E Djelë, 04.28.2024, 04:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
ITALI - GUZHINIERI SHQIPTAR FUNDIM GJIPALI, FITUES I 'GRAN PRIX' NDËRKOMBËTAR TË GUZHINËS MESDHETARE

E Martë, 03.18.2014, 02:17pm (GMT+1)


ROMË - Fundim Gjepali, shefi ekzekutiv i restorantit të njohur të Romës, Antico Arco, është vlerësuar së fundi me çmimin e parë në Gran Prix Ndërkombëtar të Kuzhinës Mesdhetare që është mbajtur nga data 8 deri më 16 mars në Gragnano, kryeqytetin botëror të makaronave.

Konkursi ishte vetëm një nga aktivitetet e shumta të organizuara gjatë një jave në qytetin e Kampanias, që kishin për qëllim jo vetëm ekspozimin e produkteve vendase por në veçanti promovimin e kuzhinës mesdhetare.

Juria teknike me 7 anëtarë, e përbërë nga shefa të mëdhenj kuzhine, kritikë të njohur kulinarë dhe përfaqësues të federative të kuzhinierëve, e kryesuar nga shefi i shumëvlerësuar Michele Deleo, ka vlerësuar gatimet e 12 konkurruesve nga 11 vende të tre kontinenteve të ndryshme Evropë, Afrikë dhe Amerikë.

Përveç Italisë që përfaqësohej, përveç Kampanias dhe nga një shef kuzhine i një krahine tjetër, në garë përfaqësoheshin Shqipëria me 33-vjeçarin Fundim Gjepali, Kuba, Brazili, Tunisia, Maroku, Senegali, Ukraina, Gjermania, Franca, dhe Spanja.

Ndër të gjithë këta, fitoi Fundimi me gatimin e mishit të "qengjit në kore lajthish". Çmimin ia dorëzoi senatori Pietro Langhella në një mbrëmje gala të organizuar më 15 mars në prani të 300 të ftuarve.

"Pjata që solla në konkurs nuk është recetë shqiptare e mirëfilltë, është një krijim i imi tregon Fundimi por përbërësit e saj janë që të gjithë pjesë e kuzhinës shqiptare. Jam i lumtur që mora çmimin e parë si përfaqësues i Shqipërisë. Sepse, siç po vërejmë të gjithë me kënaqësi, gjithnjë e në Itali më shumë bien në sy e vlerësohen ekselencat shqiptare. Fakti që jap kontributin tim të flitet mirë për vendin tonë në një aktivitet të tillë ndërkombëtar më lumturon e më bën të ndihem krenar".

Fundimi, shef i suksesshëm dhe i njohur tashmë në Itali, së fundi ka qenë protagonist në Shqipëri, i një eveniment të organizuar për qëllime bamirësie. Bashkë me shefin Altin Prenga në restorantin e këtij të fundit, Mrizi i Zanave në Fishtë të Lezhës, kanë shtruar drekë për mbledhje fondesh për blerjen e abetareve për bijtë e imigrantëve në Itali.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Për 10 vjet me radhë në Filadelfia qëndron e hapur Shkolla Shqipe “Gjuha Jonë”NJË DITË NË SHKOLLËN SHQIPE 'GJUHA JONË'Fotoreportazh nga LLAZAR VERO (03.16.2014)
TENORI NGA ISTOGU RAMË LAHAJ KORR SUKSES NË LONDËR (03.15.2014)
FTESË - SHKOLLA SHQIPE E MËSIMIT PLOTËSUES NË KANTONIN VUAD ORGANIZON NJË MANIFESTIM TË PËRBASHKËT SHKOLLOR (03.12.2014)
NJË FSHAT I VLORËS SHPËRNGULUR NË TORINO (03.10.2014)
LETËR FALËNDERIMI - NGA SHOQATA 'KOMBI' WORCESTER, MASSACHUSETTSMinistrit të Diasporës të Kosovës z. Ibrahim Makolli si dhe Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës në New York (03.09.2014)
KUJTIMI PËR NËNËN(Skicë kurbeti)Nga RAMADAN RESHITAJ (03.07.2014)
SELANIK - NJË NISMË E RE PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE (03.05.2014)
KY ËSHTË KLEIDON NDREU, PRESIDENTI I RINISËI riu shqiptar i zgjedhur President i Rinisë në shkollën 9-vjeçare nr. 6, në Cliffside Park të New Jersey-t, USAIntervistoi: ZEQIR LUSHAJ (03.02.2014)
FTESË - SHKOLLA SHQIPE NË KANTONIN VAUD PËR NDER TË 17 SHKURTIT DHE 7 MARSIT, ORGANIZON NJË MANIFESTIM TË PËRBASHKËT SHKOLLOR (02.24.2014)
HIPEREALIZMI GENETIK I AGIM SULAJT (Intervistë) (02.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]