VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LETËR FALËNDERIMI - NGA SHOQATA 'KOMBI' WORCESTER, MASSACHUSETTSMinistrit të Diasporës të Kosovës z. Ibrahim Makolli si dhe Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës në New York

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 07:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
LETËR FALËNDERIMI - NGA SHOQATA 'KOMBI' WORCESTER, MASSACHUSETTS
Ministrit të Diasporës të Kosovës z. Ibrahim Makolli si dhe Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës në New York

E Djelë, 03.09.2014, 07:58am (GMT+1)




I nderuar Ministër i Diasporës së Kosovës, zoti Ibrahim Makolli!

I nderuar Ambasador, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në New York!

Ne anëtarët e Shoqatës KOMBI,

Shprehim ndjenjat tona vëllazërore dhe konsideratën tonë të lartë për çfarë qeveria e Kosovës dhe Ju zoti Ministër kini bërë realitet për mbajtjen gjallë të Identitetit Kombëtar të Shqiptarëve në Diasporë.

Ju përcjellim urimet tona më të përzemërta për dhuratën e bukur të librave shkollorë që i bëtë sot më 7 Mars 2014 shkollës Shqipe Fan Noli të komunitetit Shqiptar të Worcester, MA nëpërmjet Ambasadorit, Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës në New York, zotit Bekim Sejdiu .

Ishte një surprizë e bukur, sepse pikërisht më 7 Mars, Ditën e Mësuesit ne morëm në duar Abetare dhe tekste të tjera për mësimin plotësues të Gjuhës Shqipe. Puna juaj për Diasporën flet vetë!

Ne kurrë nuk do të harrojmë të festojmë ngjarjet kombëtare, pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës dhe do të përcjellim tek fëmijët tanë Gjuhën, Historinë dhe Kulturën si deri tani.

Është fakt se ministria e Diasporës dhe shërbimi diplomatik i Kosovës na janë ndodhur pranë edhe me organizimin e 135-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit më 15 Qershor 2013 që e festuam si rrallë në Diasporë këtu në Worcester,MA.

Bashkia e qytetit edhe me kujdesin e shoqatës KOMBI e ngre flamurin e shtetit të Kosovës për 4 ditë rresht në javën e Pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa në paradat festive ne kemi bashkë me flamurin Amerikan dhe Shqiptar edhe atë të shtetit të Kosovës.

Ju jemi mirënjohës për bashkëpunimin dhe ndihmën tuaj të vërtetë.

Vëllazërisht,

Shoqata KOMBI, Worcester, më 7 Mars 2014

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUJTIMI PËR NËNËN(Skicë kurbeti)Nga RAMADAN RESHITAJ (03.07.2014)
SELANIK - NJË NISMË E RE PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE (03.05.2014)
KY ËSHTË KLEIDON NDREU, PRESIDENTI I RINISËI riu shqiptar i zgjedhur President i Rinisë në shkollën 9-vjeçare nr. 6, në Cliffside Park të New Jersey-t, USAIntervistoi: ZEQIR LUSHAJ (03.02.2014)
FTESË - SHKOLLA SHQIPE NË KANTONIN VAUD PËR NDER TË 17 SHKURTIT DHE 7 MARSIT, ORGANIZON NJË MANIFESTIM TË PËRBASHKËT SHKOLLOR (02.24.2014)
HIPEREALIZMI GENETIK I AGIM SULAJT (Intervistë) (02.19.2014)
I AFËRMI I HASAN PRISHTINËS ME BASHKËSHORTEN AMERIKANE VIZITUAN VATRËN (02.18.2014)
DETINA ZALLI - SHQIPTARJA QË UA MËSON AMERIKANËVE SHKENCËNVajza 27-vjeçare me origjinë nga Fieri, u përzgjodh nga Harvard-i si kërkuese shkencore dhe pedagoge e Biologjisë Molukelare  (02.16.2014)
POEMA E VIOLINËS SË FLORIAN GASHIT (02.12.2014)
PASAPORTA E ORIANA KURTESHIT ËSHTË CURRICULUM VITAE E SAJ- Në një intervistë eskluzive, sopranoja e njohur shqiptare tregon projektet për vitin 2014- (02.10.2014)
AKTIVI I LDK NË STARNBERG - SHEMBULL UNIK AKTIVI I IBRAHIM RUGOVËSNga IDRIZ ZEQIRAJ (02.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]