E Shtunë, 04.27.2024, 05:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NEW YORK - KONFERENCA E KOALICIONIT TË EMIGRANTËVE

E Djelë, 07.06.2014, 06:34am (GMT+1)



Mbi 4 milionë emigrantë jetojnë në New York. Zyrtarë të qeverisë, përfaqësues të emigrantëve, si dhe anëtarë të komunitetit shpesh herë kanë shkuar në konferenca që e vënë theksin tek shqetësimet e tyre politike, ligjore, dhe humanitare. Por deri më tani, këto konferenca nuk kanë qenë shumë të frytshme. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Adam Phillips, ishte në një konferencë që kishte për qëllim përmirësimin e këtyre takimeve.

Ishte koha e pushimit të drekës në një qendër të takimeve në Mahattan ku prej katër orësht po organizohej konferenca me titullin - "This Land is Your Land Too" "Kjo është toka jote, gjithashtu". Cesar A. Perales, sekretar i shtetit të Nju Jorkut, ishte i prekur nga shumëllojshmëria e njerëzve që kishin ardhur në këtë tubim.

"Mendoj që është shumë e rëndësishme që shohim sot përfaqësues të shumtë të komunitetit të emigrantëve. Shohim organizata jo-qeviratare që kanë ardhur të bisedojnë me zyrtarë të qeverisë. Ata po dëgjojnë kërkesat e njëri-tjertit, dhe duan të punojnë me njëri-tjetrin për të përmirsuar sistemin."

Është e lehtë të kuptosh përse imigrantët duan të ndjehen të mirëseardhur, thotë Perales, dhe që mikëpritja e emigrantëve është në interesin ekonomik të Nju Jorkut.

"Nga një pikëpamje shumë egoiste, këta imigrantë janë shumë të rëndësishëm për ekonominë tonë. Ata fillojnë biznese dhe punësojnë njerëz. Ne duam të sigurojmë që imigrantët të qëndrojnë në Nju Jork, dhe që ata të kuptojnë se janë të mirëseardhur këtu".

Nisha Agarwal, komisionere e marrdhënieve të imigrantëve të Nju Jorkut, dëshiron që të lehtësojë qëndrimin e imigrantëve. Ajo mbështet reformat e imigracionit që lehtësojnë përfitimin e nënshtetësisë.

"Jeta e njerëzve është transformuar. Ata mund të nxirren dhe qëndrojnë larg varfërisë në qoftë se kanë statut të përshtatshëm ligjor."

Zonja Agarwal thotë që rregullat e tanishme janë shumë burokratike dhe përbëjnë një katastrofë humanitare.

"Punëtorët që janë e ardhura kryesore e familjeve të tyre deportohen dhe largohen nga të afërmit e tyre; fëmijet futen në jetimore, dhe njerëzit jetojnë në frikë sepse nuk kanë statut të përshtatshëm ligjor".

Ajo thotë se studimet e fundit  tregojnë se një në katër emigrantë të rinj përmbushnin kushtet për të marrë nënshtetësinë, mirëpo ata nuk janë në dijeni.

"Pra ata jetonin një jetë pa dokumente pa qenë e nevojshme. Kjo është shumë befasuese."

Avokatja Camille Mackler nga Koalicioni i Imigrantëve të Nju Jorkut, tha se përhapja e informacioneve të sakta ligjore në zona urbane apo rurale mund të jetë mjaft sfiduese, për arsye të ndryshme.

"Në qytetin e Nju Jorkut, kemi komunitete që janë shumë të izoluara, dhe ne kemi vështirësi që të krijojmë marrëdhënie të ndërtuara mbi besimin në mënyrë që ata të dalin jashtë rretheve të tyre dhe të takohen me përfaqsuesit e tyre. Në periferi, problemi egziston tek fakti që këto komunitete janë shumë të shpërndara dhe nuk angazhohen në shoqërinë civile. Ata nuk janë pjesë e komunave të tyre. Ata qëndrojnë larg pasi kanë frikë të paragjykohen, diskriminohen, dhe ndiqen nga ligji."

Përfaqësimi adekuat ligjor për imigrantët që jetojnë në periferi mund të jetë mjaft sfidues. Shumë nga këta imigrantë punojnë nëpër ferma, dhe nuk gjejnë kohë për të caktuar takime me avokatë gjatë ditës. Pa dokumente, ata nuk mund të marrin patentën e makinës. Kjo vështirëson takimet me avokatët që punojnë në qendër të Nju Jorkut.

Për të përmirsuar gjendjen, koalicioni i imigrantëve të Nju Jorkut, nëpërmjet një programi të financuar nga qeveria, po trajnon përfaqësues të ndryshëm të imigrantëve që nuk janë juristë. Grupe të tjera mundësojnë orë të mësimit të gjuhës angleze dhe konsultojnë imigrantët lidhur me mundësitë e punësimit"”e gjithë kjo e njehësuar me moton e programit - "Ky Vend, Është Edhe Vendi Yt."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIRATOHET LIGJI PËR NËNSHTETËSINË E DYFISHTË NË GJERMANI (07.05.2014)
E DREJTA PËR AZIL VETËM ATYRE QË E JUSTIFIKOJNË (07.04.2014)
PRESIDENTI GJERMAN BËN THIRRJE PËR NJË POLITIKË MË TË MIRË NDAJ REFUGJATËVE (07.02.2014)
AGRON SALIU HAP EKSPOZITË NË BERLIN (06.27.2014)
FTESË E SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË, SUEDI (06.26.2014)
UNË JETOJ NË KANADA POR UNË JAM SHQIPTARIntervistë me sportistin e suksesshëm Gëzim Dimnaku që sot përfaqëson Kanadanë në aktivitete ndërkombëtarePër Tribuna Shqiptare, Ajet Nuro, Montreal, Kanada (06.23.2014)
TALLJE SHQIP E GAZETËS ZVICERANE ME KOMBËTAREN E ZVICRËS (06.22.2014)
10 vjet të Shkollës Shqipe "Gjuha Jonë ":RUAJTJA E GJUHËS AMTARE, DETYRË PARËSORE E ÇDO SHQIPTARINga LLAZAR VERO publicist, Filadelfia-SHBA (06.20.2014)
TË NDËRTOJMË URA LIDHËSE - PROJEKT MUZIKOR GJERMANOSHQIPTAR (06.16.2014)
DEGA E 'VATRËS' MICHIGAN TAKOHET ME IPESHKVIN E KOSOVËS, IMZOT DODË GJERGJI (06.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]