E Shtunë, 04.27.2024, 01:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
SHQIPTARI QË FILLOI NGA ZERO PËR TË MBRRITUR MAJAT E SUKSESIT
Portret emigranti nga AJET NURO

E Premte, 10.31.2014, 06:40pm (GMT+1)

Portret i emigrantit Zejadin Dedinca, Montreal, Kanada

Portreti që do t'u prezantoj nuk është portreti i ndonjë portret i ndonjë personaliteti me master apo doktoratë as portreti i ndonjë shqiptari milioner. Sidoqoftë, ai përfaqëson një pjesë të mire të shqiptarëve që pasi kanë lënë atdheun e tyre, pa e harruar këtë të fundit, i vënë vetes si qëllim të jenë të sukseshëm në atë që ndërmarrin.

Personazhi i këtij portreti quhet Zejadin Dedinca dhe ai është vendosur në metropolin e Kebekut në vitin 2005. Unë kam 6-7 vjetë që e njoh dhe që nga fillimi një respekt i ndërsjelltë është vendosur mes nesh. Sigurisht, që nga fillimi, bisedat tona vërtiteshin rreth halleve të përditëshme këtu në atdheun tonë të dytë, dëshira për të ruajtur gjuhën tek djali i tij Lendi, dëshira për t'u shkolluar këtu në Kanada. Unë si më "i vjetër" i kam dhënë mendimet e mia dhe mund të them që Zejadini di të dëgjoj. Ajo që më bënte përshtypje tek Zejadini ishte zelli i tij për gjithçka çfarë ndodh në atdhe, Shqipëri e Kosovë dhe ajo dëshirë e zjarrtë për t'u bërë qytetar shqiptar...

Çfarë përshkrova më sipër nuk është vetëm fjalë. Diku aty nga 2011, u gjenda tek Zejadini dhe po bisodnim diçka që lidhej me biznesin dhe kuptohet që edhe unë nuk mund të flas shqip për terma që edhe vet nuk i kam dëgjuar në gjuhën shqipe ndaj po flisnim anglisht apo frëngjisht. Afrohet djali, Lendi, dhe më drejtohet "-Fol Shqip!" Ndoshta ngaqë nuk e prisja, nuk e kuptova çfarë po më thoshte ndaj e pyeta çfarë dhe ai më përsëriti "Fol shqip!". Djali kishte të dejtë se i ati ia përsëriste një gjë të tillë mëngjes, drekë e darkë. Kjo më frymëzoi të shkruaj një artikull rreth rajtjes së gjuhës shqipe por pa vendosur emrat e personazheve. Tek e fundit, nuk ka asgjë më të rëndësishme se ideja e ruajtjes së gjuhës dhe e tipareve më të mira që n'a karakterizojnë ne si komb. Shiko http://tribunashqiptare.net/?p=2242

Zoti Dedinca me bashkshorten e tij, Arijeta

Zoti Dedinca me bashkshorten e tij, Arijeta

 

Jo vetëm mua që më ka pyetur disa herë por edhe vetë ambasdores së Republikës së Shqipërisë në Kanada, Zonjës Elida Petoshati, i ka shprehur dëshirën dhe pyetjen se si mund të bëhet edhe ai me nënshtetësi shqiptare. Dhe, çfarë gëzimi ka ndjer ai kur kryeministri shqiptar i epokës z. Sali Berisha shpalli në vitin 2012 se të gjithë shqiptarët që dëshirojnë mund të pajisen me nënshtetësinë shqiptare. Nejse nga fjalët tek veprat është pak larg por Zejadini edhe sot është në pritje.
Në vitin 2010 Zejadinit do t'i vinte nëna për vizitë dhe kuptohet gëzimi i tij. Edhe unë shkova dhe e takova nënën e tij dhe aty e kupton rolin e familjes në edukimin e dikujt. Në vitin 2012 unë vizitova për herë të parë Kosovën dhe jo vetëm pse Zejadini më porositi por, si mund të vija në Prishtinë dhe të mos takoja nënën e tij? Po kopjoj vetëm këtë pasazh nga reportazhi që përgatita atje:

Mikpritje shqiptare
Kur mikut tim Zejadin Dedinca i kishte ardhur nëna për vizitë në Kanada, shkova dhe e takova dhe tek ajo gjenë vend shprehja e përdorur në Jug që thotë « Është Xhiko që bënë Çelo ». Tek një nënë fisnike si ajo shikon edukimin e fëmijëve të saj, njëri prej të cikëve, Isamedini më shoqëroi gjatë gjithë vizitës në Kosovë. « Do më takosh nënën më tha Zejadini » para nisjes nga Kanada. Por, si mund të shkoja në Prishtinë dhe mos të takoja atë zonjë. Nuk po shkruaj më shumë se pritja që më bëri kjo nënë e mrë, ishte mikritje shqiptare. Më shumë: http://tribunashqiptare.net/?p=12991

Në vitin 2012 Zejadini pasi kaloi në dorë disa programe universitare dhe kolegjiale, pasi konsultoi shumë njerëz, vendosi më në fund t'i futet studimeve dhe jo në ndonjë institucion dosido por në kolegjin ameriakn HERZING. Unë e njihja kolegjin Herzing si një nga institucionet edukues privat nga më të mirët, e para sepse disa shqiptarë kishin kaluar prej tij për t'u futur në tregun e punës në Kanada por edhe sepse edhe unë kisha qenë para një dileme të tillë në fund të vitetve '90. Vendimi i Zejadinit ishte i pjekur dhe ishte marr pas disa konsultimeve me njerëz që ai i dëgjonte. Por pavarësisht nga këto, një vendim i tillë, kishte brenda vetës pyetjet,"Do t'ia dal mbanë", "Është anglishtja ime në nivelin që e kërkon kolegji Herzing?", "Ia vlenë të paguash kaq parà për të marr një zanat?" "Po sikur?" ... Këtë të fundit po e shtoj unë sepse kjo pyetje bënë pjesë në çdo vendim që marrim ...
Të them të drejtën, e kam ndjekur që nga fillimi dhe mund të them se ai e filloi nga diçka që mund të konsiderohet zero pasi ai nuk kishte njohuri nga kompiuterat dhe anglishtja e tij ishte një gjuhë e dytë për të. Dhe progresi i tij linte pa gojë ata që e rrethonin por kjo e habiste edhe atë vetë aq sa herë herë shprehej, "Ia dola me këtë provim se punova shumë por nuk e di të tjerët si do jenë?.... Për të mos shkruar të gjitha ata sa unë kam mësuar prej tij, po i drejtohem vetë atij me nja dy pyetje për të zbuluar edhe më tej atë se kush është Zejadin Dedinca dhe si ia arriti të bëhet i sukseshëm në një fushë që nuk ishte e tij jo më larg se tre vjetë më parë.

Pyetje: Me dy fjalë, kush është Zejadin Dedinca?

Përgjigje: Unë kam lindur ne fshatin Lajthishte, komuna Kastriotit, në Kosovë. Pasi kam lënë vendlindjen  vitin 1993, kam jetuar  Gjermani deri në vitin 2000, vit që më gjeti në Britaninë e madhe ku jetova 5 vjetë dhe nga viti 2005   jetoj këtu në Montreal. Jam i martuar me Arjetën që edhe ajo është nga Kosova dhe kemi një djal, Lendin.

Zoti Dedinca me bashkshorten Arijeta dhe djalin Lend

Zoti Dedinca me bashkshorten Arijeta dhe djalin Lend

Pyetje: Në çfarë ambienti familjar jeni rritur dhe çfarë edukimi keni marr si shqiptar?

Përgjigje: Nuk mund të them se kam lindur në familjen më patriotike të Kosovës por jemi rritur me dashurinë për kombin tonë. Të them të drejtën, babai n'a ka folur për Shqipërinë dhe at'here besonim se regjimi i Hoxhës punon për Kosovën. Le të kuptohemi që at'herë nuk kishim këto informacionet e sotme por gjithashtu për ne, armiku më i mash ishin serbosllavët dhe gjithçka që dëgjonim për Shqipërinë e merrnim për të qënë që ishte në favorin tonë.

Pyetje: Keni dy vjetë që keni filluar kolegjin dhe keni një vit që pasi filluat stazhin jeni punësuar në një kompani jo të vogël, si ndihesh?

Përgjigje: Ndihem shume i lumtur qe mbarova kolegjin dhe une sapo bera nje hap drejt suksesit tim, dhe kjo me ben te lumtur, gjithesesi deshira per suksese te metutjeshme nuk me mungon. Kur kthej kokën mbrapa ndonjëherë edhe vet nuk e besoj por e vërteta është që ia dola të kem sukses në shkollë dhe të përzgjidhem në punë mes 4 kandidatëve të së njëjtës shkollë.

Pyetje: Si të lindi ideja të studioje kompiutera në Kanada?

Përgjigje:Te studijoj ka qen gjithmon nje ide imja, per komputera ishe ideja e vllaut time Isamedinit i cilinë çdo bisedë qe kam pas ai me ka recomandu kete drejtim, dhe per kete e falimenderoj shume.

Pyetje: Pse Herzing?

 Përgjigje: Bëra shumë kërkime për kolegje në Montreal dhe kolegji i cili dukej më i miri si nga niveli i mësimdhënies por dhe nga niveli i punësimit dhe garantimi i një vendi pune pas diplomimit ishte kolegji Herzing. Tash, pasi kam kaluar nga andej mund t'i rekomandoja pa frikë cdo kujt që shikon për një karrier në informatik t'i drejtohet këtij kolegji. Kurr nuk do t'i vij keq për një zgjedhje të tillë.

Pyetje: Në fillim dukeshe se kishe frikë, çfarë të bëri që jo vetëm t'ia dalësh mbanë por edhe të dalësh me sukses?

Përgjigje: te jem realist kam fillu nga zero, kam pas shume shume veshtirsi perveq se nuk kisha nje background ne IT kam pas mangsi edhe ne gjuhen angeze. Per te dal i suksesshem ja kam kushtuar kohen mesimit, por edhe perkrahja e Arjetes dhe Lendit nuk ka munguar. Në tetorin e vitit të kaluar, para nje viti fillova një stazh tek kompania Vision dhe i vura vetes si qëllim të bëj gjithçka që të dallohem.

Diaspora TV

Pyetje: Si ia dole te punosh për një kompani te madhe si VISION?

Pergjigje Nga shkolla kisha baza të mira sepse kisha dal me sukses nga ana teorike por edhe situatat që n'a krijonin atje është si të ishe në punë dhe kjo më ndihmoi shumë. Mes 4 kandidatëve, ata më zgjodhën mua. Nuk mund t' përshkruaj atë që ndjeva kur më njoftuan se unë do të mbetesha në punë aty ku bëra stazhin.

Pyetje: Më ke pyetur disa herë se si i bëhet për t'u bërë qytetar i Shqipërisë, pse je kaq i interesuar?

Përgjigje:Edhe une jam shqiptare sikur se ju edhe te paret tanë luftuan te mbrojne Shqiperine sikur se ju, deshira ime te kam nje pasaporte shqiptare ka qen nga femijrija. E thash më sipër që qysh nga femijeria ne jemi edukuar me atë se atdheu ynë ishte Shqiperia dhe se ne ishim pjese e saj. Shtetesia apo nje pasaporte do të ishte konkretizimi i perpjekjeve gati 100-vjeçare por t'u bërë bashkë.

Pyetje: Po djalit tënd dëshiron t'ia transmetosh këtë dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarinë?

Përgjigje: Do te mundohum, Por prap them se ai e ka te trashiguar. Sa krenar jam ndier kur ai në kuadrin e shkollës, për festën e flamurit vitin e kaluar (2013) ai bëri rolin e Ismail Qemalit në ngritjen e flamurit.

Pyetje: Planet për të ardhmen?

Përgjigje: Mendoj se do te vazhdoj me studime apo me kurse që të jem edhe më i aftë nga sa jam sot dhe ëndërra ime është që nje dite te kthem ne Shqiptarine tone e të jap atje ndihmën time në ecjen përpara të vendit tonë.

Pyetje: Çfarë do t'u thuash atyre që lexojnë Tribunën Shqiptare?

Përgjigje: Ne jemi me fat qe kemi nje reviste online e cila eshte serioze dhe profesionale.

Kanë thënë pë Zejadinin:

Giacomo D'Agostino drejtor i teknologjisë së informacionit në Vision Travel:

Giacomo D'Agostino

Giacomo D'Agostino

E dija që nga takimi i pare që Zejadini do të ishte personi I duhur për kompaninë tone. Ishte itejet I turpshëm dhe nervoz në ditën e intervistës. Të them të drejtën, unë nuk prisja shumë prej tij nga ana teknike duke qenë se ai sapo mbaroi shkollën, ndaj e pyeta kryesisht për sjelljen dhe përvojat e mëparshme. Nga përgjigjet e tij dukej se ai kishte shumë përvojë me shërbimin ndaj klientëve tekse kishte punuar në ristorante në pjesën më të madhe të jetës.

Ajo çka më ngeli në mendje nga ato 30 minuta bashkëbisedim, ishte energjia e tij dhe vetë-motivimi
Ai e donte sfidën që po I ofrohej dhe ishte gati të bënte gjithçka për tä patur postin.

Pas një bisede me Lindën e kolegjit Herzing, unë u binda që Zejadini ishte zgjedhja më e mire mes 4 kandidatëve që unë kisha intervistuar. Ajo instistonte se ai kishte njëkarakter qê bënte të mundur tejkalimin e çdo pengese që mund t'i dilte përpara. Ajo më foli se si profesori i Zejadinit, pas disa javëcve si kishte filluar mësimi, nuk ishte i sigurt nëse Zejadini do t'a kalonta klasën pasi Zejadini nuk kishte ansnjë përvojë me kompiuterat. Gjatë bisedës ajo më shpjegoi se i njëjti profesor, pak më pas më tha se ai është bërë një nga nxënësit më të mirë. Vendosmëria dhe këmbngulja e tij i dhe rezultatet dhe ishte një nga studentët më të mirë në klasën e tij. Këto komente të saj më bindën mua se ai ishte rasti më i mirë për ne.

Zejadin Dedinca me Giacomo D'Agostino

Zejadin Dedinca me Giacomo D'Agostino

Zejadini ka një vit që është në punë tek Vision Travel dhe ne jemi me fat që kemi një njeri si ai që punon me ne. Ai me të vërtet frymëzon çdo njërin rreth tij që dëshiron të përparoj. Ai mëson shpejtë dhe edhe pse mund të ketë qenë e vështirë për të në fillim, ai tani është bë më i pavarur dhe nuk kërkon më ndihmë si më parë. Ai është i angazhuar t'u jap ç'do ditë punonjësve tanë një mbështetje teknike me përvojë të pasur. Ç'do javë më vijnë njerëz në zyrë për të më thënë se sa i mrekullueshëm është ai.. People send me emails and come to see me several times a week to tell me how wonderful he is. Etika e punës së tij nuk ka të krahasuar dhe unë nuk kam nevojë t'a ndjek se çfarë bënë ai pasi ai ka fituar besimin tim dhe e di që ai nuk do më lërë ndonjëherë në baltë. Ai është një bashkëpunëtor i shkëlqyer dhe gjithmonë dëshiron të ndihmoj të tjerët dhe vë në plan të parë nevojat e të tjerëve para nevojave të tij. bënë që His work ethics are off the chart good and I don't need to follow up with him because he's earned my trust and has not let me down. He is a great coworker and always willing to help others and puts everyone's needs before his own. Ai është një person i mahnitshëm.
Jam shumë krenar me arritjet e Zejadinit. Ai në mënyrë të vazhdueshme e të njëtrajtëshme bënë një punë të mahnitëshme dhe mua më vjenë mirë që e zgjodha atë për postin që ai mbanë.

English

Giacomo D'Agostino
Manager, Information Technology


Giacomo D'Agostino

Giacomo D'Agostino

I knew Zejadin was the right fit for our company the first time I met him. He was incredibly shy and very nervous on the day of his interview. I honestly didn't expect much from him from a technical perspective, being so fresh out of school, so I asked mostly behavioral and experience related questions. It was evident from his responses that he had a lot of experience in customer service from having worked in restaurants most of his life.

The one thing that I took from the 30 minute conversation was his energy and self-motivation. He really wanted the challenge and it was apparent he was ready to do anything to get the job.

After a conversation with Linda from Herzing college I was convinced Zejadin was the right choice out of the 4 people I had interviewed. She insisted he had the character to overcome any obstacle that would be in his way. She spoke of how Zejadin's teacher was not sure he would pass the class after the first few weeks because he really didn't have any experience at all with computers. She explained to me during our conversation that the same teacher then told her he had become one of his best students. His determination and perseverance paid off for him and he was one of the top students in his class. These comments for me convinced me he was the real deal.

Zejadin has been with Vision Travel for a year now and we are very fortunate to have such an employee working for us. He truly inspires everyone around him to want to be better. He is a very quick learner and although it was somewhat difficult for him at the beginning he is now becoming more self-sufficient and doesn't require as much help anymore. He is committed to provide our users with the best support experience each and every day. People send me emails and come to see me several times a week to tell me how wonderful he is. His work ethics are off the chart good and I don't need to follow up with him because he's earned my trust and has not let me down. He is a great coworker and always willing to help others and puts everyone's needs before his own. He is an amazing person.

I am very proud of Zejadin and his achievements. He continually and consistently does an amazing job and I'm very grateful I chose him for the job.

Karnig Kazandjian
Microcomputers & Networking Instructor
Herzing College

Zejadini me prof. Karnig Kazandjian

Zejadini me prof. Karnig Kazandjian

Mund të them se Z. Dedinca ishte një student i mire në klasën time. Kur ai filloi kursin, ai dinte shumë pak nga kompiuterat dhe nga rrjetet. Në fund të vitit ai ishte një nga studentët më të mirë të klasës. Ai studionte shumë dhe me shumë punë dhe me këmbngulje por, ai kishte edhe marrdhënie të mira me shokët e tij të kursit. E shihja shpesh të ndihmonte shokët e tij të kursit në punë laboratori. Ai kishte sjellje profesionale dhe gjithmonë në kohë e duke respektuar procedurat.

English

Karnig Kazandjian
Microcomputers & Networking Instructor
Herzing College

I can tell you that Mr. Dedinca was a very good student in my class. When he started the course, he knew very little about microcomputers & networking. By the end of the year he was one of the most successful students in the class. He studied very well, with a lot of hard work and perseverance, he also had good relations with me and his classmates. I've seen him many times helping a classmate in lab projects. He had a professional attitude as well, always on time and respectful of the procedures.

Fatos Skëndaj, mik i Zejadinit

Zejadinin e kam njohur, me 2011, ne shkollen "Nene Tereza" te Montrealit ku çonim femijët çdo të dielë për te mësuar gjuhën dhe kulturen shqipe. Djali i Zejadinit, Lendi, ishte me i perparuari ne zoterimin e gjuhes ne krahasim me femijet e tjere. Gje qe me habiti akoma me teper kur me vone mesova se ishte i lindur dhe i rritur ne Montreal.
Babai i tij, Zejadini, kishte menduar qe kur lindi duke i vene nje emer fisnik, një emër ilir.

Zejadini me shokë në një piknik familjar

Zejadini me shokë në një piknik familjar

Ne zakonet e vjetra shqipetare djalit i jepet nje pushke qe kur lind, ne kohen tone ne emigracion pushka eshte emri, eshte rruga qe prindi uron te marre femija ne jeten e tij. Qe ne ate moment, Zejadini dhe e shoqja kane punuar si prinder shembullor, duke i mesuar djalit fjale per fjale dhe dita me dite, ate gjuhe aq te bukur te dialektit te trojeve Dardane, qe ai ishte aq krenar kur ne e degjonim.
Fale prinderve te tille, qe e kane trasheguar patriotizmin dhe trimerine nga gjysherit dhe stergjysherit e tyre per shekuj te tere, dhe qe i kane rezistuar kohes me pushke dhe me emra mund te valevisim akoma flamuj kuq e zi deri ne skajet me ekstreme te trojeve shqipetare, jashte kufijve administrativ por brenda atyre natural.
Miku im Zejadini me guxim dhe sakrifica mundi qe te kryej studime te nivelit kolegjial dhe sot kryen nje karriere shume te suksesshme ne fushen e informatikes. Te gjithe ne jemi krenar per imazhin e shqipetarit kompetent, integre dhe sipërmarrës qe ai reflekton sot ne shoqerine Kebekut.

Giacomo D'Agostino
Giacomo D'Agostino
zejadin1
Zejadini me prof. Karnig Kazandjian
Zejadini me prof. Karnig Kazandjian

Zejadin Dedinca me Giacomo D'Agostino
Zejadin Dedinca me Giacomo D'Agostino
Zejadini duke ndihmuar një kolege, në Vision Travel
Zejadini duke ndihmuar një kolege, në Vision Travel
Në piknik me shokët
Në piknik me shokët

Zejadini me shokë në një piknik familjar
Zejadini me shokë në një piknik familjar
Lendi në festën e flamurit, nëntor 2013
Lendi në festën e flamurit, nëntor 2013
IMG_0138

Zoti Dedinca me bashkshorten Arijeta dhe djalin Lend
Zoti Dedinca me bashkshorten Arijeta dhe djalin Lend
Lendi, në rolin e Ismail Qemalit, në festën e flamurit, nëntor 2013
Lendi, në rolin e Ismail Qemalit, në festën e flamurit, nëntor 2013
Zoti Dedinca me bashkshorten e tij, Arijeta
Zoti Dedinca me bashkshorten e tij, Arijeta

Lendi, në rolin e Ismail Qemalit, në festën e flamurit, nëntor 2013
Lendi, në rolin e Ismail Qemalit, në festën e flamurit, nëntor 2013
Lendi në karate
Lendi në karate
Medalje në sportin e Karatesë
Medalje në sportin e Karatesë

Krenar për arritjet në karate
Krenar për arritjet në karate
AJET NURO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DIASPORA SHQIPTARE NË TURQI S'I HARRON RRËNJËT (10.24.2014)
BASHKËPUNIMI SHQIPTARO-SERB NË EVROPËNga ZEF SHTJEFNI (10.23.2014)
ARKITEKTI SHQIPTAR - NJË AZIL DHURATË ITALIANËVE Intervistë me Angjelin Lekajn, studentin shqiptar që po shkëlqen në akademinë e arteve në Itali (10.23.2014)
'E DUA GAZETARINË, MË BËN TË NDIHEM NË TERRENIN TIM”Intervistë me gazetarin Ndue Lazri,  emigrant në ItaliDRITA LUSHI (10.20.2014)
KUJTESË - 10 VJET PA ANITA BITRINNga BEQIR SINA, New York City (10.20.2014)
MILIARDAT E DIASPORËS - MBAJNË GJALLË EKONOMINË E KOSOVËS (10.14.2014)
JETË E RICIKLUESHM​E U SHFAQ NË FESTIVALIN III TË FILMIT SHQIPTARO-​AMERIKAN NË NEW YORK (10.12.2014)
NË NJËVJETORIN E SHOQATES KULTURORE SHQIPTARE „NEXHMIJE PAGARUSHA“ NË SOLINGENNga AGIM GASHI (10.07.2014)
A DUHET HESHTUR PËR ASIMILIMIN GJUHËSOR TË FËMIJËVE NË MËRGIM?Nga ABDURRAHIM ASHIKU (09.29.2014)
MBRËMJE KULTURORE SHQIPTARE NË LIDKÖPING TË SUEDISËNga SOKOL DEMAKU (09.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]