futa këtu dhe, shyqyr Zotit, që i gjete!"

Nënë Eminja para disa vitesh ka ndërruar jetë. Sejdiu me familjen e tij jeton dhe krijon në Suedi. Në banesën e madhe, të ndritshme, ka vend të mjaftueshëm për të vazhduar veprimtarinë në lëminë e artit. Njëra nga dhomat e banesës i shërben si atelje, kurset ë tjerat, së bashku me korridorin, ngjajnë në një galeri pikturash e skulpturash.

Ndër më të dashurat dhe më nostalgjikët janë edhe reljevet, të cilat nana Eminja ia ka shpëtuar nga dora shkatrrimtare e militarëve serbë.

Sejdi Zeka Dreni, edhepse këtu në Suedi ka një jetë të qetë dhe të bollekshme, thotë se lumturia e qetësia shpirtërore kanë kuptim vetëm në vendlindje, në atdhe.
Kujtimi për nënën dhe për reljevet që ajo ia shpëtoi nga lufta, janë kujtim i veçantë për të.
RAMADAN RESHITAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SELANIK - NJË NISMË E RE PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE (03.05.2014)
KY ËSHTË KLEIDON NDREU, PRESIDENTI I RINISËI riu shqiptar i zgjedhur President i Rinisë në shkollën 9-vjeçare nr. 6, në Cliffside Park të New Jersey-t, USAIntervistoi: ZEQIR LUSHAJ (03.02.2014)
FTESË - SHKOLLA SHQIPE NË KANTONIN VAUD PËR NDER TË 17 SHKURTIT DHE 7 MARSIT, ORGANIZON NJË MANIFESTIM TË PËRBASHKËT SHKOLLOR (02.24.2014)
HIPEREALIZMI GENETIK I AGIM SULAJT (Intervistë) (02.19.2014)
I AFËRMI I HASAN PRISHTINËS ME BASHKËSHORTEN AMERIKANE VIZITUAN VATRËN (02.18.2014)
DETINA ZALLI - SHQIPTARJA QË UA MËSON AMERIKANËVE SHKENCËNVajza 27-vjeçare me origjinë nga Fieri, u përzgjodh nga Harvard-i si kërkuese shkencore dhe pedagoge e Biologjisë Molukelare  (02.16.2014)
POEMA E VIOLINËS SË FLORIAN GASHIT (02.12.2014)
PASAPORTA E ORIANA KURTESHIT ËSHTË CURRICULUM VITAE E SAJ- Në një intervistë eskluzive, sopranoja e njohur shqiptare tregon projektet për vitin 2014- (02.10.2014)
AKTIVI I LDK NË STARNBERG - SHEMBULL UNIK AKTIVI I IBRAHIM RUGOVËSNga IDRIZ ZEQIRAJ (02.08.2014)
SUEDI - GRUPI I NJË SHQIPTAREJE SYNON EUROVIZIONIN (02.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]